Connect with us

Horoskopi

‘Një muaj me ndikime të forta planetare’, Parashikimi i astrologut Jorgo Pulla

Astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Maj për 12 shenjat e zodiakut. Do të jetë një muaj me ndikimeve pozitive, ku duhet të tregohemi të kujdesshëm, çdo hap që bëjmë duhet ta shikojmë mirë dhe të shfrytëzojmë çdo mundësi që do të na jepet. Më datën 1 maj kemi ndikimin e Diellit me Mërkurin në retrogradë, kjo do të thotë diskutime, promovime dhe projekte të reja. Duket se ndikimi më i madh do të jetë në fushën e komunikimit, edhe pse Mërkuri është në retrogradë na ndihmon që të mos bëjmë gabime apo të mos përsërim gabimet e së shkuarës. Shenja e Demit, Luanit, Akrepit dhe Ujorit të 10-të ditëshit të dytë do të kenë një ndikim mjaft pozitiv. Më datën 4 maj kemi Afërditën në katërkëndësh me Binjakët dhe Neptunin tek Peshqit, kujdes në këtë datë. Mënyra sesi ndodhin gjërat janë ndryshe nga ajo që ëndërrohet apo dëshirohet. Realiteti është tjetër gjë, prandaj kujdes. Ky katërkëndësh ka të bëjë me paranë, ka të bëjë me pabesi dhe kujdes në dashuritë platonike. Shenjat më të vëmendshme në këtë drejtim duhet të jenë Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit e lindur në 10-të ditëshin e tretë. Ndikimi i datës 4 maj zgjat deri më datë 13 maj, një gabim i vogël është shumë i madh për të ardhmen.

Më datë 5 maj, Afërdita në gjashtëkëndësh me Binjakët dhe Jupiteri në Dash sjell një ndikim pozitiv në njohje të reja, por dhe në fushën e punës dhe karrierës ku ju jepen mundësi të mëdha në vendimet që do të merrni. Është një ditë me mundësi në mbyllje problematikash dhe marrje vendimesh.

Më datë 9 maj kemi Diellin në lidhje me Uranin që është në Dem, kjo do të thotë surpriza, gjëra të papritura në fushën ekonomike-financiare, por njëkohësisht provokime, tensione në punë dhe kujdes ju që keni të bëni me punë të rëndësishme. Kujdes duhet të kenë më shumë Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori që kanë ditëlindjen në 10-të ditëshin e parë dhe të dytë.

Më datë 12 maj, Mërkuri në retrogradë në Dem dhe një gjashtëkëndësh me Saturnin në Peshk do të thotë ndikime, favorizime dhe në çështjet e vjetra për të cilat doni të bëni një ndryshim, është momenti tani. Demi dhe Gaforrja janë më të favorizuar në këtë datë. Vëmendje duhet të kemi në blerje për të gjithë shenjat përgjatë këtij muaji. Ky muaj nuk fal gabime.

Më datë 15 maj kemi një trekëndësh që bën Gaforrja me Neptunin tek Peshqit, që do të thotë një ndikim shumë i madh në lidhje me punën, më ndyshime, me zbulime prapaskenash dhe kujdes në gjëra të paligjshme, ose nëse keni bërë një gabim pa dashje trokisni diku që mos bëhet e madhe, mos e lini problemin t’a zgjidhni të nesërmen, por veproni menjëherë. Kjo vlen shumë sidomos për Dashin, Binjakët dhe Ujorin e 10-të ditëshit të tretë.

Më datë 17 maj, kemi ndikim të Jupiterit në Dem dhe Plutoni në Ujor, ku për pasojë do kemi çështje të mëdha, problematika të ndryshme, shpërthime skandalesh, keqpërdorime mediatike dhe spekulime të ndryshme.

Në datë 18 maj kemi një gjashtëkëndësh që na jep mundësinë e relaksit, fillime të reja me shumë mundësi ku më shumë ndikim planetar ka Virgjëresha, Demi dhe Bricjapi.

Data 19 maj, duket se Mërkuri në Dem në gjashtëkëndësh me Saturnin tek Peshqit do të thotë organizime, rregullime, çështje pune e karriere, marrje vendimesh të rëndësishme dhe takime me rëndësi. Gaforrja, Luani dhe Virgjëresha janë më të ndikuarit.

Më datë 20 maj kemi Marsin në Luan në kundërshtim me Plutonin në Ujor që do të thotë kujdes, sidomos në çështjet e inatit apo hakmarrjes. Kujdes i shtuar duhet të tregohet si në datën 17 ashtu dhe në datën 20 maj. Shenjat që duhet të kenë shumë kujdes janë Luani, Ujori, Demi dhe Akrepi të 10-të ditëshit të parë ka të bëjë me ligjin, me punën, me karrierën, kini kudjes 3 ditë para, 3 ditë pas.

Më datë 21 maj Dielli bën një trekëndësh tek Binjakët dhe Plutoni në Ujor do të thotë mundësi, duket dritë në fund të tunelit për të 12 shenjat. Mbyllen disa çështje të mëdha apo problematika. Binjak, Gaforre, Luan dhe Peshk kanë një mundësi më të mirë nëse do të dinë t’a shfrytëzojnë siç duhet momentin.

Data 23 maj, në trekëndësh Marsi në Luan dhe Jupiteri në Dem, jep një mundësi për të zgjidhur problemin në çast. Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori kanë ndikim pozitiv në punë, vetëm kujdes mos rriskoni shumë në vendime pasi do rrezikoheni për të nesërmen, kujdes dhe në marrëdhëniet sentimenatle.

Më datë 26 kemi gjashtëkëndësh planetar me ngjarje të reja, të papritura si dhe një dashuri me shikim të parë. Ndikim më pozitiv kanë Demi, Gaforrja, Virgjëresha dhe Ujori ku ju jepet mundësia për të zgjidhur gjërat që dëshirojnë.

Më 28 maj në katërkëndësh Dielli në Binjak dhe Saturni në Peshk do të thotë një kompromis i detyruar, do të mbyllen njëherë e mirë problemet e vjetra dhe të shikoni mundësitë që ju jepen tani e tutje.

Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për muajin Maj 2023.

Dashi

Për ju të shenjës së Dashit duket se është një muaj që jep mundësira me shumë rëndësi në kohën dhe momentin e duhur dhe ndryshime që ju do të keni në fushën e karrierës. Një takim që bëhet në javën e parë të këtij muaji, do të jetë shumë pozitiv duke bërë që të merrni vendime të rëndësishme në kohën e duhur. Eshtë një periudhë mjaft e mirë në lidhje me takimet që do të bëni, pikërisht vlera më e madhe është në fillimin e javës së parë të muajit që do ju japë mundësi për të zgjidhur gjërat ashtu siç doni ju. Eshtë koha dhe momenti tani, nuk ka vend për t’u shqetësuar. 10-të ditëshi i parë dhe i tretë ka ndikime shumë të mira në këtë periudhë. Mos e ktheni kokën pas. Në lidhje me një udhëtim të largët duket se është shumë i afërt dhe mund t’a realizoni pikërisht në këtë muaj. Ky muaj do të jetë i favorizuar për ju në fushën e dokumentacioneve. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Akrep dhe Luan duken të favorizuara, ndërsa vëmendje me Bricjap të 10-të ditëshit të tretë.

Demi

Duket se pikërisht ky muaj është muaj me ndikime të mëdha, është muaji perfekt i cili ka të bëjë me punën, me takime, me projekte të mëdha, me mundësi shumë të mira. Baza juaj është komunikimi, e filloni muajin me çështje të mëdha karriere dhe pune. Do të zgjidhni probleme të mëdha përgjatë këtij muaji, do të zgjidhni probleme që keni patur në marrëdhënie me të tjerë. Të tre 10-të ditëshat kanë favorizime në biznes, ekonomi dhe çështje dokumentacioni. Ka ardhur momenti i plotësimit të dëshirave shpirtërore tuaja. Eshtë momenti juaj të përparoni, të hidhni hapin e rradhës të sigurtë në atë që doni të bëni, kjo ka të bëjë me punën, me karrierën dhe me takime. Eshtë një moment shumë pozitiv në anën ekonomike dhe në marrjen e vendimeve të rëndësishme. Dielli do të shkëlqejë në shenjën tuaj, është momenti juaj për stabilizim, koha më e përshtatshme dhe më e mirë është 15 ditëshi i dytë i muajit. Në fushën shpirtërore pak kujdes, një ndarje me Peshore mund të ketë mundësi rikuperimi.

Binjakët

Për Binjakët duket se ka një ndikim shumë të mirë i cili ka të bëjë me çështjet madhore duke qenë se kemi një gjashtëkëndësh, Afërdita me Jupiter në Dash, ku Afërdita është në shenjën tuaj. Ky ndikim shumë pozitiv ka të bëjë me karrierën. Një ndryshim i vogël sot, nesër është gjigand. Në fushën e punës dhe karrierës është momenti më i mirë i mundshëm për të arritur aty ku doni. Jeni me fat në ekonomi, do të keni ndikime shumë të mëdha. Ju jepet mundësia për të stabilizuar gjërat që doni të bëni duke arritur në sukses. Një moment pozitiv ka të bëjë dhe me vendimet që do të merrni tani e tutje. Koha ka treguar se ju realizoni gjithçka me punën tuaj dhe do të zgjidhni disa probleme nga e kaluara.  Është një kohë shumë e përshtashme, shumë gjëra do të arrijnë në finish në kohën dhe momentin e duhur, pasi do të dini të merrni vendime shumë pozitive. Në fushën shpirtërore lidhjet me Ujor dhe Akrep duken të mbara, vëmendje me Virgjëreshë të 10-të ditëshit të dytë.

Gaforrja

Për Gaforren duket se tani çdo gjë mund të ishte bërë më mirë,  por në fakt nuk keni asnjë gjë për t’u shqetësuar. Ju dini se ku doni të shkoni. Fokusi më i madh do të jetë ekonomia, 15 ditëshi i parë i muajit ju jep mundësinë e stabilizimit të ekonomisë dhe zgjidhjes së gjithçkaje që ju dëshironi. Kështu kjo është koha më e përshtatshme, një periudhë ku ndodhin fenomene dhe duket se ndikimet në shenjën tuaj janë favorite për të marrë vendime të rëndësishme në punë dhe karrierë si dhe për të bërë një takim shumë të rëndësishëm bashkëpunimi më Ujor dhe Akrep, të cilat janë shenja shumë të mira ortakërie. Eshtë koha dhe momenti i duhur i pozicionimit planetar për të arritur synimet tuaja. Ju dini t’i jepni mundësi dhe rëndësi gjërave të mëdha. Ndryshimet që do të keni përgjatë këtij muaji janë historike, të mëdha dhe vetëm pozitive. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Ujor dhe me Peshore të 10-të ditëshit të dytë vëmendje, mos nxitohen.

Luani

Luanët nuk mohojnë asgjë, por dhe nuk pranojnë gjithçka. Në emër të Luanit mund të bëhen shumë gjëra dhe nëse Luani e merr vesh nuk bërtet, nuk qorton, por me buzëqeshje të merr gjithçka. Ajo që Luani duhet të ketë kujdes përgjatë këtij muaji është momenti kur duhet të bëjë bisedime, pasi jo gjithmonë është koha e duhur për të zhvilluar bisedime, duhet të gjeni momentin e duhur. Kujdes në marrjen e vendimeve, studioni dhe planifikoni çdo situatë apo çdo takim, mos u nxitoni, pasi në këtë mënyrë ju nesër do të vlerësoheni për të gjithë mundin dhe përpjekjen tuaj. Koha më e përshtashme është 5-15 maj , 20-27 maj ku duhet të bëni lëvizjet e duhura që të arrini suksesin që ju pretendoni. Eshtë një moment i mirë, me mundësi në vendim marrje në punë, për ndyshime dhe është momenti për të arritur aty ku ju doni. Gjithashtu në fushën e biznesit do t’ju jepen shumë mundësi. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Peshk dhe Akrep të 10-të ditëshit të tretë duken më të favorizuara.

Virgjëresha

Për Virgjëreshat duket se kjo periudhë vërtetë ka mundësi shumë të mira, jep mundësi që ndikojnë në favorizimin tuaj në fushën ekonomike-financiare. Edhe pse jeni në dilemë për disa gjëra të punës tuaj mos u shqetësoni, pasi ju keni lindur për karrierë. Koha ka treguar se jeni me shumë fat në anën ekonomike, nuk ka vend për t’u shqetësuar, pasi stabilizimi ekonomik dhe karriera është në rrugën e duhur. Kujdes të shtuar duhet të bëhet në fillimin e muajit, kryesisht në 10 ditëshin e parë të muajit. Më pas deri më 24 maj, Virgjëresha do të jetë më e favorizuar dhe duhet të dijë të bëjë lëvizjet e duhura. Eshtë një moment shumë i mirë për të bërë takime të rëndësishme. Një çështje ligjore do të zgjidhet përgjatë këtij muaji. Në fushën shpirtërore lidhjet me Gaforre dhe Ujor janë perfekt, kujdes me Peshk të 10-të ditëshit të dytë.

Peshorja

Duket se Peshorja ia lë pak gjërat rastësisë, do të kenë një ndryshim në vazhdimësinë e tyre në punë dhe karrierë. Keni pasur disa probleme të vogla të cilat tani mund të zgjidhen shumë lehtë. Nga data 1 deri 7 maj keni mundësi për të zgjidhur ndonjë problematikë të vogël dhe në 15 ditëshin e dytë është momenti më i mirë për nisma të reja për udhëtime si dhe për njohje të reja. Çdo gjë do të shkojë mbarë dhe do të jetë në favorin tuaj. Keni një ndikim të mirë planetar ku do të ndryshoni taktikë në veprimet tuaja, do të jeni më të matur në marrjen e vendimeve të rëndësishme. Keni mundësi për të zgjidhur çdo gjë që është në dorën tuaj, keni momentin më të mirë të mundshëm, lërini gjërat të rrjedhin vetë pa u sforcuar, pasi është një periudhë shumë e mirë. Në çështjet shpirtërore stabilizim me Bricjap, Dem të 10-të ditëshit të tretë dhe Shigjetar të 10-të ditëshit të parë.

Akrepi

Akrepët duket se kanë shumë mundësi pozitive sidomos ata që janë në fushën e mjekësisë, në fushën e artit dhe në role drejtuese ku janë shumë të ndikuar në aspektin e punës. Akrepi kurrë nuk ngelet pa punë, ai gjithnjë e ka një vend apo pozicion gati. Bini pas gjërave të rëndësishme, është një kohë shumë e mirë për të vepruar, ideale në takime, në vendime që do të merrni dhe pikërisht kjo kohë është koha juaj, është koha e mundësive të mëdha për ju. Shfrytëzojeni këtë moment, pasi është momenti më i mirë në karrierën tuaj. Është një moment frymëzues sidomos për ata që janë në role drejtuese ku do të shkëlqejnë me punën e tyre. Mos lini pas dore asnjë moment t’ju kalojë pa shfrytëzuar. Këndet planetare do t’ju japin avantazhe të mëdha për ndryshime dhe shumë mundësi, pasi janë Planetet ata që na udhëheqin. Koha e duhur për vendim marrje, një moment pozitiv në fushën ekonomike dhe në takime të rëndësishme. Në fushën shpirtërore kujdes me Ujor dhe Dem, për të palidhurit një njohje e re nuk përjashtohet.

Shigjetari

Shigjetari duket se është një shenjë e drejtpërsëdrejti. Ky muaj vërtetë ka mundësi në zgjidhje të konflikteve të vjetra dhe të problemeve apo ndryshimeve në lidhje me punën. Janë vendime të mëdha historike që do të merrni për karrierën tuaj. Duket se në këtë periudhë do të arrihet suksesi, pasi është momenti dhe prandaj nuk duhet të nxitoheni, duhet të jemi të përgatitur pasi diçka e madhe ekonomike po vjen për Shigjetarët. Do t’ju jepet mundësia në marrjen e vendimeve të rëndësishme, është momenti më i mirë, më ideali për nisma të reja në fushën e punës. Përgjatë këtij muaji do flitet shumë për punë të reja, është pikërisht kjo kohë që jep mundësi në karrierë, pasi ju jeni karrieristë kur doni diçka e arrini patjetër. Eshtë një periudhë e mbarë, ndaj nuk keni pse shqetësoheni për gjëra të vogla. Nga data 10-27 kujdes me paranë dhe blerjet. Në çështjet shpirtërore kujdes nga grindjet.

Bricjapi

Bëhuni gati përsa i përket punës tuaj aktuale për diçka shumë pozitive, 15 ditëshi i parë i muajit është më ideali, më i suksesshëm si për punën dhe karrierën tuaj. Eshtë një muaj i mbushur me udhëtime ky për ju. Në këtë muaj bëhen përllogaritjet e vitit për shenjën e Bricjapit. Ju jeni llogaritarë të shkëlqyer, kujdes duhet te ecni pak me këmbë në tokë, koha ecën shpejt nuk pret, kujdes mos gaboni. E rëndësishme është të jeni të vëmendshëm dhe të ecni përpara të merrni vendimet e duhura duke qenë sa më të matur. Lidhjet e largëta duhet t’i shikoni me ‘lupë’, kujdes. Në anën ekonomike financiare do të arrihet ajo që ju prisni. Eshtë momenti i zgjidhjeve të çdo problematike qoftë dokumentacioni, qoftë në pune apo qoftë familjare. Në çështjet shpirtërore duhet të mendoheni mirë, kujdes nga një rikthim i së shkuarës. Favorite duken lidhjet me Dash, Akrep dhe Shigjetar.

Ujori

Për Ujorët vetë, mund të duket sikur po kalojnë një periudhë të vështirë, por nuk do të jetë aq problematike në fakt. Ujorët kanë gurin dhe arrën në dorë, ata janë ndikues shumë të fortë në vendimet e tyre dhe të tjerëve. Do të keni ndyshime të cilat do të jenë pozitive, nuk ka pse shqetësoheni. Kujdes në vendime që do të merrni, është periudhë e mirë për takime ekonomike, të cilat do të rezultojnë pozitive për ju. Koha më e përshtatshme duket se është nga data 1 deri më 7 maj, nga data 10-16 maj dhe 23-30 Maj.  Është një periudhë e mirë për të stabilizuar çështjet ekonomike financiare dhe për vendimet që do të merrni. Keni mundësi për të stabilizuar ekonominë tuaj dhe për të mbyllur çështje dokumentacioni. Në fushën shpirtërore me Peshore, Binjak dhe Luan të 10-të ditëshit të parë keni mundësi të mira stabilizimi.

Peshqit

Për Peshqit duket se tani ka ardhur koha dhe momenti i zhvillimeve dhe i ndyshimeve. Meqënëse Saturni në shenjën tuaj do të qëndrojë për gati 2 vjet, do të ndikojë shumë duke qenë se është mësuesi i Universit dhe do ndihmojë që ju të shenjës së Peshqëve të mbyllni shumë debate dhe probleme. Eshtë një kohë që ju jep mundësi në atë që doni të stabilizoni. Është momenti për të zgjidhur çdo çështje të pazgjidhur më parë. Nëse doni të bëni diçka por nuk ia dilni, mos u shqetësoni pasi kjo do të thotë se nuk ka ardhur ende momenti i duhur.  Koha më e përshtatshme nëse doni të nisni diçka të re është fillimi i muajit, me një ndikim shumë të mirë në anën ekonomike, në komunikim, në udhëtime. Duhet të dini të merrni vendimin e duhur në kohën e duhur, kjo është më e rëndësishmja. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Akrep dhe Binjak janë të mbara, vëmendje me Gaforre.

 

Horoskopi

Do keni shume dyshime mbi partnerin tuaj sot dhe do debatoni gjate gjithë kohës me te

Dashi

Dita e sotme do jete shume e paqëndrueshme për ata qe janë ne një lidhje. Debatet me partnerin do jene te zjarrta ne orët e para te ditës dhe kjo di iu mërzitë jashtë mase. Beqaret do tregohen me te hapur për takime dhe do kenë një dite plot te reja. Ne planin financiar nuk priten vështirësi te mëdha nëse tregoheni te matur me shpenzimet qe do kryeni.

Demi

Për sa iu përket çështjeve te zemrës, dita e sotme do jete e mrekullueshme. Do komunikoni gjate gjithë kohës me partnerin tuaj te dashur dhe do zgjidhni çdo keqkuptim pa arritur ne debate te zjarrta. Beqaret do lëvizin çdo gur për ta gjetur personi e duhur dhe do ia arrijnë qëllimit. Nëse harxhoni një pafundësi te ardhurash vetëm për t’ia bere qejfin vetes, situata financiare do ketë probleme.

Binjaket

Nëse tregoheni shume te drejtpërdrejtë sot me partnerin tuaj, si mund edhe te mos e vlerësojë këtë apo mund t’i ngelet hatri. Kujdes me çdo gjë qe do thoni. Beqaret do kenë takime pa fund dhe do e gjejnë personin qe aq shume e kane ëndërruar. Plutoni do jene i pafavorshëm për sektorin e financave, prandaj mos hidhni hapa te nxituara qe te mos keni vështirësi.

Gaforrja

Marsi do ua shtoje edhe me tepër dëshirat seksuale gjate kësaj dite dhe ju do ndiheni sikur jeni mbi re ne krahët e partnerit. Ai do iu përgatisë surpriza te njëpasnjëshme ne mënyrë qe ju te ndiheni sa me mire te mundeni. Beqaret do kenë takime mjaft interesante, por do jene te pavendosur për te hedhur hapa me tej. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe maturi.

Luani

Do e përforconi lidhjen tuaj me partnerin sot dhe do mendoni për një te ardhme te largët me te. Tashme do jeni te sigurte se ai është personi i duhur për te kaluar jetën. Beqaret do tërheqin shume persona pas vetes dhe do bëjnë zgjedhjen e duhur. Financat do jene me te mira se kohet e fundit. Do keni mundësi edhe te shpenzoni, por edhe te hiqni disa para mënjanë.

Virgjeresha

Dite përgjithësisht e qete dhe pa emocione te veçanta kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa menduar për te nesërmen. Beqareve nuk do iu pëlqejnë aspak te flirtojnë me persona qe nuk i njohin dhe do mbeten serish vetëm. Ne planin financiar duhet te merrni te gjitha masat qe situata te mos behet problematike. Ju mundeni!

Peshorja

Mos e idealizoni me shume sesa duhet atë qe keni ne krah sepse mund t’i hipe vetja ne qejf dhe mund te shohë dike tjetër. Edhe komplimentet duhen bere me mençuri. Beqaret do bien me ne fund ne dashuri me personin qe iu përshtatet me tepër. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe edhe sikur situata te jete e qëndrueshme.

Akrepi

Do keni shume dyshime mbi partnerin tuaj sot dhe do debatoni gjate gjithë kohës me te. Do bënit mire te tregoheshit te kujdesshëm sepse një fjale me tepër dhe çdo gjë do marre fund. Beqaret do përfitojnë pafund nga liria qe kane dhe nuk do mendojnë aspak për dashurinë. Influenca e yjeve ne planin financiar do jete kontradiktore, por jo me probleme te mëdha.

Shigjetari

Marrëdhënia ne çift edhe për ju do jete e tensionuar dhe problematike. Nuk do bini dakord me partnerin për disa vendime qe duhet te merrni dhe asnjeri nuk do toleroje. Beqaret ka shume gjasa te fillojnë një lidhje, por për një arsye apo për një tjetër do e mbajnë atë te fshehte. Ne planin financiar duhet te vazhdoni t’i menaxhoni me kujdes te ardhurat.

Bricjapi

Do i kushtoni me shume rëndësi sot lidhjes qe keni krijuar dhe marrëdhënia me partnerin do jete e mrekullueshme. Secili prej jush do i japë shume dashuri dhe përkrahje tjetrit. Beqaret do i marrin gjerat me qetësi dhe nuk do e kërkojnë me ngulm një person ne krah. Financat do jene te mira, por po u treguar te pamatur dhe po shpenzuat kuturu do keni probleme.

Ujori

Harmonia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni me se miri ne krahët e atij qe dashuroni dhe nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni. Beqaret nuk duhet ne asnjë mënyrë t’i mendojnë personat qe do takojnë si objekte sepse do zhgënjehen me vone. Ne planin financiar nuk duhet te kryeni transaksione te mëdha sepse nuk është ende koha e duhur.

Peshqit

Fale mbështetjes qe do iu japë Urani, marrëdhënia juaj ne çift do jete me e bukur se disa dite me pare. Nuk do kërkoni me te dominoni mbi tjetrin dhe do tregoheni me te kuptueshëm. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë edhe sikur te gjejnë personin e duhur. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme ne mënyrë qe ta stabilizoni sa me pare situatën.

Continue Reading

Horoskopi

Këtë ditë do ndiheni disi melankolik. Sot keni nevojë për të pasur…

Dashi

Ju nuk ndaheni dot nga e kaluara. Ju këshillojmë se është e kotë të mendoni për diçka që i përket së shkuarës. Gjeni forcat dhe ndryshoi situatën. Në punë asgjë e re.  Sa i takon financave, do ju dalin disa shpenzime të paparashikuara.

Demi

Keni projekte por jeni konfuzë disi. Ajo që duhet të bëni është t’i vendosni vetes një qëllim të caktuar, nëse keni në mendje diçka. Nëse ndërtoni një strategji efikase do të gjeni gjuhën e përbashkët me kolegët tuaj në punë. Jepni besim sa I takon fushës senrimentale, është shumë e rëndësishme.

Binjakët

Këtë ditë do ndiheni disi melankolik. Sot keni nevojë për të pasur pranë një person të besuar dhe që ju përcjell qetësi. Këshillojmë që t’i limitoni konfidencat tuaja dhe të tregoheni guximtar. Ndërmerrni iniciativa. Dikush është ziliqar ndaj arritjeve tuaja.

Gaforrja

Një ditë e mirë sot. Raportet me vëllezërit, motrat, kushërinjtë, të afërmit dhe fqinjët do t’i keni shumë të mira. Miqtë dhe shoqatat mund të ndërtojnë për ju “trampolina” fantastike për të ndryshuar diçka në jetë. Financat të qëndrushme.

Luani

Një ditë jo fort e mirë për të lindurit e kësaj shenje. Jupiteri nuk është aspak favorizues për ju sot. Do të irritoheni veçanërisht nga persona të cilët ju provokojnë në çdo lloj mënyre. Kujdes me shpenzimet e tepërta.

Virgjëresha

Ruani qetësinë, mos u rrëmbeni. Gjërat duhet të bëhen gjithmonë me qetësi: sot mund të ndiheni nervoz për të bërë gjithçka me nxitim. Por nuk ka asgjë më të gabuar sesa kjo gjë. Mundohuni të bëni ndonjë ndryshim në pamje. Financat mbeten konstante.

Peshorja

Sot mendja juaj punon për një ide mjaft të mirë që do të bëni fshehurazi. Do të keni një humor të mirë sot, por ashtu edhe fat në lojëra. Por përpiquni që mos shpenzoni shumë. Beqarët mund të njohin persona të rinj, hidhuni në sulm.

Akrepi

Një ditë jo e mirë dhe e mërzitshme. Mjaftueshëm monotone, por pasditja do të jetë tepër ekzaltuese në aspektin e dashurisë. Ndërsa beqarët do të vuajnë nga ndonjë emocion i ri nga njohjet e reja. Mos e humbisni rastin. Financat të pastabilizuara.

Shigjetari

Keni nevojë për të gjetur bashkëpunëtorët e duhur. Është më mirë që mos të bëni asnjë projekt ambicioz nëse nuk gjeni figura profesionale të përshtatshme. Në dashuri duhet të jepni më shumë. Kujdes me paratë.

Bricjapi

Një ditë e mirë për të lindurit e kësaj shenje. Por, sot me shumë fat do të kenë të lindurit e ditës së hënë: mund të realizoni ndonjë dëshirë të vogël. Duhet të jeni më të qëndrueshëm dhe të përkushtuar në gjithçka.

Ujori

Një ditë jo e zakonshme kjo e sotmja. Do ndodhin të papritura. Më mirë shmangni udhëtimet dhe vendet me shumë njerëz. Ata që janë çift duhet të bëjnë kujdes, sepse sot një fjalë më shumë mund të provokojë grindje. Kujdes financat.

Peshqit

Sot partneri/ja ka nevojë për juve. Ajo që këshillohet është t’i qëndroni pranë dhe të jeni mjaft tolerantë pasi ndryshe do ta lëndoni. Kujdes nga thashethemexhinjtë. Mos kini besim te askush për të ndarë gjëra të rëndësishme. Financat konstante.

Continue Reading

Horoskopi

Një ditë me mjaft zhvillime pozitive në jetën në çift

Dashi

Një ditë e mirë kjo e premte për të lindurit e Dashit. Sot juve do të dini se si t’i shprehni ndjenjat partnerit/es. Ajo që juve duhet të kni parasysh është të mos i fshihni ndjenjat dhe mendimet. Beqarëve do i ndodhin gjëra të rëndësishme të cilat do i ndryshojnë jetën. Lajme të mria për financat. Ato do jenë të ekuilibruara.

Demi

Ju keni qenë disi të pasigurt. Fjala ëhstë kryesisht për marrëdhënien tuaj në çift. Por, kjo ditë do t’ju japë një sens të ri sigurie që do t’ju pëlqejë shumë. Beqarët duhet të bëjnë ende durim për të gjetur njeriun e duhur. Në planin financiar tregoni kujdes me shpenzimet.

Binjakët

Keni disa probleme sentimentale por energjia juaj sot është e mjaftueshme për t’u përballur me to. Përqendrohuni sa më shumë të mundeni. Beqarët do jenë joshës, por sërish nuk do mund të gjejnë personin që po kërkojnë. Me shpenzimet tregohuni sa më të matur, ose do keni pasoja.

Gaforrja

Një ditë e mirë kjo e sotmja. Një ngarkesë emocionale do të rezultojë diçka shumë e bukur, pasi do t’ju kthejë emocionet e vjetra që kishit kohë pa i përjetuar me njeriun e zemrës. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë atëherë kur se presin ndaj kini besim. Lajme të këqija për financat. Keni shumë probleme.

Luani

Sot do të ndiheni të pasigurt dhe disi çuditshëm. Një ndjesi e panjohur po ju drithëron pa e kuptuar. Mos u frikësoni. Në këto çaste po përjetoni diçka të re me partnerin/en që se kishit provuar më parë. Beqarët më në fund do realizojnë një takim mbresëlënës. Në planin gjërat duken mirë.

Virgjëresha

Sot të lundurit e kësah shenje do të kalojnë një ditë të mrekullueshme me partnerin/en. Ju pëlqen të buzëqeshni dhe t’i bëni të tjerët të ndihen mirë. Vazhdoni kështu. Beqarët do kenë takime dhe aventura kalimtare asgjë më shumë. Financat në vështirësi.

Peshorja

Progresi do të jetë iluzioni juaj sot për ju të dashuruarit. Mos u mërzisni! Thjesht qetësohuni dhe pranoni se disa gjëra nuk mund t’i kontrolloni. Beqarët nuk do jenë ende gati të ndryshojnë statusin e tyre. Buxheti do jetë i mirë.

Akrepi

këtë ditë do të ndjeheni mjaft energjik. Madje, niveli juaj i energjisë është më i lartë se zakonisht, ndaj shtyjeni veten të bëni gjëra që nuk kishit menduar kurrë se do ia dilnit. Beqarët ka gjasa që të gjejnë sot personin e duhur. Financat do mbrohen nga Dielli dhe nuk do keni vështirësi.

Shigjetari

Ju ndjeni se jeni zhytur në monotoni sa i takon jetës në çift. Ndaj, mendoni disa gjëra të reja me partneren. Çfarë prisni, eksploroni kufijtë tuaj. Beqarët më në fund do fillojnë një histori të bukur dashurie. Financat do jenë të mira.

Bricjapi

Një ditë mjaft e mirë kjo e premte. Jeta juaj në çift po shkon më së miri. Jeni të lumtur me gjithçka që ju rrethon dhe nuk ngurroni t’ua tregoni të tjerëve. Beqarët duhet t’i pranojnë ftesat sepse vetëm kështu mund të ndryshojnë statusin. Financat do mbeten të mira.

Ujori

Një çështje jo shumë e rëndësishme po ju ngatërron mendimet dhe ndjenjat lidhur me partnerin/en. Kjo është një situatë e përkohshme e cila do të kalojë sa hap e mbyll sytë. Beqarët do kenë një ditë mbushur me takime mbresëlënëse. Financat do jenë të mira.

Peshqit

Një ditë me mjaft zhvillime pozitive në jetën në çift. Argëtimi do të jetë në thelb të veprimeve gjatë kësaj dite me partneren/in. Ajo që këshillohet është që ju të tregoheni sa më pozitiv me veprimet tuaja. Për beqarët nuk parashikohen ndryshime. Sa i takon financave, duhet një menaxhim më i mirë për të kaluar problemet.

Continue Reading

Horoskopi

“Paratë që prisnit do t’i merrni”, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë Horoskopi

Dashi

Këtë ditë duhet të mendoni që të ndryshoni garderobën tuaj: rrobat që nuk i vishni më dhurojani dikujt që ka nevojë. Përcaktoni se çfarë dëshironi nga marrëdhënia në çift pa u ndikuar nga fjalët e ëmbla. Mos e humbisni vigjilencën.

Demi

Këshilla juaj për sot është të organizoni një udhëtim. Do të jetë për ju gjëja më interesante e ditës. Partneri ka më shumë nevojë që ta kuptoni. Pranoni faljet që dikush ka ndaj jush. Do të jeni shumë konkretë në çdo gjë që do të bëni sot.

Binjakët

Ajo që duhet të bëni sot është t’i jepni rëndësinë e duhur sensacioneve tuaja. Sot do të ndiheni veçanërisht të inspiruar, ndërsa do të merrni vendime të cilat do t’ju ndihmojnë të zgjidhni shumë probleme.

Gaforrja

Këtë ditë juve duhet të bindeni që të jetoni sipas mënyrës tuaj dhe jo ndaj asaj që të tjerët duan për ju. Duhet të jeni përherë vetvetja. Në dashuri duhet të çliroheni prej kujtimeve të së shkuarës për të jetuar të lumtur.

Luani

Sot nuk do jetë ditë fort e mirë për ju. Do të keni dëshirë për të ulëritur dhe për të ndalur botën sot! Por a e dini se në këtë mënyrë nuk mund të zgjidhni asgjë! Në marrëdhënien tuaj dashurore duhet të tregoheni më të sinqertë!

Virgjëresha

Të lindurit e kësaj shenje do të jenë shumë me fat sot. Provoni edhe lojra të ndryshme pasi është dita juaj. Kujdes në anën sentimaentale. Vini mënjanë krenarinë dhe sqarohuni një situatë të vështirë me partnerin tuaj.

Peshorja

Nuk po kaloni një moment fort të mirë. Mos u shqetësoni për situatën që po kaloni. Edhe sot ju pret një ditë me stres nga shumë këndvështrime. Gjithsesi ruani qetësinë për çdo gjë dhe mos shpresoni në një ndihmë shumë të madhe.

Akrepi

Në dashuri jeni shumë të hutuar në këtë periudhë. Dedikojini më shumë kohë partnerit. Do të ndiheni veçanërisht të çuditshëm dhe konfuz. Më në fund, paratë që prisnit do t’i merrni.

Shigjetari

Sot do të jeni para shumë befasive. Ditë me shumë të papritura do të jetë kjo e sotmja për ju. Do të jenë tepër nervozë. Por ata që po jetojnë një dashuri të fshehtë do të jenë të lumtur në mbrëmje. Do të takoni miq të vjetër.

Bricjapi

Shtëpia dhe familja do të marrin vëmendjen tuaj. Disa do të shijojnë ftesën e një darke romantike. Idetë që do të keni gjatë kësaj periudhe do të jenë tepër të qarta. Ndaj shfrytëzoni këtë qartësi tuajën për diçka të rëndësishme.

Ujori

Kujdes me marrëdhënien në çift. Mos u besoni t’i rrëfeheni njerëzve të cilët nuk e njohin deri në fund marrëdhënien tuaj në çift. Do të ishte joproduktive! Beqarët më në fund do të shohin pak dritë në qiellin e tyre.

Peshqit

Sot është dita reflektimit për juve. e Gjatë ditës së sotme do të shihni përtej “hundës tuaj” dhe do të kuptoni se bota është e tejmbushur me shpresa dhe raste. Mos jini arrogantë me miqtë.

Continue Reading

Horoskopi

Mos kërkoni vetëm nga partneri dashuri sot sepse edhe ai do doje…

Dashi

Kjo dite do kaloje disa momente te vështira. Ju do gjendeni përballë zgjedhjeve te cilat do ua ndryshojnë tërësisht rrjedhën e jetës. Mendohuni mire para se te thoni fjalën e fundit. Beqaret duhet te mos nxitohen nëse dëshirojnë një lidhje te qëndrueshme dhe te bukur. Transaksionet financiare do jene te favorizuara. Shlyejini edhe borxhet nëse keni te tilla.

Demi

Ne lidhjen qe keni krijuar tensioni do vije duke u ulur pak nga pak. Nuk do e kritikoni me atë qe keni ne krah dhe do filloni t’i shprehni me tepër ndjenjat. Beqaret do kenë takime premtuese, por nuk duhet te hedhin asnjë hap me tepër sesa kaq. Financat do kenë disa tronditje për shkak te shpenzimeve marramendëse qe do kryeni.

Binjaket

Do jeni shume posesive dhe xheloze ne lidhjen qe keni krijuar gjate kësaj dite dhe kjo do sjelle mosmarrëveshje me partnerin. Nga ana tjetër mos kërkoni as te dominoni mbi tjetrin. Beqaret do kenë një dite shume te zakonshme dhe pa te reja. Ndikimi i yjeve ne planin financiar do jete kontradiktor. Me mire do jete te shpenzoni me maturi.

Gaforrja

Deklaratat e dashurisë do jene te forta gjate kësaj dite dhe kjo do e ngrohe se tepërmi atmosferën ne çift. Ne mbrëmje do kaloni momente mjaft romantike dhe drithëruese. Beqaret do jene te pafat ne dashuri kështu qe është e kote qe te kërkojnë. Ne sektorin e financave do keni surpriza te mëdha dhe situata do filloje te stabilizohet. Do ndiheni me te qete tashme.

Luani

Dite e paqëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Edhe pse do bëni çmos qe ta ruani harmoninë asgjë nuk do shkoje ashtu si dëshironi. Kujdes edhe me gjestet. Beqaret do i marrin me seriozisht propozimet qe do ju bëhen dhe ne fakt ato do jene te shumta. Financat nuk do ndikohen nga asnjë planet dhe situata do vazhdoje te mbetet e njëjtë.

Virgjeresha

Me ne fund do pajtoheni me partnerin tuaj dhe atmosfera ne çift do filloje dalëngadalë te ngrohet. Do i pranoni gabimet qe keni bere dikur. Beqaret do bëjnë mire te mos fillojnë angazhime serioze sepse do zhgënjehen dhe do lëndohen pa mase. Ne planin financiar priten disa përmirësime te vogla, por kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni direkt për ato qe keni pëlqyer.

Peshorja

Dite shume e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo gjë do jete ndryshe nga disa dite me pare dhe do ju duket vetja si ne një ëndërr pa një fund. Beqaret do kenë takime te papritura, por qe mund t’ua ndryshojnë përgjithmonë jetën. Financat nuk do jene te këqija, gjithsesi yjet nuk rekomandojnë te kryeni shpenzime te pamenduara apo te jepni hua.

Akrepi

Do vendosni arsyen para ndjenjave gjate kësaj dite dhe çdo gjë pritet te shkoje me se miri ndërmjet jush dhe [partnerit. Mund te merrni vendimin edhe për te jetuar se bashku. Beqaret do njihen me një person joshës me te cilin mund te fillojnë një lidhje mjaft romantike dhe pasionante njëkohësisht. Financat duhet t’i menaxhoni me shume kujdes dhe maturi.

Shigjetari

Dite mjaft e qëndrueshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka do shkoje ashtu si ju e kishit menduar. Partneri do ua shprehe edhe me tepër ndjenjat. Beqaret ka gjasa te bien ne dashuri me personin e papërshtatshëm dhe do vuajnë mjaft për këtë fakt. Ne planin financiar nuk duhet te veproni pa u menduar sepse problemi me i vogël do sjelle rrënimin.

Bricjapi

Me ndihmën e Venusit do e bëni partnerin t’i kuptoje gabimet qe ka bere dhe lidhja juaj do marre një tjetër drejtim. Ju do tregoheni me te hapur dhe me tolerante gjithashtu. Beqaret do mbyllen ne vetvete dhe do meditojnë. Ne këtë mënyrë edhe mundësitë për te krijuar një lidhje nuk do ekzistojnë. Financat nga ana tjetër do i menaxhoni me kujdes dhe maturi.

Ujori

Mos kërkoni vetëm nga partneri dashuri sot sepse edhe ai do doje te njëjtën gjë prej jush. Çdo gjë ne një lidhje duhet te jete reciproke. Beqaret do kërkojnë gjithë kohës princin e tyre te kaltër, por nuk do ja dalin dot mbanë. Nuk do jete dita e tyre më me fat. Ne planin financiar disa probleme te vogla do ju motivojnë te bëni një riorganizim te situatës.

Peshqit

Beni disa lëshime sot ne jetën tuaj ne çift sepse vetëm kështu do e qetësoni atmosferën e tensionuar qe ka ekzistuar deri me sot. Beqaret, duan apo jo, do duhet te bëjnë disa zgjedhje. Duke filluar qe sot jeta e tyre do ndryshoje rrënjësisht. Financave do ju kushtoni rëndësinë e duhur. Për këtë arsye situata do jete me e qëndrueshme se kurrë me pare.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING