Connect with us

Politike

M*tin mullar e ka bërë tjetërkush/ Bushati debat me Zogajn për protestën e PD

Analistët Andi Bushati dhe Preç Zogaj debatuan për dhunën që shoqëroi protestën e fundit të opozitës, dy ditë më parë para kryeministrisë dhe parlamentit. Ndërsa Bushati tha se opozita është e dhunuar që në parlament ku nuk i jepen as komisionet hetimore, Zogaj tha se nuk është zgjidhje t’i vihet zjarri Tiranës.

Debati   

Bushati: Ajo ku ndahem me Preçin është pyetja kush po ushtron dhunë në Shqipëri. Edi Rama me bandën e tij nuk dorëzojnë Ballukun që nuk lejojnë komisione hetimore, apo disa njerëz që pasi bëjnë ca manifetime pa impakt hedhin disa molotovë. Kur i hidhnin te bashkia e Erion Velisë, nëse i mbani mend, hidheshin edhe ambasadorët që dënojmë protestat e dhunshme, ngaqë e dinë se në këtë vend mutin mullar e ka bërë tjetërkush.

Zogaj: Pyetja ime se këtu s’kemi ndonjë dallim se kush lufton me mjetet e veta. Dhunë nuk jep kjo, nuk ka sens në demokraci se jemi në regjim demokratik. Ti thua t’i vëmë flakën Tiranës. Për Belinda Ballukun thua ti, të digjet Tirana. Belinda Balluku nuk mund të mbrohet.

Bushati: Nuk jemi në regjim demokratik.

Zogaj: Nuk mund të mbrohet, edhe Edi Rama s’do të mundet ta mbajë, ta kesh nga unë, se s’ka mundësi.

Bushati: Ne ndahemi, se ti mendon se jemi në regjim demokratik. Unë shtroj pyetjen se kush po e ushtron dhunën?

Zogaj: Je kontradiktor, o Andi.

Bushati: Sa u kushton qytetarëve shqiptarë çarteri i Edi Ramës? Opozita do të bëjë komision, nuk ja japin dhe është dhunë e pastër. Dhunë për të vjedhur çdo ditë.

Zogaj: Me ekstremizmin nuk debatohet, por ti ke një sens pak ndryshe se je i lexuar se kur dëgjoj një njeri kur thotë kështu me i vu zjarrin nuk debatoj…

Bushati: Nuk debatohet me kolaboracionizmin.

Zogaj: Ti je një shembull se gjithkush thotë çfarë të dojë. Regjimi ha diskutim të madh.

Bushati: Ti thua se jetojmë në demokraci.

Zogaj: Ne jetojmë në një shoqëri me shumë probleme. Një opozitë sektare se mbyllet brenda një grupi të ngushtë nuk vjen në pushtet.

Bushati: Jam dakord me ty se nuk kam ndërmend t’i jap mend opozitës, por një opozitë që ndodhet para kësaj dhune nuk do t’ia dijë, rruga e vetme që i mbetet është jashtë institucioneve.

Zogaj: Doli një herë se dëgjoi Bushatin me shokë, dogji mandatet etj.

Bushati: A të rrijë në një parlament ku nuk i japin të drejtën, ku nuk e pyesin për asgjë?

Advertisement