Connect with us

Aktualitet

Ra nga një lartësi prej 7 metrash, ndërron jetë 72-vjeçarja

Ka ndërruar jetë 72-vjeçarja në Gjirokastër pak orë pasi ra nga tarraca e azilit ku qëndronte.

Ndërron jetë e moshuara e Azilit të Pleqve në Gjirokastër Sheqere Zeko në moshën 72-vjeçare.

Lajmin është konfirmuar përmes kanaleve të komunikimit nga Spitali Memorial i Fierit teksa e moshuara ka mbërritur e pajetë në pavionin e traumës në këtë spital.

Fraktura në shpatull dhe në këmbë, kanë qenë plagët që ka marrë e ndjera në momentin kur ra nga tarraca e Azilit të Pleqve mesditën e sotme.

Sheqere Zeko ishte duke soditur natyrën në tarracën e Azilit teksa u rrëzua nga një lartësi prej 7 metrash çka i shkaktoi asaj dëmtime në pjesë të trupit. Pasi është çuar në Spitalin e Gjirokastrës me autoambulancë, ajo i’u nënshtrua ekzaminimeve të zakonshme dhe gjendja e saj fillestare ishte e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Pas një ore, kondicioni fizik i saj u rëndua çka detyroi specialistët që t’a përcillnin për një trajtim më të specializuar në Spitalin Memorial të Fierit. Mësohet se rrugës ajo ka ndërruar jetë.

Advertisement