Connect with us

Kronike

Po shkonte te vogëlushi/ Rrëzohet nga dritarja shqiptarja, humb jetën tragjikisht (EMRI)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, në “Barcellona Pozzo di Gotto”, ndërsa 24 vjeçarja, Ambra Seferi ka gjetur vdekjen në banesën ku jetonte. Seferi ishte banore në apartamentin ku gjeti vdekjen, prej thuajse 2 vitesh.

Sipas mediave italiane, 24 vjeçarja kishte lënë të hapur derën e shtëpisë ndërsa do ngjitej në tarracë, por më pas dera u mbyll. E shqetësuar se fëmija i saj 18 muajsh dhe vajza e një miku kishin mbetur vetëm në shtëpi, mendoi të ngjitej në apartament nga dritarja nga jashtë, por ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në tokë.

Ndonëse është marrë menjëherë nga urgjenca, mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar. Mësohet se e reja humbi jetën pas traumës së rëndë.

Advertisement