Connect with us

Politike

‘Lidhje familjare me Ajola Xoxën’/ Dosja Veliaj kthehet problem, ndryshohet relatori

Çështja e Erion Veliajt kthehet problem edhe për Gjykatës e Lartë, ku së fundmi mësohet se është ndryshuar relatori.

Kjo pasi ka dhënë dorëheqjen gjyqtari Ilir Panda dhe në vendin e tij mësohet të jetë caktuar gjyqtari tjetër, Sandër Simoni.

Gazetari Edison Vatnikaj raporton se ndërkaq pritet të caktohen dhe dy anëtarët e tjerë të kësaj çështjeje.

“Ilir Panda rezulton në konflikt interesi, pasi ka lidhje familjare me Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar më 10 shkurt të vitit të kaluar”, raporton gazetari/ oranews

Advertisement