Aktualitet
Të mundësh Ramën me bedelët e Metës – Shkrim nga Dritan Hila
Të ndodhur në një krizë ideore dhe morale dhe me probleme të mëdhaja personalitetesh në partinë e tij, Ilir Meta ka dalë me propozimin që opozita të dalë me një kandidat të jashtëm me mbështetje nga dyshja Berisha & Meta.Tashmë Ilir Meta nuk e di se sa vota ka sikurse është i vetëdijshëm se Berisha nuk ka mjaftueshëm që të sjellë dyshen në pushtet, ndaj ka hedhur këtë ide e cila fut ujë nga të gjitha anët. Së pari Berisha po të donte t’i hapte rrugë dikujt tjetër, e bënte këtë në aksionin që filloi në partinë e tij para dy vjetësh. Ti thuash pas dy vjetësh që t’i hapësh rrugën një tjetri, është të tallesh me të.