Connect with us

Politike

Mbështetësit e Berishës thurin vargje poshtë banesës: O legjendar, dil njëherë se du’m me t’parë

Si çdo mbrëmje të këtyre javëve të fundit që ish-kryeministri Berisha është nën masën e arrestit të shtëpisë, simpatizantët e tij janë mbledhur poshtë banesës duke pritur që ai të mbajë fjalën e tij.

E ndërsa presin daljen e Sali Berishës në dritare, një prej mbështetësve të tij, i ka thurur vargje për ish-kryeministrin, të cilat i lexoi para demonstruesve.

Ai u drejta nga Berisha duke e cilësuar gjigant e legjendar e duke i kërkuar dalë nga shtëpia për të prirë demokratët.

Gjithashtu e krahasoi me Gjergj Elez Alianë, ndërsa tha se vetëm ai mund ta mundë Bajlozin e Zi, duke iu referuar këtu kryeministrit Edi Rama.

 

 

Poezia e lexuar nga demokrati

O Sali, o legjendar

Dil njiher se dum me t’par

O Sali, gjigant sa mali

Dil njiher se na mori malli

O Sali i lideri jonë

Dil njiher shqiptar në thonë

Dil njiher, dil e na pri

Në betejë për demokraci

O Sali dil nga shpia, ashtu siç bëri Gjergj Elez Alia

O Sali dil e na pri, e ta mundim Bajlozin e Zi

Nuk ka shqiptar që nuk e di, atë Bajloz e mund veç ti

Politike

Mbrojtja e lumit Vjosa, Rama: Radha të dëgjojmë komunitetet lokale, ja se ku dhe kur do të mbahen takimet

Rama: Hedhim një tjetër hap të rëndësishëm në mbrojtjen e lumit të Vjosës, i fundmi lum i egër në Europë, ku tanimë është hartuar Plani i Menaxhimit për Parkun Kombëtar si një punë e kujdesshme dhe intensive nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe ekspertët ndërkombëtarë të IUCN, duke qenë gati për t’u konsultuar në publik.

Është radha e komuniteteve lokale, atyre që jetojnë aty e do t’i gëzojnë të parët frytet e parkut të ri, të bashkojnë zërin në planin për menaxhimin të Vjosës e cila mbrohet si Park Kombëtar në 480 km vijë lumorë, në 12.000 hektarë sipërfaqe, me të tre degët e saj, nga hyrja në territorin e Shqipërisë e deri në grykëderdhje … e për të gjithë ata që i fryjnë një tymi pa zjarr se grykëderdhja e Vjosës është lënë jashtë kufijve të mbrojtjes, e kundërta është e vërtetë, se është dyfish Zonë e Mbrojtur si pjesë e Parkut Kombëtar Lumi Vjosa dhe si pjesë e Peizazhit të Mbrojtur Pishë Poro-Nartë për rëndësinë e jashtëzakonshme natyrore

Dëgjesat publike për ata që dinë të dëgjojnë do të mbahen në Fier, Vlorë e Gjirokastër më 22 dhe 23 maj.

Continue Reading

Politike

“Mbyllen mijëra biznese të profesionistëve të lirë”/ Bardhi: T’i japim fund modelit qeverisës të Ramës

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazmet Bardhi ka reaguar për ligjin e taksimit për profesionet e lira.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se Shqipëria duhet t’i japë fund modelit të qeverisjes së kryeministri Rama, pasi sipas tij favorizon më të fortët dhe se nuk mbështet qytetarët që kanë vështirësi të rrisin ekonomitë.

Sipas Bardhit ky ligj ka bërë që shumë biznese të mbyllen, në pamundësi për të paguar taksat, të cilat ishin premtuar se do të shkonin në zero, thotë deputeti, por janë ulur vetëm për klientët, oligarkët e miqtë e Ramës, shton ai.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Shqipëria duhet ti jap fund modelit qeverisës të Edi Ramës, që diskriminon e shtyp më të pamundurin, dhe favorizon më të fortin. Qytetarët dhe bizneset kanë nevojë për një Qeveri që punon dhe kujdeset për to, që i lehtëson vështirësitë dhe i mbështet të rrisin e zhvillojnë ekonominë e tyre.

Ashtu sikurse Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike paralajmëroi kohën e miratimit të ligjit të ri, hyrja në fuqi e taksimit progresiv të profesionistëve të lirë, që arrinë deri në 23 %, ka detyruar mijëra prej tyre të mbyllin aktivitetin. Sipas QKB-së, 35% e tyre janë mbyllur zyrtarisht, ndërkohë që mijëra kërkesa të reja janë nën përpunim ende.

Mbyllja e biznesit nga mijëra profesionistë të lirë është dramë e familjeve të tyre, por është edhe e dëmshme për shoqërinë dhe shtetin shqiptar. Është e pafalshme që për shkak të diskriminimit të Qeverisë së Edi Ramës, mijëra familje të humbin të vetmen mundësi punësimi dhe të ardhurash për familjet e tyre.

Ndërkohë që Edi Rama premtoi për to taksa zero, realiteti paraqitet krejt ndryshe. Taksat janë ulur vetëm për klientët e qeverisë, oligarkët e miqtë e Edi Ramës, që operojnë në një regjim të lehtësuar dhe favorizues, ndërkohë që për bizneset më në nevojë, shtyhen të mbyllen apo të punojnë në kushtet e mbijetesës, si pasojë e rritjes së barrës fiskale.

Zgjidhja është: Shqipëria duhet të ndryshojë model qeverisës, të largojë Edi Ramën dhe modelin e tij të korruptuar që favorizon vetëm oligarkët dhe klientët e tij.

Continue Reading

Politike

Kryeministri Rama njofton takimin e dytë me diasporën, ja ora dhe vendi…

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar për një takim tjetër me diasporën, këtë herë në Itali.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet e tij sociale Rama shkruan se takimi me shqiptarët në Itali do të mbahet më 26 maj në orën 11:00, në Milano.

Ky takim vjen pak ditë pas atij të zhvilluar në Athinë, ku Rama u prit nga qindra  shqiptarë të cilët jetojnë në shtetin grek.

Continue Reading

Politike

Rama: Kosova po e lidh fatin e vet me Serbinë, Drafti po përkeqësohet, sa herë po refuzohet

Nga Berat Buzhala

Politika që ndoqi Presidenti Ibrahim Rugova bashkë me Presidentin Hashim Thaçi, është ajo rrugë që Edi Rama e do Kosovën. Në një intervistë të rrallë për gazetarin Berat Buzhala, Rama foli për shumë çështje: Draftin e Asociacionit, kryeministrin Albin Kurti, humbjen e shansit të Kosovës për në Këshillin e Evropës, e të tjera…

Për fotografinë e cila u bë virale, ku shihej se si kryeministri shqiptar Edi Rama, nuk lëviz nga vendi për ta përshëndetur kryeministrin Albin Kurti.

Shëkputet dhe del nga realiteti dhe merr kuptime disproporcionale.

Ishte një situatë ku njerëzit lëviznin, hynin dhe dilnin, edhe nuk kishte tjetër kuptim.

Ju jeni mjeshtra të interpretimit të simbolikave apo situata INTERVISTË/ Edi Rama: Kosova po e lidh fatin e vet me Serbinë, Drafti po përkeqësohet – sa herë po refuzohet

ve të rastësishme sipas leximit apo dëshirës që keni për t’ju lexu.

Merret një gjysmë e vërtetë, kjo është tragjedia e kohës. Paraqitet si e vërtetë dhe pastaj gazetarët paraqiten para teje dhe thonë ç’ke për të thënë për këtë?”, tha Rama në intervistë për Nacionalen.

Lidhur me Samitin në Kotor, kryeministri Edi Rama, përmbledhi kështu përmbajtjen e tij:

Na jep mundësinë që ne të mund të hyjmë në BE përmes zonave të caktuara të sistemit të BE-së dhe të marrim ato përfitime që ndryshe do i mernim kur bëhemi anëtar të BE-së.

Sot kur po flasim të gjithë shqiptarët që janë në vendet e BE, kur cojnë para në Shqipëri apo në Kosovë, kanë një kosto shumë të lartë nëse do të trasnferonin paratë që do të conin nga Franca në Zvicër apo nga Suedia në Zvicër.

Një nga gjërat që ndodhin, kemi bërë goxha punë për këtë, është se nuk do ketë më barrë ekstra për shqiptarët e Shqipërisë që trasnferojnë para nga Franca, Gjermania, Italia apo nga ndonjë vend tjetër.

Kemi një sërë pikash kufitare si rajon me vendet e BE-së, do të jetë i njëjti regjim si mes vendeve të BE-së, plus përkundër reformave që kemi marrë përsispër që kanë të bëjnë me anëtarësimin. Janë edhe 6 miliardë dhe do të ndahen pavarësisht se cka bën ti. Do jepen vetëm në bazë të performancës.

“E mira e këtij plani, është se gjithkush do të bëj punën e vet. Kush ka probleme me tjetrin nuk do të përfitojë nga plani”, tha Rama për Nacionalen.

Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që drafti që duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese është Drafti Evropian, kryeministri shqiptar Edi Rama, e komenton kështu:

Unë nuk mund të flas me sikur, autoritetet e Kosovës janë autoritete që mund të bëjnë atë që e shohin të arsyeshme.

Nuk më takon mua të bëj komentatorin apo analistin e gjërave që ndodhin në Kosovë.

Por unë di një gjë edhe me koston që ushtria online e Kosovës më sulmon si tradhtar dhe nuk më intereson se po të ishin të gjithë tradhtar si puna ime, sot Koosva do të ishte në Këshillin e Evropës.

Gjëja që unë besoj, është se strategjinë e negociatave me Serbinë do ta kisha zgjedhë ndryshe.

Kosova nuk e ka me Serbinë dialogun. Këtë ua kam thënë të gjithë udhëheqësve tuaj. Kosova e ka dialogun me BE-në. Kosova nuk e ka objektivë të integrohet në BE, Kosova e ka objektiv të bashkohet me BE dhe të bëhet anëtar i familjes së Perëndimit duke pasë parasysh që Lindja është Rusia.

Çka duhet të bëj Kosova, duhet të bëj pjesën e vet nga A deri në Zh, pa pyet fare se cka duhet të bëj Serbia, ajo që i kërkohet Kosovës është në të mirën e Kosovës.

Kosova e ka fitu luftë, e ka ni luftë tjetër tani, e ka luftën për të konfirmuar subjektivitein e vet ndërkombëtar.

Dhe, atëherë dihet kush janë detyrimet. Unë nëse do të isha përcaktuar strategjinë dhe taktikën e negociatave do të kisha përmbushur gjithë pjesën që më takon dhe do thosha ne e bëmë tonën.

Shko tani merruni me ata tjerët atje.

Duke e bërë të kundërtën, Kosova e ka lidhur fatin e vetë me Serbinë, kjo mund të jetë taktikë e mirë për elektoratin brenda, por nga pikëpamja e subjektivitetit ndërkombëtar, nuk është produktive”, tha kryeministri Edi Rama.

Në Kosovë, ekziston frika se ju keni krijuar një Republikë Srpska, i thotë gazetari Berat Buzhala kryeministrit Edi Rama.

Tani shiko, mund të flasim në hava sa të duam dhe e folura në hava përgjithësisht është ushqim i mirë për nacionalizimin, por e vërteta është se draft statuti që në një masë shumë të madhe në përmbajtje është dokumenti që unë kam çuar ka qenë një nga bazat dhe po te ishte pranuar atëherë nga së paku Prishtina, nuk do të kishte pasur ndryshime që janë shtuar më pas.

Kjo gjë, nuk është problemi se i ndodhë vetëm Kosovës, kjo ka ndodhur në gjithë historinë.

Raportet e paqes midis të vegjëlëve dhe të mëdhenjve, sa më shumë që kujton që e bën të voglin të këmbëngulë duke thënë jo, jo, jo, aq më shumë i madhi do të të detyrojë ty të pranosh më shumë.

E kam fjalën për konstelacionin ndërkombëtar, që janë BE dhe ShBA”, thotë kryeministri Edi Rama.

Ai thotë se interpretimet e Draftit të Asociacionit nga ai, si ‘Republikë Srpska – është mit’.

Kur të arritë të më bindë dikush se pse Kosova duhet të shohë se cka bën Serbia, në aspektin që ta bëjnë ata këtë, ne bëjmë këtë, kur të më bindin, unë mendoj që kjo është gabim në start.

Kosova nuk ka arsye ta lidhë fatin e vet me Serbinë.

I bën dhe nuk merret me Serbinë fare, e bëj këtë, këtë, këtë.

Të gjitha ato për hir të së vërtetës janë të lidhura me Kosovën në aspektin e një shteti demokratik, në kuptimin e afrimit dhe integrimit në BE.

Nëse ata thonë se nëse ti duhet të bëhesh anëtar i joni, ti bën një, dy tre, katër pesë.

Këto Republika Srpska, janë mite elektorale, nuk kanë lidhje me realitetin”, thotë Rama.

Kryeministri Edi Rama, thotë se presidentët Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi, udhëhoqën politikën më të mençur për Kosovën.

Ibrahim Rugova, sa më shumë që kalon koha, aq më dhumë duket më i madh dhe i bën të duken me të vogël ata që janë pjesë e kësaj historie.

Ka qenë gjenial në këtë pikë dhe gjatë gjithë kohës e ka ekspozu Serbinë totalisht sepse ka dalë nga piktura, nuk është futë në pikturë por ka dalë në pikturë dhe derisa në fund fare, por edhe Hashim Thaçi more, kur njëri ishte president tjetri kryeministër, ishte diplomacia më e mençur e Kosovës.

Ishte diplomacia më e pakontaminuar që nuk bënin këtë more ca janë këta amerikanët etjerë etjerë. Në atë periudhë Kosova shihej me admirim sepse ishte viktima që ulej në tavolinë dhe nuk kërkonte asnjë lloj revanshi vetëm kërkonte të shkëputej nga të gjitha lidhjet me Serbinë.

Sot vetë fakti, që në perceptim Kosova është bërë ana tjetër e sherrit”, thotë Rama.

Ai thotë se politika që udhëhoqi presidenti Rugova dhe rebelizmi i UÇK-së, janë si dy kokat e shqiponjës – të pandashme.

Unë duke qenë jo ky që jam sot, por shumë më i papërgatitur për të bërë gjykime të kësaj natyre, më dukej shumë i tërhequr në kuptimin dhe për këtë arsye, kam qenë shumë më simpatizant i flaktë i UÇK-së, por me kohën kam kuptuar që pa Rugovën nuk do të kishte UÇK më pas.

UÇK ishte proces i përshkallëzimit nga një shtrat që u hap nga Rugova, ishte brezi i ri që donte zjarr dhe më pas ajo që thash është që këto të dyja, u bënë si dy rugovizmi po themi dhe UÇK dhe gjithë ajo që rodhi nga UCK u bënë si dy kokat e shqiponjës.

Rugova ka qenë vizionar, vizionarët nuk hynë shumë në detaje”, thotë Rama.

“Unë respekotj faktin që Kosovën nuk e qeveris Shqipëria, por e qeverisë Kurti, është domosdoshmëri me e respektu”, përgjigjet kryeministri Edi Rama, kur pyetet nga gazetari Berat Buzhala lidhur me anëtarsimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Unë nuk kam pasë ndonjëherë ambicie të mirrem me parti politike në Kosovë, as t’i tregoj Kosovës që babën e keni këtu në Tiranë.

Unë thjeshtë jam mundu t’i tregoj Kosovës sic e shohim më të mirën nga Shqipëria. Ne nuk jemi palë në Kosovë”, thotë ai.

Rama: Ditën kur Albini prezantoi kandidatët e VV-së në Shqipëri, hëngrëm shpageta bashkë

Kryeministri Edi Rama thotë se ai nuk synon të ‘përzihet’ me partinë e vetë ndonjëherë as në Kosovë e as në Maqedoninë e Veriut.

Albini është opozitar profesionist. Pres ditën kur Albini do dalë të protestojë kundër qeverisë së vetë. I vetim që mund ta rrëzojë Albin Kurti, është vetëm Albin Kurti.

Ai nuk përmbushet nga epshi vet rrevolucionar dhe shkon në Maqedoni, vjen në Shqipëri.

Unë s’e imagjinoj dot jo të shkoj të bëj degë në Kosovë, por s’e imagjinoj dot të futem të them atje se cka bën Qeveria për popullin e Kosovës dhe cka nuk bën.

Ditën që Albini ka ardhë me i prezantu kandidatët, ka ngrënë shpageta me mu. Dhe do të hajë prapë kur të vijë të prezantoje kandidatët.

Mu më thonë shpesh shqiptarët si mund ta trajtosh kështu vëllain e vogël.

Vëllai i vogël bën edhe kështu dhe s’ke cka i bën”, thotë Rama.

Në një pjesë të intervistës, kryeministri Edi Rama, foli edhe për kërcënimet e Aleksandër Vulinit dhe përsërit atë që e thotë në vazhdimësi:

Njeriu pasi mbush 40 vjec, mban përgjegjësi për fytyrën që ka. Nuk është çështje je i bukur apo nuk je i bukur dhe në rastin e një çehre si ajo e atij, përgjigja më e mirë është fytyra e vetë”, thotë ai.

Sa i përket vizitës në Shqipëri, thotë se turi i tij i vizitave në diasporë, do të vazhdojë edhe në vende të tjera.

“Kishim kohë që kishim vendosë të bënim një tur në diasporë. Pastaj, para ca muajsh vendosëm ta fillojmë në Greqi, do të jemi në Itali, në Londër dhe në Gjermani.

Natyrisht që do ta fillojmë nga Greqia, pa diskutim sepse është ajo pjesë e shqiptarëve sot, që meriton të jetë e para të vizitohet sepse ka kaluar edhe kaloarin më të egër, apo jo”, thotë Rama.

 

Continue Reading

Politike

Tabaku, si rrallë herë flet për jetën private: Ja si ma vodhi zemrën bashkëshorti, shoku im më i mirë

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka mbajtur gjithmonë një profil të ulët të jetës së saj private, ku është kujdesur të mos e përfshijë kurrë në jetën e saj publike si politikane.

Mbrëmjen e sotme e ftuar “Në Kurthin e Piter-Pan”, deputetja demokrate ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj private ku si asnjhërë më parë ka treguar se si është dashuruar me bashkëshortin e saj, me bankierin Saimir Sallaku.

Tabaku ka zbuluar se bashkëshorti i saj është kritiku i saj më i madh dhe gjithmonë e këshillon se çfarë duhet të bëjë më mirë. E pyetur nga një prej fëmijëve në emision, Jorida Tabaku tregoi se bashëshorti ja mori zemrën avash avash, si shok pastaj si burri i saj.

“Ma mori avash-avash. Ishte shoku im më i mirë dhe tani është edhe bashkëshorti im. Është kritikuesi im më i madh, më këshillon çfarë të bëj më mirë. Unë e dëgjoj sepse më ndihmon të përmirësohem. Kur flas, kur debatoj e ka gjithmonë një mendim.”

Deputetja Jorida Tabaku është martuar përpara se të bëhej pjesë e politikës, me bankierin Saimir Sallaku, me të cilin ka tre fëmijë: binjaket Arba dhe Iris dhe djalin Dren.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING