Politike
ZERA THONE SE SPIROPALIN DO TA MARRE KURTI
Nga Agron Gjekmarkaj
Mamica – Elisa Spiropali-tashmë pa fron e pa kishë, pasi ia ka rrëmbyer vëllai -Skenderbeu , ne atë furi epike, ka filluar palestrën e realitetit!
Rrobat arbërore ia dogji në një zjarr ideologjik ministrja e re, zonja Qefsere!
Faqet po i vijnë në fe se s’ka kush ia cimbis!
Zërat se edhe atë po na e merr në Kosovë Kryeministri Albin Kurti nuk janë pa gjë e janë shtuar shumë. Kam frikë se do na lërë jetim e batall.
Shyqyr qe s’e di Nallbati se me vrap do na mbyllë doganën e Morinës e bëhet hataja mes shqiptarësh, një zezonë kombëtare!
Ata që vijnë me tirq ,plisa e tupan, për ta marrë me fustanella e xhoka e sfurq, për të mos e dhënë! Pakogjë qe ajo e Helenës së Trojes para kësaj gjëme! Nufi do nxjerrë tanket në Krumë e Has , raketat mbi Gjalicë! Kronika do vajtojë, si Ajkuna Omerin për boshin qe do t’i lërë. Bora do trishtohet që aman Zot mos na ver në provë! Etilda do pikëllohet lehte!
Salianji do kërkojë Qeveri të Unitetit kombëtar, për të perballuar gjëmën! Bela do urojë vaftë e mos u ktheftë! Ajo: u kthefsha e mos të gjetça! Nikua mejtohej ehhh sa mirë qe ajo Republika e Korçës , e vogël, por e mbledhur nën frëngjët, aty të bëhesha kryetar e merrja dhe Kostaqnë, i pandarë dhe i pandashëm, si Makiaveli! Ç’më duhen mua kaq avaze e maraze, mes Belës e Mamicës, si Odiseu mes Shiles e Karibdës! Prandaj, duku, mos vono, Kostaq!