Connect with us

Aktualitet

Të arrestuar për shpërdorim detyre, GJKKO liron nga qelia 27 të pandehur

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë sot vendimin në lidhje me zyrtarët, shumica prej të cilëve kanë ushtruar funksione të ndryshme në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Kukës, të cilët akuzoheshin se merrnin ryshfet personave të ndryshme që hynin në territorin e Kosovës.

Gjykata ka liruar sot me “shërbim prove” apo me deklarimin fajtor 27 prej të pandehurve, ndërsa ka lënë në burg vetëm 4 prej tyre.

Vendimi i GJKKO:

1- Lahert Sulo fajtor, 2 vite e 8 muaj shërbim prove dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite. Ani Hoxholli fajtor, 2 vite e 8 muaj shërbim prove dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
2- Emilton Asllanaj, i pafajshëm, heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
3- Halim Shehu, fajtor, 1 vit e 8 muaj burg dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
4- Arben Kastrati, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
5- Arjan Sokoli, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
6- Dashnor Braha, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
7- Elidjana Toçila, fajtore, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
8- Endrit Uka, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
9- Fatri Iseberi, fajtor, 1 vit e 8 muaj burg, heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
10- Fatri Braha, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
11- Artan Redhaj, i pafajshëm
12- Gëzim Duraku, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
13- Haqif Halilaj, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.

14- Kapllan Dogjani, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
15- Mimoza Shahinaj, fajtore, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
16- Muhamet Cengu, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
17- Rezarta Lako, fajtore, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
18- Urim lami, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
19- Vehbi Nerguti, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
20- Vijsava Selmani, fajtore, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
21- Xhuljana Maksutaj, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
22- Bedri Duraku, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
23- Avni Tërshana, i pafajshëm
24- Arben Goçi, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite
25- Reni Dakolli, i pafajshëm
26- Shpëtim Cenaj, i pafajshëm
27- Sulë Onuzi, i pafajshëm
28- Atli Jashari, fajtor, heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
29- Klevis Salkurti, i pafajshëm
30- Xhaferr Elezi, 8 muaj burg dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
31- Sazan Ibra, fajtor, 8 muaj burg dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.

Aktualitet

Bllokohet qarkullimi në autostradën “Tiranë-Elbasan”? Reagon policia: Ka ngadalësim të lëvizjes për shkak të

Drejtoria e Policisë në Elbasan ka reaguar pas lajmeve se në dalje të autostradës “Tiranë-Elbasan”, është bllokuar lëvizja. Policia sqaron se nuk ka asnjë bllokim të automjeteve por ka ngadalësim të lëvizjes, për shkak të fluksit të automjeteve që vijnë nga Tirana në drejtim të Elbasanit.

Gjithashtu iu bëhet thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, duke u kthyer në burim për përfshirje në ngjarje rrugore apo për bllokim të lëvizjes në të dy kahet e rrugës.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, sipas të cili në dalje të autostradës “Tiranë-Elbasan”, është bllokuar lëvizja, ju informojmë se:

Nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve, por ka ngadalësim të lëvizjes, për shkak të fluksit të automjeteve që vijnë nga Tirana në drejtim të Elbasanit.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor ndodhen në terren dhe vijojnë intensivisht punën për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve.

Drejtuesit e automjeteve të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, duke u kthyer në burim për përfshirje në ngjarje rrugore apo për bllokim të lëvizjes në të dy kahet e rrugës.

Continue Reading

Aktualitet

‘Mbreti’ i lojrave të fatit/ Dy vjet i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinajt

SPAK përfundoi këtë të premte hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen “Metamorfoza”  ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka, i akuzuar për vrasje dhe grup të strukturuar, si dhe të bashkëpunëtorëve të tij, mes tyre një prokuror dhe dy funksionarë policie.

Veç Gjokës, për gjykim janë dërguar edhe të pandehurit Behar Brajoviq; Edmond Preka; Astmer Bilali; dy zyrtarët e policies, Ardit Hasanbegaj dhe Oltian Bistri, si dhe prokurori Xhevahir Lita.

Por në fund të njoftimit, SPAK, thotë se ka veçuar dosjen për personat e tjerë që dyshohen si të implikuar, për të cilët nuk është ekzekutuar ende masa e sigurisë. Një prej tyre është edhe i shumëkërkuari Ervis Martinaj, i cili vazhdon të jetë i zhdukur prej rreth dy vitesh.

“Ndërkohë, për personat e tjerë nën hetim, bashkëpunëtorë në kryerjen e veprave penale të mësipërme, për të cilët nuk janë ekzekutuar akoma masat e sigurimit të miratuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për fakte të tjera kriminale, si dhe për persona të tjerë të përfshirë në aktivitete kriminale, që kanë rezultuar gjatë veprimeve hetimore të kryera në këtë procedim penal, është vendosur ndarja e çështjes penale dhe vazhdojnë të jenë ende në fazën e hetimeve paraprake.”, thuhej në njoftimin e SPAK.

Ervis Martinaj shfaqet në bisedat me Behar Bajrin, të cilit i kërkon vrasjen e Gjin Ndojit. Dhjetëra operacione janë bërë për gjetjen e Martinaj,  por deri tani nuk kanë arritur në asnjë konkluzion zyrtar në lidhje me fatin e tij.

Misteri i zhdukjes

Ervis Martinaj njihej si njeriu që jetonte mes biznesit të lojrave të fatit dhe botës të krimit të organizuar.

Më 9 gusht 2022, 41-vjeçari humbi kontaktet me rrethin e tij shoqëror dhe  familjar, çka solli që një ditë më pas në 10 Gusht xhaxhai i tij Rakip Martinaj të kallëzonte në policinë e Laçit, rastin e humbjes së kontaktit me nipin.

Shijaku ishte pika e fundit e ndalesës së tij, duke hyrë në banesën e një të njohuri A.A. Shijaku mban të fshehur misterin nëse Ervis Martinaj është gjallë apo e kanë vrarë.

Për një periudhë gati 2-vjeçare emri i Ervis Martinajt, ka ngjallur kureshtje, duke e ndarë opinionin publik, median dhe policinë, mes misterit nëse është i gjallë apo është i vdekur.

Prokuroria e Laçit dhe më pas ajo e Lezhës po kryejnë hetime për akuzën e “Rrëmbimit dhe zhdukjes së personit”. Por deri në këtë fazë nuk është bërë e mundur të gjendet asnjë provë apo sinjalizim.

Njerëzit e fundit që shoqëronin Ervis Martinaj nga Tirana në Durrës dhe anasjelltas, ishin e dashura e tij Sadete Kokomani dhe punonjësi i policisë, Jeton Lami.

Ky i fundit u arrestua për “Shpërdorim detyre” dhe më pas u dënua nga gjykata e Lezhës me dy vjet e 10 ditë burgim.

E megjithëse Prokuroria e Lezhës, për rastin Martinaj po kryen hetime në pistën e rrëmbimit dhe zhdukjes së personit, nga ana tjetër SPAK, brenda 1 viti ka iniciuar 4 procedime penale kundër tij, duke i vendosur 2 masa sigurimi “Arrest në burg”.

Dy herë në kërkim brenda vitit

Nga maji 2022 deri në korrik 2023, Ervis Martinaj është shpallur dy herë në kërkim nga SPAK, si person i implikuar në sigurimin e kushteve për të vrarë Endrit Doklen, Kleant Musabelliut dhe vrasjen e Gjin Boriçit në Shkodër.

Një masë tjetër është dhe inicimi i një hetimi pasuror, duke vendosur sekuestrimin e pasurive të biznesmenit dhe familjarëve të tij. Ndërkohë një proces tjetër është iniciuar në SPAK pas dyshimeve të përfshirjes së tij në trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Europë.

Njëherësh në prokurorinë e Lezhës, në shtator 2022 Martinaj rezulton të jetë marë i pandehur së bashku me Nikolin Nikën, për “Heqjen e paligjshme të lirisë” ndaj 64-vjeçarit Nikoll Buna. Por pas të gjitha këtyre dosjeve penale të lindura brenda 1 viti, Ervis Martinaj, nuk ka dhënë asnjë sinjal që ekziston.

Continue Reading

Aktualitet

E papritur/ Burri denoncon në polici largimin e gruas nga shtëpia me tre fëmijët e mitur

Ditën e djeshme, një burrë ka denoncuar në Komisariatin e Shkodrës, gruan e tij, e cila ka marrë tre fëmijët e mitur dhe është larguar nga shtëpia. Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e një gruaje së bashku me 3 fëmijët e saj ë mitur, e cila është larguar nga banesa.

Bashkëshorti i 39-vjeçares me iniciale A. A. ka kallëzuar se e shoqja është larguar nga banesa, ndërsa policia po punon për gjetjen e gruas dhe fëmijëve të tyre të mitur.

“Më datë 03.05.2024, shtetasi E. A., 31-vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39-vjeçe, së bashku më 3 fëmijët e tyre të mitur. Po punohet për gjetjen e tyre”, raporton policia.

Continue Reading

Aktualitet

Kryepiskopi Anastas uron Pashkët: Të mposhtim hidhërimet me fuqinë e Ngjalljes

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastas Janullatos ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë në prag të Pashkëve.

Ngjallja e Krishtit kulmon këtë vit në mesnatën mes 4 dhe 5 majit për besimtarët ortodoksë që gjenden në javën e Madhe dhe të Shenjtë. Në përkujtimin e vuajtjeve të Jisu Krishtit dhe kryqëzimin e më pas Ngjalljen, Kryepiskopi Anastas vë theksin te konfliktet në Ukrainë, Gaza apo edhe në Sudan e Haiti.

Kryepiskopi flet edhe për më shumë dashuri në vendin tonë, ‘të cilin shpeshherë e mundojnë mërzitë, përçarjet, armiqësitë, sëmundjet e rënda, krizat e shumëllojshme. Besimi i krishterë na fuqizon me një siguri të plotë’, thekson Fortlumturia e tij në mesazhin e Pashkëve.

Mesazhi i plotë:

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë

Mposhtja E Hidhërimeve Me Fuqinë E Ngjalljes

“Të njoh atë me fuqinë e Ngjalljes së tij” (Fil. 3:10)

Ηimni ngjallësor: “Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli…”, ende kumbon ngadhënjyes dhe ngushëllues në mes të errësirës së melankolisë, të shkaktuar nga ngjarjet e dhimbshme në Ukrainë, Gazë, Sudan, Haiti dhe në vende të tjera të botës, madje edhe këtu, në mjedisin tonë, të cilin shpeshherë e mundojnë mërzitë, përçarjet, armiqësitë, sëmundjet e rënda, krizat e shumëllojshme. Besimi i krishterë na fuqizon me një siguri të plotë. Ne e dimë se jemi të brishtë, që e mbajmë “këtë thesar (të besimit) në enë prej balte” (2 Kor. 4:7-8), por kjo ndodh “që të dalë në pah se kjo fuqi tejet e madhe vjen nga Perëndia, jo nga ne”.

Periudha e Pashkës, me një mënyrë të veçantë dhe përmes një përjetimi personal, na fton t’i afrohemi Krishtit, që pëson dhe ngjallet: “Që ta njoh atë dhe fuqinë e Ngjalljes së tij, të marr pjesë në pësimet e tij dhe të bëhem i ngjashëm me të në vdekjen e tij” (Fil. 3:10). Dy të vërteta na e ndriçojnë udhën drejt një marrëdhënieje më të ngushtë me atë që pësoi dhe u ngjall: Pranimi për të marrë pjesë në pësimet e Tij dhe të qenit i ngjashëm me të në vdekjen e Tij. E kemi theksuar edhe herë tjetër se Ngjallja nuk është diçka që vjen më vete, që vjen pas Kryqit, por gjendet brenda Kryqit, brenda pësimit, kur e pranojmë atë ashtu siç e pranoi edhe Krishti. Dhe anasjelltas, përjetimi i Ngjalljes kërkon gjithnjë si kusht paraprak të bëhemi të ngjashëm me Krishtin e kryqëzuar dhe të ngjallur.

Kjo pjesëmarrje në Pësimet dhe Ngjalljen e Tij forcon qëndresën tonë, në mënyrë që të mos na përpijë depresioni dhe dëshpërimi. Himni triumfal themelor, që kumbon fort brenda nesh – “Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli…” – është shpallja kryesore e besimit të krishterë orthodhoks dhe përmbledh domethënien më të thellë të Mishërimit të Birit dhe Fjalës së Perëndisë. Këtë përvojë të dyfishtë, të Kryqit dhe të Ngjalljes, e përjetojnë dëshmorët e Kishës sonë ndër shekuj. Edhe ne “le të ecim me durim në betejën që na pret, duke soditur Jisuin, që është kreu i besimit tonë dhe ai që e bën atë të përsosur” (Heb. 12: 1-2).

Duke lavdëruar me mirënjohje Perëndinë Triadik gjatë periudhës paskale, le ta shtojmë përpjekjen tonë, në mënyrë që ta përjetojmë këtë bindje dhe le të përçojmë ngushëllim në mjedisin tonë me dhembshuri.

Krishti u Ngjall, vëllezërit e mi!

Pashkë të bekuara, me shëndet, durim dhe mendësi kryqngjallësore!

Continue Reading

Aktualitet

Ermal Hasimja: Dyshimi i madh, skenari kush mund të marrë në dorë drejtimin e Shqipërisë

Analisti Ermal Hasimja ka komentuar situatën politike në Shqipëri dhe rolin e SPAK.

Sipas tij  sistemi politik në Shqipëri ka një logjikë shumë të brishtë. Mes tjerash ai tregoi dyshimin që ka për të ardhmen e Shqipërisë.

“Mentaliteti i popullit shqiptar është i tillë. Në momentin që të sheh se bie nga fiku aty të shkel më këmbë. Ky është një sistem që funksionon brenda kësaj logjike që është shumë e brishtë.

Mund të ndodh që të ketë diçka të fortë ndaj sistemit të drejtësisë dhe mund të ketë një bërthamë që ndoshta në të ardhmen funksionojnë realisht. Në këtë  vend që është Shqipëria terreni për dyshime është jashtëzakonisht pjellor”-tha Hasimja.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING