Connect with us

Politike

Sakrifica e familjes Jashari/ Meta: Themeli i lirisë së Kosovës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në kuadër të 25 vjetorit të rrethimit të forcave serbe të Millosheviç në familjen Jashari.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka përkujtuar sakrificat e familjes Jashari.

Më tej ka shkruar se “sakrifica e familjes Jashari, të prirë nga Ademi legjendar, është themeli i lirisë të Kosovës”.

Postimi i plotë i Metës:

Para 25 vitesh forcat e Millosheviçit rrethuan familjen Jashari. Ata qëndruan siç di të qëndrojë shqiptari. Sakrifica e familjes Jashari, të prirë nga Ademi legjendar, është themeli i lirisë të Kosovës.

Në atë kohë, ne, Shqipëria, ishim të gjithë me zemër e me vepra në mbështetje të Kosovës. Shpejt do të vijë koha që Shqipëria do të jetë prapë 100% në mbështetje të Kosovës.

Lavdi të përjetshme Adem Jasharit dhe heronjve të Kosovës!

Advertisement

TRENDING