Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Inceneratorët/ Ahmetaj-Ramës: Mos bëj gjyqtarin, por Kryeministrin

TIRANË– Duke folur për herë të parë për akuzat që e lidhin atë me aferën e inceneratorëve, Arben Ahmetaj i ka cilësuar të gjitha të pavërteta, teksa ka pasur edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit në një intervistë deklaroi se “nëse ato çfarë thuhen për ish ministrin e tij janë të vërteta, atëherë nuk e ndihmon dot”, e për këtë deklaratë Ahmetaj nuk i ka kursyer një përgjigje, e cila ka qenë jo pak thumbuese.

“Unë Edi Ramës nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë. Po them vetëm kaq. Nuk do desha të isha në vendin e Kryeministrit që të pretendoja të bëja gjykatësin. Ai për mua, sugjerim, të bëjë atë që bën më mirë, Kryeministrin. Gjykatësi është çik i sikletshëm, duhet të njohësh procedurat me detaje”, tha Ahmetaj, në një intervistë televizive.

Në kohën kur Arben Ahmetaj mbante detyrën e ministrit të Zhvillmit Ekonomik dhe Tregtisë, në datën 14 Prill 2014 ka firmosur një letër ku shprehte dakordësinë për inceneratorin e Elbasanit. Mirëpo, sipas tij, ai dokument nuk ka asnjë vlerë.

“Kjo letër nuk krijoi kurrë vendim qeverie. Ky është nul. E ka gjykuar SPAK. Nga ana juridike është nul. Unë po të them se kjo letër është nul nga ana juridike. Por edhe nëse do kishte krijuar, nuk është pjesë e procedurës. Nëse do dalim për populizëm, është e thjesht, Unë mund të ngjajë si ndonjë personazh filmi. Kjo letër është nul, pasi nuk ka prodhuar vendim qeveri, pra nuk ka të bëjë me procedurën. Pra Arben Ahmetaj s’ka qenë pjesë e procedurës te Inceneratori i Elbasanit, as i Tiranës dhe as i Fierit. Si ministër i financave në atë kohë
“, ka deklaruar ai.

Ahmetaj iu është përgjigjur edhe akuzave të një kallëzimi të bërë nga gazetari, Adriatik Doçi dhe ato të opozitës, se për të ka pasur 4 prenotime në disa hotele luksoze me kartën e Klodian Zotos.

“Nuk është e vërtetë. Nuk është e vërtetë. Nuk kam fjetur unë, Nuk kam paguar unë me kartën e Zotos, nuk kam udhëtuar me të. S’ma ka ofruar asnjë herë kartën. Janë spekulime”, ka thënë Ahmetaj.

Në vazhdën e kësaj deklarate, ish ministri thotë se si akuzë nuk qëndron pasi ai nuk ka asnjë nevojë që dikush t’i paguaj hotelet, pasi ka mjaftueshëm para, një pasuri që shkon 1 milion dollarë.

“Nuk kam nevojë unë të më paguajë njeri hotelin. Unë kam qenë privat dhe vetëm divident në tatime të deklaruara kanë shkuar 1 milion dollar. Dhe vetëm nga shitja e kompanisë sime kanë shkuar gati 1 milionë dollar”, shtoi ai.

Të gjitha këto akuza, Ahmetaj thotë se janë të orkestruara duke thënë se arritur të kuptoj se kush qëndron pas tyre.

“Kjo është një infrastrukturë mafioze ndaj meje. Kam të qartë mendjen dhe kokën, trupin do e kem të qartë shumë shpejt”, shtoi ai.

Ahmetaj ka hedhur poshtë edhe zërat se ka qenë ai që ia ka dhënë dosjen e inceneratorëve Ilir Metës dhe Partisë së Lirisë.

“Nuk ka dosje se s’ka dokument sekret. KLSH i ka të gjitha letrat s’kam pasur mundësi të mbledh letrat vërdallë”, deklaroi ish ministri, e ndërsa edhe deputetja Monika Kryemadhi për Report Tv, tha se dosjen ia ka dhënë njerëz të afërt të tij.

Nga ana tjetër, ish-ministri i Financave, deklaroi i prerë se vila në Gjirilin e Lalëzit i përket bashkëjetueses së tij Erjola, duke mohuar akuzat se i ishte dhuruar nga biznesmeni Klodian Zoto.

“S’e kam blerë unë vilën, e ka blerë Erjola. E ka blerë në 22-shin dhe deklarimi bëhet në mars të këtij viti”, shtoi Ahmetaj.

Në fund, përtej akuzave të ngritura për inceneratorët, emri i tij është i lidhur edhe me zyrtaren Alda Klosi në shtëpinë e së cilës iu gjetën 120 mijë euro (pa llogaritur 400 mijë eurot në tubin e aspiratorit të pastrueses Rozeta Dobit). Ahmetaj tha se me Klosin kishte pasur marrëdhënie pune korrekte, ndërsa telefonata e fundit me të ishte në tetor, pa 2 muaj para se t’i gjendeshin paratë në banesën e saj.

Ka marrë vilë nga Zoto në Gjirin e Lalëzit? Ahmetaj: Nuk ka asnjë lidhje! Partnerja ime është pronare e tokës, e ka blerë me transfertë bankare

1677186492_arbenahmetaj.jpg

Arben Ahmetaj ka deklaruar se nuk ka përfituar asnjë vilë luksoze nga Klodian Zoto në Lalëz. Ai është shprehur se partnerja e tij bashkë me kunatën kanë qenë pronare të tokës dhe se nuk ëhstë bërë deklarimi, për shkak se është blerë në 2022.

“Jo…ç’më duhet mua mua… . Nëse ti mendon se ka vila pa para, se di dmth. Pyete atë mikun tënd, që nëse e ka marrë vilën ndonjëherë, nëse është bërë pronar. Ai nuk është bërë. Vilën e ka një sipërmarrës tjetër. Partnerja ime Erjola, se ja ngritët emrin, kunata e saj, Konomët, janë pronarë të vilës, të tokës dmth. Është bërë nga Erjola me kontratë dhe s’ka lidhje me Zoton.

Se kam blerë unë vilën, e ka blerë Erjola. E ka blerë në 22-shin dhe deklarimi bëhet në mars të këtij viti. Si nxitoni dhe hidhni baltë. Ku përputhet emri i Erjolës me këtë? Nuk është e vërtetë ajo e hoteleve. Kjo është kontrata që ka bërë Erjola me kompaninë. Interpretimi popullist penal. “Shiko se qenka aty, po duhet të jetë….”. Ligji funksionon me kontrata”, tha ish ministri.

Ahmetaj flet për Alda Klosin: E kam gjetur në ministrinë e Financave dhe e lashë aty, ishte shefe kabineti vetëm 9 muaj

1675494805_6400alda1673267643.jpg

Arben Ahmetaj ka folur mbi Alda Klosin, ish-shefen e kabinetit të tij në ministrinë e Financave. Ahmetaj thotë se e ka gjetur atë në ministrinë e Financave dhe kur është larguar e ka lënë sërish në punë aty. Ahmetaj thotë se Klosi ishte shefe kabineti vetëm 9 muaj.

“Jo, s’është e vërtetë. Sa i përket personit në fjalë Alda Klosi, unë nuk jam te historia përgjegjësia është personale se ajo është fjali e fundit nuk është fjali e parë. Alda Klosi ka ardhur nga Ujësjellësi i Tiranës tek Ministria e Ekonomisë. Ka ikur nga Ministria e Ekonomisë, e kam gjetur në Ministri të Financave, e kam lënë në Ministri të Financave dhe ka qenë vetëm 9 muaj shefe kabineti. Në sytë e mi, ka qenë punonjës korrekt. Lidhja ime ka qenë vetëm zyrtare. Unë kam folur vetëm një herë në telefon diku nga fillimi i Tetorit për të ditur çfarë bëni, se i merrja të gjithë si jeni, ku keni filluar punë etj. Dhe sugjerimi im për të ka qenë ndiq procedurën ligjore, denonco”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj: Nuk ia kam dhënë unë dosjen e inceneratorëve Ilir Metës

1666260083_Screenshot1.jpg

Arben Ahmetaj ka deklaruar se nuk ka qenë ai që ia ka dhënë dosjen Partisë së Lirisë dhe Monika Kryemadhit. AI tha se të gjitha dokumentet i ka pasur edhe KLSH-ja, por thotë se nuk e di se kush i ka nxjerrë dokumentet.

Arben Ahmetaj: Nuk ka dosje se s’ka dokument sekret. KLSH i ka të gjitha letrat s’kam pasur mundësi të mbledh letrat vërdallë

Gazetari: Po thoni që ka dalë nga KLSH?

Arben Ahmetaj: Nuk e di nga ka dalë

E quajti ‘mercenar’, vjen përgjigja e gazetarit Adriatik Doçi: Arben Ahmetaj më ka dërguar 2 biznesmenë të më blejë që të mos bëja kallëzimin në SPAK

1677185376_80006370dc037172f.png

Ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj është shprehur se ai nuk ka hedhur asnjë firmë për inceneratorin e Elbasanit, e ndërsa ka hedhur akuza në drejtim të gazetarit të Shqiptarja.com, Adriatik Doçi i cili e ka zbardhur këtë aferë.

“Nuk kam asnjë firmë në procedurë për inceneratorin e Elbasanit, firma ime është vetëm mendim për një vendim të këshillit të ministrave”, tha Ahmetaj, teksa e ka cilësuar Doçin si “mercenar”.

Nisur nga kjo akuzë, nuk ka munguar përgjigja e gazetarit Doçi i cili ka zbuluar për herë të parë se Ahmetaj i ka dërguar 2 persona për ta blerë me qëllim që të mos e dërgojë çështjen në SPAK, po ai nuk ka pranuar.

“Mbaj përgjegjësi penale nëse pagesat e Klodian Zotos janë të pavërteta. Si mund të sajohen pagesa të tilla, me hotel, numër dhome, datë dhe orë, që përputhen me lëvizjet në TIMS.

Nëse provat e korrupsionit të Arben Ahmetajt që kam kallëzuar, janë të manipuluar, jam gati të shkoj në burg. Arben Ahmetaj më ka futur dy biznesmenë për të me blere, që të mos bëj kallëzimin dhe që të hesht.  Kur miqtë e tij më kanë bërë kërkesën, Ahmetaj qëndronte në paradhomë duke dëgjuar.  Kam refuzuar çdo ofertë korruptive.  Do të dalin prova edhe më flagrante. Arben Ahmetaj ka ngrënë dhe ka pirë me Klodian Zoton. Ahmetaj është pronari i inceneratorëve, ndërsa Zoto është zbatuesi i skemës.  Megjithatë, Ahmetajn e mirëkuptojmë, pasi po shkon drejt burgut për shkak të provave penale. Çuditërisht të gjithe ish ministrat nën akuze, para se të merren të pandehur, rrëfehen tek kolegu Blendi Fevziu.

Arben Ahmetaj ka refuzuar financimin tek Tirana, pasi nuk mori vilë dhuratë si për Elbasanin dhe Fierin. Kjo është arsye se pse u prish me Zoton, dhe Zoto nisi të mbledhë prova për Ahmetajn. Si ka mundësi që Zoto i dhuroi vilën në Hamallaj? Pranoi që ka marrë vilën, në emrin e bashkëjetueses, po pse nuk e ka deklaruar në ILDKPKI?

 

LAJMI I FUNDIT

Qarkullonin me armë zjarri në mjet, arrestohet drejtuesi dhe pasagjeri

Dy të rinj janë arrestuar në Vlorë pasi qarkullonin me armë zjarri në makinë. ‘Vlorë/Kontrolle të befasishme, bazuar në inteligjencën policore, vijojnë të kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që mbajnë armë, pa leje. Si rezultat i këtyre kontrolleve është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Strike 3”.

Lëviznin me armë zjarri pistoletë, në automjet, arrestohen drejtuesi dhe pasagjeri. Ky i fundit, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas po lëviznin të armatosur, në automjet, në rrugën “Murat Tërbaçi”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 3”, për kapjen e tyre.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin J. G. dhe pasagjer shtetasin E. A., ku gjatë kontrollit gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestuan në flagrancë shtetasit J. G., 27 vjeç dhe E. A., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak, së bashku me automjetin dhe 2 celularë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

Continue Reading

Aktualitet

Ministri Balla takim në Mbretërinë e Bashkuar me homologun Cleverly, çfarë diskutuan palët

Ministri i Brendshëm Taulant Balla po zhvillon një vizitë në Britaninë e Madhe ku janë parashikuar takime me zyrtarë të lartë britanikë, mes të cilëve edhe homologun James Cleverly.

Së pari, ai bashkë-drejtoi me Ministrin për Migracionin, Robert Jenrick takimin e radhës së Komitetit të Përbashkët Mbikqyrës (KPM), në kuadër të Task Forcës së Përbashkët kundër Migracionit të Jashtëligjshëm (TFPM), ku u vlerësuan rezultatet domethënëse me më shumë se 90% ulje të emigracionit të paligjshëm.

Një vit më parë kryeministrat Rama dhe Sunak ranë dakord të thellohet bashkëpunimi në tri fusha me interes të përbashkët, për çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme, rritja ekonomike dhe investimet, si dhe inovacioni, rinia e arsimi.

Ministri Balla vuri në dukje se rezultatet janë të prekshme, falë këtij bashkëpunimi.

“Përmes bashkëpunimit të shkëlqyer dhe operativ kemi arritur tashmë rezultate mbresëlënëse në luftën kundër krimit dhe për ndalimin dhe goditjen e migracionit të paligjshëm”, nënvizoi ministri.

“Sot jemi këtu për të bërë një bilanc të vlerësimit tonë të përbashkët se ku jemi me pjesën që lidhet me punët e brendshme në luftën kundër emigracionit të paligjshëm. Mund të themi se rezultatet deri tani janë mbresëlënëse, edhe partnerët britanikë e pranojnë faktin se çështja e emigracionit të paligjshëm të qytetarëve shqiptarë përmes kalimit të Kanalit nuk ekziston më.

Hapi i radhës që duhet të nxisim të dyja palët është emigracioni i ligjshëm. Të gjithë shqiptarët që kanë ardhur në Britani përmes punësimit të përkohshëm të gjithë janë kthyer brenda afatit.

Përmes bashkëpunimit të shkëlqyer dhe operativ kemi arritur tashmë rezultate mbresëlënëse në luftën kundër krimit dhe për ndalimin dhe goditjen e migracionit të paligjshëm”, u shpreh Balla.

Continue Reading

Aktualitet

Mirëqeverisja në pikëpyetje/ Raporti i BERZH fundos Shqipërinë! Ia kalon edhe Kosova

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit të tranzicionit, vlerëson negativisht Shqipërinë në kapitullin e “mirë-qeverisjes”. Raporti thekson se përkeqësim i dukshme vërehet në Shqipëri.

Sipas të dhënave të publikuara në Raport, për vitin 2023 për treguesin e mirëqeverisjes, BERZH e klasifikon Shqipërinë me 4.71 pikë nga 10 të mundshmet. I vetmi vend që Shqipëria lë pas është Bosnje-Hercegovina e cila ka marrë 4.09 pikë.

Në vlerësimet e BERZH Kosova renditet më sipër Shqipërisë, me 4.85 pikë. Raporti pasqyron rënie të Shqipërisë në kapitullin e “mirë-qeverisjes” vit pas viti. Kështu në vitin 2016 Shqipëria vlerësohej me 5.28 pikë dhe në vitin 2022 me 4.74 pikë.

Në vend të parë për qeverisjen e mirë në vitin 2023 në rajon rezulton Mali i Zi me 6.34 pikë, ndërsa pas tij renditen Rumania, Bullgaria Serbia, Greqia.

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Loja “kukafshehti” me policinë dështon keq, përfundon në pranga shqiptari i shpallur në kërkim nga autoritetet greke

Një 36-vjeçar nga Shqipëria, i cili për autoritetet greke njihej me tre emra të ndryshëm dhe kishte arritur t’i ikte policisë pas një ndjekjeje episodike, është arrestuar. 36-vjeçari është kapur rastësisht gjatë një kontrolli nga ekipi i DI.AS. në Selanik.

Sipas protothema.gr, i dyshuari ka tentuar të arratiset edhe këtë herë, por policët e ekipit të DI.AS. kanë arritur ta neutralizojnë dhe ta arrestojnë pas një shkurreje ku tentoi të fshihej pas ndjekjes.

Shqiptari u paraqit në Gjykatën Penale Treanëtare të Selanikut dhe u dënua me 18 muaj burg, për rastin në të cilin u arrestua, me akuzën e rezistencës dhe mosbindjes.

Gjykata vendosi që dënimi i tij të mos ketë forcë frenuese pasi i akuzuari ka trazuar disa herë drejtësinë dhe kështu është dërguar në burg.

Continue Reading

LAJMI I FUNDIT

S’kam siguri fizike/ Diplomati i Kosovës paralajmëron Serbinë

Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka thënë se Serbia ka shkelur marrëveshjen e Brukselit dhe ka ndaluar së ofruari siguri fizike për të si diplomat. “Dëshiroj ta ndaj edhe publikisht lajmin, që në shkelje flagrante të marrëveshjes së Brukselit, Serbia ka ndaluar së ofruari siguri fizike 24/7 për mua si zyrtar/diplomat, dhe po ashtu nuk ofron as siguri mobile. Pavarësisht ankesave dhe kërkesave kjo praktikë po vazhdon. Çfarëdo që mund të më ndodh gjatë shërbimit tim në Serbi – mes tjerash – është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Serbisë!” – ka shkruar Haxholli në Facebook. Këtë veprim të shtetit serb, ai e ka cilësuar si një precedent të rrezikshëm, dhe shtoi se nuk është “i mbrojtur as i mbuluar nga Marrëveshja e Brukselit si instrument ndërkombëtar”. “Sigurisht që Serbisë nuk i konvenon prezenca diplomatike e Republikës së Kosovës në Beograd, dhe aq më pak ngritja e statusit diplomatik siç parashihet sipas marrëveshjes për njohje de facto” – u shpreh diplomati Sidoqoftë, theksoi Haxholli, “kamuflimi i veprimeve kundër Zyrës nga institucionet e këtij vendi, me potencial rrezikshmërinë dhe ekspozimin tim fizik dhe ligjor, është diçka që Kosova nuk duhet ta pranoj!”

Continue Reading
Advertisement

TRENDING