Bota
“Nafta ruse financon luftën”/ Kallas paralajmëron paketë të re sanksionesh
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka kundërshtuar pezullimin e sanksioneve ndaj karburantit rus me naftë. Në një reagim në rrjetet sociale, ajo tha se lehtësimi i kufizimeve do t’i sillte Moskës të ardhura shtesë për të financuar luftën në Ukrainë.
Kallas iu referua gjithashtu sulmeve të fundit ruse, të cilat, sipas saj, kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 80 civilëve ukrainas brenda dy ditësh. Ajo tha se Rusia ka shtuar edhe sulmet hibride ndaj vendeve të BE-së dhe aleatëve të NATO-s.
“Sulmet ruse kanë vrarë mbi 80 civilë ukrainas brenda dy ditësh. Për më tepër, Rusia ka intensifikuar sulmet e saj hibride kundër Evropës, duke synuar si shtetet anëtare të BE-së, ashtu edhe aleatët e NATO-s. Pezullimi i sanksioneve ndaj karburantit rus me naftë i garanton Moskës më shumë të ardhura për të financuar luftën. Tani nuk është koha për të lehtësuar presionin mbi Rusinë dhe Evropa nuk do ta bëjë këtë.”
Kallas njoftoi se ministrat e Jashtëm të BE-së synojnë të miratojnë të hënën një paketë të re sanksionesh, të cilën ajo e përshkroi si më të gjerën që nga nisja e luftës, duke synuar strukturat dhe individët që mbështesin makinën ushtarake ruse.