Connect with us

Politike

“Protesta dhe Bashkim!”, Edi Paloka lë gjithçka hapur për protestën e 20 shkurtit

Protesta e 20 shkurtit është akti i parë joformal i bashkimit në PD. Për herë të parë që kur u ndanë në kampe të ndryshme pas vendimit të Bashës për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar, deputetët e përfaqësuar nga Gazment Bardhi kanë rënë dakord të punojnë së bashku për organizimin e protestës me deputetët që mbështesin zotin Berisha. Këtë e konfirmol në një intervistë për emisionin “Pa Censurë” në RTSH, Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka.

Të hënën është thirrur një mbledhje e Këshillit Kombëtar për protestën dhe ky është rasti që për herë të parë grupi parlamentar, i përfaqësuar nga zoti Bardhi, të marrë pjesë në mbledhje në selinë e PD. “Besoj se ditën e mbledhjes do të ketë diçka edhe lidhur me bashkimin e PD. Në qendër do të jetë 20 shkurti, por ftoj edhe deputetët e tjerë që do të jenë pjesë e përgatitjes së 20 shkurtit, dhe këtu kemi rënë dakord, që të marrin pjesë.”– tha zoti Paloka për RTSH.

Por çfarë do të ndodhë në 20 shkurt, përveç demonstrimit të revoltës me prani qytetare? Edi Paloka u rezervua të japë një përgjigje të qartë, siç ndodh gjithmonë në të tilla raste. Por ai citoi kryetarin Berisha për të krijuar një ide se 20 shkurti, ndoshta nuk do të jetë xhiroja e radhës në bulvard. “E ka thënë Berisha, “popullin një herë e drejton, një herë të drejton”. Në 32 vite, kam marrë pjesë në shumë protesta dhe kam përfunduar në burg, kur i drejtoja protestat. Dhe nga eksperienca mund t’ju them që është e vërtetë kjo që thotë Berisha. Çdo gjë mund të ndodhë.”- tha Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka në emisionin “Pa Censurë”, në RTSH.

Më poshtë një pjesë nga intervista.

Elona Meço: Cili është qëllimi i protestës së 20 shkurtit? Çfarë duhet të presim?

Edi Paloka: Gjithë pakënaqësia, revolta që qytetarët e shprehin përditë në shtëpi, me familjen, me miqtë, në rrjetet sociale dhe kudo tjetër dhe nuk shpërthen siç duhet të shpërthente, shpresoj që të paktën në 20 Shkurt, me praninë e tyre ta shprehin revoltën, duke qenë të paktën të pranishëm në protestë.

Elona Meço: Pastaj çfarë ndodh? Ikin në shtëpi?

Edi Paloka: E ka thënë Berisha, “popullin një herë e drejton, një herë të drejton”.

Elona Meço: Ky është rasti që ju drejton populli ju?

Edi Paloka: Ajo nuk dihet.

Elona Meço: Nga eksperienca ime në PD, asgjë nuk ishte e papritur në protesta, gjithçka dihej.

Edi Paloka: Në 32 vite, kam marrë pjesë në shumë protesta dhe kam përfunduar në burg, kur i drejtoja protestat. Dhe nga eksperienca mund t’ju them që është e vërtetë kjo që thotë Berisha. Çdo gjë mund të ndodhë.

Elona Meço: Por kur e do kreu i partisë, lidershipi i partisë.

Edi Paloka: Kreu i partisë mjafton të mos pengojë. Aq më tepër që në këtë protestë nuk do të ketë një kokë që do të drejtojë apo dikush që t’u thotë “bëni këtë apo atë.” Do të jemi të gjithë njësoj aty.

Elona Meço: Do të qëndroni përpara kryeministrisë?

Edi Paloka: Strategjinë do ta merrni vesh në momentin e duhur. Synimi i parë është të tregohet pakënaqësia dhe revolta e qytetarëve me praninë e tyre. Çfarë do të sjellë 20 shkurti, le t’ia lëmë 20 shkurtit.

Elona Meço: Është gjithçka e hapur?

Edi Paloka: Sigurisht!

Elona Meço: Këshilli kombëtar që do të mblidhet të hënën do të jetë vetëm për protestën apo ka lidhje dhe me bashkimin e PD?

Edi Paloka: Sigurisht, janë të gjithë elementë. Besoj se ditën e mbledhjes do të ketë diçka edhe lidhur me bashkimin e PD. Në qendër do të jetë 20 shkurti, por ftoj edhe deputetët e tjerë që do të jenë pjesë e përgatitjes së 20 shkurtit, dhe këtu kemi rënë dakord, që të marrin pjesë.

Elona Meço: Pra 20 Shkurtin do ta organizoni bashkë me deputetët e grupit që përfaqësohet nga zoti Bardhi?

Edi Paloka: Po, në 20 shkurt jemi bashkë. Edhe aktivitetet do t’i kryejmë së bashku, do të dalim bashkarisht për të ngritur njerëzit në protestë.

Elona Meço: Këshilli Kombëtar ka marrë tagrin për të ndryshuar statusin. Është ky rasti të hënën?

Edi Paloka: Jo, por tagrin për këtë punë e kemi marrë, për të bërë ndryshimet në një rast të tillë.

Politike

Përse u zhgënjye nga Lulzim Basha? Gazment Bardhi: U largova prej tij kur kuptova që…

Gazment Bardhi ishte krahu i djathtë i Lulzim Bashës kur ky i fundit drejtonte Partinë Demokratike. Ai qëndroi në krah të tij edhe kur nisi përçarja e madhe mes demokratëve.

Por më pas u largua nga Basha dhe sot nuk komunikojnë me njëri-tjetrin, teksa Bardhi është bashkuar me grupimin Berisha dhe drejton grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin Opinion Gazment Bardhi ka treguar përse ndodhi çarja mes tij dhe Lulzim Bashës.

Continue Reading

Politike

Blushi kërcënon Ballën e Veliajn: Do përfundoni më keq se deputetë në Ukrainë, në kosh të plehrave

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi është shprehur se protestat para bashkisë do të vijojnë derisa të largohet Erion Veliaj, ndërsa bëri thirrje ministrit të Brendshëm dhe Erion Veliajt që të mos i provokojnë qytetarët.

“Nuk do të tërhiqemi deri ditën kur të largohet Erion Veliaj si përgjegjësi kryesor për ndotjen nivelit të ajrit mbi 20 herë mbi normat e lejuara nga Organizata e Botërore Shëndetësisë që vit pas viti shkakton viktima në Tiranë. Dhe sot edhe fëmijët e porsalindur janë alergjikë pikërisht për një fajtor që quhet Erion Veliaj.

Nuk do të tërhiqemi nga protestat për sa kohë të mos ketë ndëshkim për rrëmbimin e pronave të ligjshme të qytetarëve dhe për shembjen e pronave të ligjshme të qytetarëve nga Shkoza në Unazë të Re deri në Laprakë. Nuk tërhiqet Opozita e kam deklaruar edhe në protestë dhe gjithë Opozita e ka deklaruar.

I bëjmë thirrje Taulant Bekojarisit dhe Erion Veliajt të mos provokojnë qytetarët, sepse do të përfundojnë më keq se ata deputetët që keni parë ju në Ukrainë, në kosh të plehrave jo në mënyrë figurative, por në kosh të plehrave fizikisht” tha Blushi  në konferencë për median.

 

Continue Reading

Politike

Vizita ‘private’ e Ramës në Greqi, Mitsotakis i shqetësuar se mund të ndikojë te vota e shqiptarëve

Vizita e Kryeministrit Rama për të takuar shqiptarët që jetojnë në Greqi me 12 Maj duket se ka shqetësuar jo pak Athinën zyrtare. Shkak, sipas mediave greke, lidhet me frikës se Rama mund të ndikojë në orientimin e votës së emigrantëve për zgjedhjet e deputetëve helen për Parlamentin Europian.

Sipas gazetës “Kathimerini”, autoritetet greke i kanë kërkuar bashkëpunëtorëve të shefit të qeverisë shqiptarë që të shtyjë takimin me emigrantët pas 9 qershorit, datë e cila përkon me ditën e zgjedhjeve për eurodeputetët. Gjithashtu në shkrim thuhet se bashkia ja ka revokuar lejen e mitingut organizatorëve, e cila është parashikuar të mbahet pranë stadiumit Galatsi.

Pavarësisht këtij pretendim A2 CNN ka mësuar se vendtakimi i Ramës me shqiptarët që jetojnë në Greqi është caktuar në një ambient privat dhe jo një hapësirë publike. Kathimerini, thotë se ju referohet burimeve diplomatike shqiptarë dhe greke, sipas të cilave, më këtë vizitë kryeministri Rama mund të orientojë votën e shqiptarëve si një kundërpërgjigje për kandidimin për zgjedhjet europiane të Fredi Belerit për llogari të partisë së shefit të qeverisë greke Kiriakos Mitostakis.

Megjithatë, thotë gazeta greke, një ngjarje e tillë, edhe nëse Rama i shmang referimet përzgjedhjet europiane, në çdo rast do të përbënte përfshirje indirekte në proces. Kreministria nuk ka një reagim për këtë çështje edhe pse A2 CNN u interesua pranë ekzekutivit shqiptar nëse ka marrë zyrtarisht një kërkesë nga Greqia për shtyrje apo nëse ka një plan që takimi i 12 majit të zhvendoset pas përfundimit të zgjedhjeve europiane.

Por gjatë ditës së enjte në aktivitetin në Bashkinë e Tiranës, për nder të Ali Ahmetit, Edi Rama duke thumbuar rolin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, nënvizoi se vetë ai nuk ka asnjë qëllim të ndikojë në vendimmarrjen e zgjedhësve të atij vendi, qoftë edhe të shqiptarëve.

Por pyetja që mbetet është nëse lidhet ky mesazh i Edi Ramës vetëm përzgjedhjet kur janë të përfshirë politikanë shqiptarë apo i drejtohet edhe fqinjit tonë jugor.

Continue Reading

Politike

Betejat e opozitës, Kulluri: Protestat para bashkisë, teatër dhe shfaqje e inkoherencës

Sekretari për marrëdhëniet me publikun i Partisë Demokratike, Edvin Kulluri foli sot në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus për betejat politike të opozitës.

Përmes një lidhjeje direkte me Skype Kulluri analizoi zhvillimet e fundit politike, përfshirë sulmet Berisha – Meta ndaj SPAK, tek “amnistia” e të korruptuarve dhe protestat e opozitës para bashkisë Tiranë.

Në intrevistën për gazetarin Roland Zili, Kulluri tha se protestat e opozitës para bashkisë Tiranë kanë pjesëmarrje të ulët.

Kulluri e cilësoi aksionin e opozitës si “teatër dhe shfaqje të fundit të inkoherencës së kësaj pjese të opozitës”.

Pjese nga intervista

Roland Zili: Kohët e fundit kemi parë një ashpërsim të aksionit opozitar nga grupi që drejtohet nga Beridsha dhe Meta. Kujtoj këtu sulmet ndaj SPAK dhe protestat para bashkisë: a mos po mbetet në hije partia demokratike e drejtuar nga Basha?

Evin Kulluri: Duhet të kemi parashysh një gjë që protestat nuk bëhen me 50 policë civile, 200 turistë kinezë, 200 njerëz mbështetës të Berishës dhe Metës dhe 300 policë me kapele. Duhet të jemi realistë dhe të themi se ato protesta kanë një pjesëmarrje shumë të ulët. Mungon koherencë në mënyrë skandaloze në veprimet e kësaj pjese të opozitës. Së pari skandali më i madh i bashkisë Tiranë nuk është 5D, por është çështja e inceneratorëve dhe unë nuk kam parë as Këlliçin, Berishën apo Metën të shkojnë të protestojnë në Kavajë të drejtuar nga kandidati i “Bashkë fitojmë” i cili ka paguar gati 1.5 mln euro për inceneratorët njësoj si Veliaj dhe kryetarë tjerë të bashkive të PS-së. Së fundmi nuk e kuptoj dot këtë acarim, këto akte ekstreme ndërkohë që janë ulur dhe kanë bërë një Pazar të shpifur në kurriz të protestuesve që nuk u liruan nga amnistia për shkak se nuk donin këta dhe u liruan 80 njerëz nën hetim për korrupsion nga mazhoranca. Ky aksion që ju e quani ta ashpër dhe radikal, në fakt është teatri dhe shfaqja më e fundit e inkoherencës së kësaj pjese të opozitës.

Continue Reading

Politike

Figura më e pëlqyer në PD, Jorida Tabaku: Kam bërë kompromis me veten…

Deputetja Jorida Tabaku komentoi në një intervistë për Euronews gjetjet e “Barometrit”, ku ajo rezulton politikania më e pëlqyer në PD, me 47 për qind të pëlqyeshmërisë.

E pyetur nëse e shesh veten si kryeministre të ardhshme nëse i propozohet, Tabaku u shpreh se për të e rëndësishme është që PD të gjejë rrugën e duhur dhe të shkojë e bashkuar në zgjedhje.

“Është diçka shumë larg për momentin, për momentin nuk dihet si opozita do shkojë në zgjedhje, dëshira ime është që të shkojë e bashkuar me një ofertë opozitare. Ndjeva vlerësim kur pashë sondazhin. Kam bërë një kompromis me veten për t’u fokusuar në çështje që lidhen me njerëzit, jam përpjekur të heq dorë nga debati i brendshëm në PD që na çoi në një situatë të papranueshme, jam përpjekur t’i drejtohen njerëzve, të njëjtën gjë po bëjnë edhe shumë kolegë të tjerë. Them se nëse vazhdojmë në këtë drejtim situata do jetë më e mirë. Për mua nuk ka rëndësi çfarë bën Jorida, por çfarë bën PD”, tha Tabaku.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING