Connect with us

Politike

Kryetari i PD Lulzim Basha në Twitter: Ja 4 hapat urgjentë në ndihmë të shëndetësisë.

Rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për mjekimin në shtëpi kundër Covid, bonusi i premtuar dhe angazhimi i të gjithë mjekëve e infermierëve dhe shtimi i kapaciteteve spitalore janë 4 hapa URGJENTË në ndihmë të shëndetësisë dhe shqiptarëve të lënë në mëshirë të fatit

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politike

Në listën e zezë të SHBA? Reagon Ilir Meta

Kreu i PL Ilir Meta tha se ndërkombëtarët kanë tentuar që ta intimidojnë.

“Sa i takon ndërkombëtarëve nuk i ngatërroj kam respekt për ta. E dimë që Rama ushtron trysni ndaj ndërkombëtarëve për ti intimiduar. E pamë se çfarë ndodh edhe me Rai3 ku ai bën presioni dhe u skandalizua dhe Italia.

Nuk ekziston asnjë ndërkombëtar në botë që mund të intimidojë mua për të thënë gjëra të vërteta e për të mbrojtur sovranitetin e popullit tim. Ka pasur në të kaluarën raste për të më intimiduar, por janë ndjerë të kërcënuar kur e kanë bërë këtë përpjekje sepse ua kam thënë të vërtetat ballazi”, shtoi Meta.

Ndërkaq Meta tha se do të shqetësohej vetëm po të shpallej non grata nga Klubi i Celtik.

“Po të më shpallë klubi skocez Celtik  non grata do ndihesha i shqetësuar sepse është frymëzim i madh për mua dhe sigurisht që do ndihesha jo shumë i lumtur. Nuk di që në Shqipëri SHBA të ketë pasur ndonjë përfaqësues më të denjë se ilir meta në këto 30 vite dhe pa pagesë, sepse e kam bërë për raportet e Shqipërisë me SHBA dhe i kam mbrojtur këto raporte nga skandale.”

Continue Reading

Politike

Berisha mesazh ambasadorëve: Shikoni dokumentarin e RAI-3, Qeveria e Ramës është mafia

Kryedemokrati Sali Berisha iu drejtua me një mesazh ambasadorëve, duke u shprehur se Qeveria e Edi Ramës është mafia dhe mafia është qeveria e Ramës. Gjatë fjalës para demokratëve, Berisha iu ka bërë thirrje ambasadorëve që të shohin reportazhin e publikuar nga emisioni Report në RAI 3.

“Protesta e fundit disa ambasada kryesore të vendit dënuan zemërimin e opozitës. Njerëzisht dua tu them dy vjalë. Mos u keqpërdorni nga Edi Rama dhe Erion Veliaj dhe shihni qartë se ç’po ndodh në Shqipëri të nderuar ambasadorë. Ju lutem shikoni njëherë, shikoni pak dokumentarin e fundit të RAI-3. Qeveria e Edi Ramës dhe mafia janë sinonime. Qeveria e Edi Ramës është mafia dhe mafia është qeveria e Edi Ramës. Jo nuk e thotë këtë Sali Berisha. Sali Berisha po ishte i pari që e ka thënë këtë, ndaj dhe sot është padrejtësisht në arrest politik. Por ishin dy prokurorë kryesorë, kolosë të antimafias italiane që e faktuan me dokumente që qeveria e Edi Ramës është mafia.

Ishte një nga mediat më serioze, më të vjetra të Europës që e pohohi këtë. Dhe kështu kjo mafie po grabit non stop, 100 % të parave të shqiptarëve. Është kjo mafie e cila vjedh qindra milion për inceneratorë që nuk ekzistojnë. Është kjo mafie që përdor drejtësinë e re si pushkë për eliminim e opozitës. Është kjo mafie që përdor paratë e drogës për të vjedhur zgjedhjet. Është kjo mafie që korrupton funksionarët më të lartë të shteteve tuaja si McGonigal etj. Është kjo mafie e cila ka shpopulluar qëllimisht 33% të shqiptarëve. Por shqiptarët hallemëdhenj nuk dëgjuan kurrë nga ju një deklaratë tuajën për të gjitha këto.

Mos i mendoni shqiptarët zotërinj  ambasadorë, ashtu sikundër ata nuk janë. Ndaj jepini vëmendje fakteve. Dhe mos e paragjykoni zemërimin e demokratëve. Sepse dhe ne kemi të drejtë të zemërohemi, siç zemërohen qytetarët tuaj, vetëm sepse rritet. Dhe ne kemi të drejtë të zemërohemi, siç zemërohen qytetarët tuaj, vetëm sepse rritet me disa cent çmimi i karburanteve. Por zemërimi jonë, nuk është as për një vit pension dhe as për disa centë rritje të çmimit të karburantit.

Zemërimi jon është për qindra miliona të vjedhura. Është për shkatërrimin e pluralizmit. Është për degradimin e drejtësisë. Është për rrënimin e zgjedhjeve të lira. Është kundra grabitjeve 100% të parave të shqiptarëve. Është kundra shpopullimit të shqiptarëve. Zotërinj të nderuar, jemi shqiptar. Shqipëria është shtëpia jonë. Dhe jemi edhe ne europian. Kemi të drejtë të barabarta. Dhe çdo protestë e jona do të jetë në proporcion me padrejtësitë që na bëhen. Dhe këtë do ta bëjmë. Ndaj dhe njëherë ju sugjeroj: Shikoni dokumentarin e Rai 3 dhe do e kuptoni shumë qartë se për çfarë po protestojmë ne,” tha Berisha.

Continue Reading

Politike

Denoncimi për Olsi Ramën/ Bardhi i përgjigjet Ramës: Do ta kuptojë shumë shpejt nëse kam bërë kallëzim

Kreu i Grupit Parlamentar të PD i është përgjigjur në distancë kryeministrit Edi Rama pas deklaratës së tij në rrjetet sociale ndaj Bardhit për kallëzimin ndaj Olsi Ramës.

Bardhi u shpreh se nëse Rama do të kuptonte nga ligji, Shqipëria do të ishte një vend më i mirë, ndërsa shtoi se kreu i qeverisë do e kuptojë “shumë shpejt” nëse ka një kallëzim apo jo në SPAK për vëllain e tij.

Sipas tij të dy vëllezërit Rama janë nën hetim nga SPAK, njëri në dyshim për përfshirje për trafik droge, tjetri, kryeministri, për dyshim në korruptimin e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së.

Sakaq, ai i bëri thirrje Ramës për t’u përgatitur alibitë e radhës për interpelancën e së enjtes.

 

 

Reagimi i plotë:

Nëse Edi Rama do të kuptonte nga ligji, Shqipëria do të ishte një vend më i mirë, dhe nuk do të ishte në krye të listës së vendeve me korrupsion madhor të përhapur në çdo sektor apo me lidhje të forta me krimin e organizuar.

Avokati i çdo afere korruptive dhe kriminale të familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, do të donte që numri 335/1 të mos ekzistonte në databazën e prokurorisë, që kjo e fundit të regjistronte një kallëzim të ri, që raportet e policisë dhe përgjimet e prokurorisë shqiptare dhe gjermane të dosjes Xibraka të mos ekzistonin, që të dhënat e TIMS të mos ekzistonin. Fati i keq i vëllait të madh të Olsit, është që ato ekzistojnë dhe janë në dosjen 335/1. Asnjë propagandë e jotja, veglave të tua, apo mediave në shërbimin tënd, nuk e fshehin dot të vërtetën, as makinën me targë AA 653 DM. As budallëku yt se unë paskam kapur Rai 3, nuk e zhvendos dot vëmendjen nga e vërteta, sado të qeshura shkakton!

Për zhurmën e ditës, do ta kuptojë shumë shpejt Edi Rama, nëse kam bërë apo jo kallëzim në SPAK për vëllain e tij që ka përdorur të njëjtën makinë me kartelin e drogës. Dallimin ligjor të informacionit/kallëzimit që kam dërguar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion me kallëzimin e ri që regjistrohet në regjistrin e veprave penale në kuptimin penal të fjalës, mund t’ia shpjegojë fare mirë Engjëll Agaçi, eksperti i tij për çështjet e trafikantëve të drogës. Megjithatë një shpjegim mund t’ia jap dhe unë.

Çështja e hetimit të përfshirjes së Olsi Ramës në trafikun e Xibrakës është njësoj si çështja e hetimit të përfshirjes së Edi Ramës në aferën e korruptimit të ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së Charles McGonigal. Për McGonigal kërkova të nisë hetimi. Kur dolën fakte të reja, nuk dorëzova kallëzim nga e para, por dërgova informacion shtesë të kallëzimit, sepse dosja penale ekziston. Njësoj dhe për Olsin e çunave të Xibrakës. Dosja penale ekziston e pezulluar dhe informacioni/kallëzimi shtesë është për ta vënë në lëvizje këtë dosje që Edi Rama do të dëshironte ta varroste.

Tani, do të merremi me fjalorin juridik apo me faktin që të dy vëllezërit Rama janë nën hetim nga SPAK, njëri në dyshim për përfshirje për trafik droge, tjetri, kryeministri, për dyshim në korruptimin e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së?! Zgjidh e merr Edi Rama! Burrat nuk fshihen pas lojrave të fjalëve!

Ta mirëkuptoj dhe inatin që s’të del me rrëzimin e padisë për kallëzim të rremë ndaj meje, sepse u zgjidh edhe dilema që po vetë ngrite si alibi ditore “ose unë në burg, ose Olsi”.

Ndërkohë, bën mirë të qetësohesh, të mendosh alibinë e rradhës dhe të bëhesh gati për interpelancën e së enjtes! Mos u fshih prapë pas fustanit të grave! Alibia se duke mbrojtur Olsin, po mbron Shqipërinë, nuk ta merr kush seriozisht. Shqipëria dhe Olsi nuk janë e njëjta gjë, edhe pse ti e trajton Shqipërinë si shtëpinë tënde, që e ndan me pjesë për familjarët apo bashkëpunëtorët e tu.

P.s: Me padinë për shpifje nr. 22, bëre gjë, apo e le të tretet me propagandën e ditës?

Continue Reading

Politike

“Ping-pongu” me kallëzimin për Olsi Ramën, reagon Rama: Hedhin gurin fshehin dorën

“Kam bërë kallzim” po kallzim s’paska bërë thotë SPAK-u, ndërkohë që kallzimi që s’qenka bërë iu është shitur si sapun për djathë italianëve të atij emisionit të turpshëm për Shqipërinë, të cilëve letrat e kallzimit inekzistent të ulëritur në parlament u janë ofruar si akte gjyqësore!

Hajde hajde ç’vete!

Për të sulmuar Shqipërinë me duart e të huajve, ky soj shqiposh ka që në vitin 1912 që nuk le poshtërsi, sajesë, hile e gënjeshtër pa e nxjerrë jashtë kufijve të këtij vendi, po kjo historia e kallzimit të pakallzuar për t’i shpëtuar rrezikut të dënimit për kallzim të rremë është një nivel i ri pafytyrësie karshi publikut shqiptar, se palo burra që hedhin gurin e fshehin dorën ka parë plot kjo tokë, po soj burri që të ngrejë dorën sikur ka hedhur gurin, duke u hakërryer si të kishte vrarë shtatë zogj me atë gur që s’paska ekzistuar fare, nuk na kishin zënë akoma sytë!R

 

 

S’duhet të jetë burrë se s’ka mundësi, është thjesht çingije që ngre dorën duke kërcyer prehër më prehër sikur ka gur për të hedhur. Po s’ka shans që kjo gënjeshtër me fustan të shkurtër të mbetet pa dalë cullak faqe shqiptarëve, siç po dalin shpejt e shpejt cullak faqe italianëve edhe gënjeshtrat që ky soj shqiposh pa atdhe ia dha autorëve të atij emisionit skandaloz, për të kthyer në Itali kohën e vdekur kur Shqipëria ishte vend i zi dhe shqiptarët ishin delet e zeza të Europës!

Ta harrojë kush e tenton, ajo kohë nuk kthehet më se Shqipërisë dhe shqiptarëve s’u drejtohet dot më askush si të ishin jetimë pa identitet e pa gojë🇦🇱

Continue Reading

Politike

Protesta e opozitës para Bashkisë/ Policia thirrje tubuesve të mos kryejnë akte dhune

Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ditën e premte, 26 prill 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.

Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, ditën e nesërme, në orën 09:45 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë dy tubimeve të fundit, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore. Policia u bën thirrje organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime të respektojnë ligjin dhe të distancohen nga çdo akt dhune.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING