Connect with us

Politike

Rama sulmon opozitën: I thonë BE-së, “bllokoni vendin”

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së kësaj të sotme në Vlorë, foli dhe në Asamblenë e PS-së në këtë qark. Rama foli mbi denoncimet dhe akuzat e opozitës në Bruksel dhe Berlin lidhur me kriminalizimin e vendit dhe lidhjet e qeverisë me krimin.

Rama e shikon si diçka të paimagjinueshme që një forcë politike shkon në Europë dhe akuzon vendin e vet duke kërkuar bllokimin e tij. Ata, që i quan molotovarë, për të janë specia e vetme në Europë që bën diçka të tillë, që nuk ka ndodhur as me opozitat në Maqedoni të Veriut apo Mal të Zi.

“Problemi i tyre themelor është që i marrin shqiptarët për budallenj. Do vënë keq e më keq. Gjëja duhet folur e shpjeguar. Është një lukuni e tërë që funksionon vetëm për të hedhur helm. Gënjeshtra tërheq më shumë.

Molotvarët janë specia e vetme që njeh Europa në aspektin e eksportimit të llumit në Europë për të penguar sa munden Shqipërinë. E dëgjoj nga ata në Europë. Nuk kanë parë më parë, ka pasur Maqedonia konflikte të jashtëzakonshme. Nuk kanë parë të shkojnë nga Maqedonia trupa opozitare dhe të thonë bllokojeni Maqedoninë. Mos hapni derë për Maqedoninë. Nuk ka ndodhur. Kanë bërë ç’kanë bërë, në gjuhë të huaj nuk e kanë bërë. Mali i Zi ka patur konflikte, ata janë dhe dy etni. Nuk ka bërë vaki të shkojnë në Bruksel, Berlin, të thonë bllokojeni se atje bëhen të gjitha të zezat. Ça është kjo? Si kriminalizohet vendi yt?

Sulmet e tyre më janë bërë sukses dhe shëndet. Si kriminalizohet vendi yt? Të dëgjojnë janë paratë e krimit. Si mundet të ulen përballë gazetarësh dhe kamera të huaja dhe të argëtojnë publikun me histori kriminelësh. Nuk ja ka bërë askush vendit të vet. Askush vendi të vet. Është e paimagjinueshme. Ja që na ka rënë ne. Duhet të jemi të vetëdijshëm se ça kemi në kurriz. Barrë që të bëjmë histori, duke i kapërcyer gjitha pengesat. Ta realizojmë objektivin historik të anëtarësimit të vendit në BE.”, tha ai.

Advertisement