Connect with us

Aktualitet

Trafiku i klandestinëve/ Hoxha: Ka të huaj që kanë hapur një biznes si mbulim…

Gazetari Artan Hoxha ka folur mbi trafikun e klandestinëve të huaj që kalojnë ilegalisht në Shqipëri me qëllim mbërritjen në kufijtë e vendeve të Bashkimit Europian.

Duke marrë në analizë aksidentin tragjik që ndodhi një ditë më parë në Këlcyrë ku vdiq shoferi nga Shkodra dhe 7 emigrantët pakistanezë që transportonte ilegalisht, Hoxha shpjegoi në “Top Talk” sesi funksionojnë linjat e trafikut të klandestinëve në Shqipëri

“Kryesisht funksionon në këtë formë. Në Shqipëri, kemi trafikantë vendas, të klandestinëve dhe trafikantë të thuaj që kanë ardhur në Shqipëri, kanë hapur një biznes si mbulim dhe koordinojnë veprimet teksa qëndrojnë këtu. Ka shtetas egjiptianë, arabë, të cilët të vendosur në Shqipëri organizonin trafikun e klandestinëve. Kinezë janë të vendosur këtu, filipinas, Shqipëria është e mbushur me emigrantë që vijnë nga këto vende. Këta që janë në Shqipëri, koordinojnë lidhjet me ata që I sjellin dhe me vendasit që I kalojnë drejt vendeve të BE. Në rastin konkret ka ndodhur në këtë formë. Trafikantët të vendeve aziatike që qëndrojnë në Greqi, kanë lidhje me trafikantët shqiptarë për t’i kaluar në BE. Ai në Greqi organizon hyrjen në territorin grek, kalimin në territorin grek. Shqiptarët i marrin nga brenda kufirit grek, kanë ligjin që i lejon t’i sjellin nëpërmjet kufirit të gjelbër. Kalojnë më pas në dy drejtime, nëpërmjet Malit të Zi dhe Kosovës”– shpjegoi Hoxha.

Ndër të tjera, gazetari shpjegoi sesi në rastet që janë kapur deri tani, klandestinët priten nga grupe të ndryshme shqiptarësh në jug të vendit, si Tepelenë e Gjirokastër dhe më pas i marrin në dorëzim persona nga veriu që bëjnë kalimin e tyre drejt Kosovës apo Malit të Zi.

“Në rastet që janë kapur deri tani, trafikantët që presin janë Tepelenë, Gjirokastër, Përmet etj. Ata i sjellin në vend, më pas nga veriu, i marrin dhe i çojnë përtej kufirit. Ky është trafik që nuk sjell ndonjë sasi shumë të madhe parash. Në një rast në Pogradec, u kap një grup me 86 persona, me nga 300 euro secili”– tha gazetari.

Aktualitet

Keni bërë plane për fundjavën? Mësoni fillimisht si parashikohet moti

Fundjava do të sjellë kushte atmosferike të paqëndrushme. Një mot i tillë u duk që në nisje të ditës së premte, ku mëngjesi pati prezencë të reshjeve të shiut në pothuajse të gjithë vendin.

E shtuna dhe e diela, po ashtu do të kenë në pjesën më të madhe të kohësh reshje shiut, ku herë herë do të jenë me intensitet të lartë.

Kjo situatë pritet të vijojë deri ditën e shtunë. Sa i takon motit në ditën e dielë, do të ketë një rritje të temperaturave. Vranësirat do të jenë prezente, ku në intervale të shkurtra kohore në disa pjesë të vendit do të ketë reshje të pakta shiu.

Sa i takon fillimit të javës, situata do të jetë më e qetë. Dita e hënë nuk parashikon të ketë prezencë të shiut, por nuk do të mungojë koha me vranësira.

Ndërkohë e marta do të jetë ajo që në mbrënje do të risjellë rëshjet e shiut, por do të jenë vetëm në zonat qëndrore.  Dita e mërkurë parashikohet të jetë me diell dhe me mot të qëndrueshëm.

Continue Reading

Aktualitet

Dosja”5D”/ Apeli rrëzon kërkesën e 5 zyrtarëve të bashkisë Tiranë, lë në fuqi masën e sigurisë të GJKKO

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 05.05.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 18 akti, datë 29.04.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim R.M., M.Q., T.T., J.Z. dhe E.Z., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 28, datë 28.03.2024, verifikuar me vendimin nr. 35, datë 30.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 28, datë 28.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa i përket disponimeve kundrejt apeluesve z. J.Z., z. T.T., znj. E.Z., z. M.Q. dhe z. R.M.

 

 

Miratimin e vendimit nr. 35, datë 30.03.2024 të të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa i përket disponimeve kundrejt apeluesve z. J.Z., z. T.T., znj. E.Z., z. M.Q. dhe z. R.M.

Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Continue Reading

Aktualitet

Cilët zyrtarë u liruan nga burgu pas miratimit të amnistisë? Reagon SPAK, zbulon kush përfitoi

SPAK ka dhënë detaje në lidhje me personat që përfituan pas miratimit të ‘Amnistisë Penale’.

Gjatë një reagimi për ‘Top Channel’, SPAK nënvizon se rreth 40 persona mund të përfitojnë nga përjashtimi i dënimit dhe rreth 60 të tjerë mund të jenë subjekt i përfitimit të uljes së dënimit sipas këtij ligji.

Numri i personave të cilët janë liruar nga burgu si rezultat i uljes se dënimit është 15 persona. Ndërkohë është 1 person i cili ka përfituar ulje dënimi 1 vit e 6 muaj burgim por vazhdon dënimin për pjesën tjetër te pa vuajtur të dënimit.

Njoftimi nga SPAK:

“Nisur nga rëndësia e ndikimit të ligjit nr.33/2024 “Për Dhënie Amnistie” në politikën penale të subjekteve e hetuara nga SPAK, është kryer një analizë e detajuar ku te dhënat janë rakorduar edhe me institucionet e tjera publike. Nga ky përditësim i analizës, arrihet në përfundimin se janë rreth 40 persona të cilët mund të përfitojnë nga përjashtimi i dënimit dhe rreth 60 persona të cilët mund të jenë subjekt i përfitimit të uljes së dënimit sipas këtij ligji. Numri i personave të cilët janë liruar nga burgu si rezultat i uljes se dënimit është 15 persona. Ndërkohë është 1 person i cili ka përfituar ulje dënimi 1vit e 6 muaj burgim por vazhdon dënimin për pjesën tjetër te pa vuajtur të dënimit.

Në mënyrë më të detajuar rezulton se:

• Referuar veprave penale të nenit 75/a paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale, përjashtohen nga vuajtja e dënimit sipas nenit 3 të ligjit nr.333/2024 “Për Dhënie Amnistie” vetëm personat e dënuar për veprën penale të parashikuar në nenin 245/1 (Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publik), të ndarë në vite si më poshtë:

• Për vitin 2023 janë 18 persona;
• Për vitin 2024 janë 22 persona.

Sqarojmë se në total janë 40 persona të cilat kanë përfituar nga amnistia e mësipërme pasi për sa i përket vitit 2021 dhe viti 2022, personat e dënuar për këtë vepër penale që përfitojnë ulje dënimi e kanë vuajtur tashmë dënimin e dhënë nga gjykata.

• Sipas nenit 5 të këtij ligji ku përcaktohen kriteret për përfitimin e amnistisë nga zbritja e dënimit, rezulton se:

Për vitin 2023 përfitojnë ulje dënimi 44 persona të dënuar si më poshtë:
• Të dënuar me burgim dhe të liruar nga burgjet janë gjithsej 10 persona dhe 1 person përfiton ulje për shkak të ligjit për dhënie amnistie por vazhdon vuajtjen e dënimit për pjesën tjetër të mbetur, pra gjithsej 14 persona që përfitojnë nga ligji i mësipërm.
• Të dënuar me kusht janë gjithsej 33 persona.
2.2 Për vitin 2024 përfitojnë ulje dënimi në total 16 persona të dënuar si më poshtë:
• Të dënuar me burg dhe të liruar nga burgu jane 5 persona.
• Të dënuar me kusht jane 4 persona.
• Të dënuar me orë pune janë 7 persona.

Continue Reading

Aktualitet

Beogradi mbështet procesin e Lajçakut për formimin e asociacionit

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, së bashku me ambasadorin Marko Gjuriç, ka biseduar me ambasadorët dhe përfaqësuesit e vendeve të QUINT-IT në Beograd si edhe me përfaqësuesin e Delegacionit të Bashkimit Evropian për domosdoshmërinë e formimit të asociacionit, si dhe situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Petkovic ka përcjellë një mesazh të qartë nga Beogradi për domosdoshmërinë e formimit të asociacionit, të cilën serbët në Kosovë e kanë pritur për 11 vjet, dhe në këtë kuptim, ai theksoi se Beogradi i vlerëson dhe i mbështet shumë përpjekjet e bëra nga Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak.

Petkovic u ka kujtuar bashkëbiseduesve se delegacioni i Beogradit ka pasur disa takime konstruktive vitin e kaluar për Draft Statutin me ekspertë të BE-së, por që fatkeqësisht ato bisedime u ndalën në momentin kur Albin Kurti mori vendim të njëanshëm për heqjen e dinarit në Kosovë.

Lidhur me çështjen e dinarit, ai theksoi se bisedimet në Bruksel kanë qenë të vështira dhe se delegacioni i Beogradit ka paraqitur propozimet dhe komentet e tij për zgjidhjen e krizës së shkaktuar nga vendimi i Prishtinës për të pezulluar përdorimin e dinarit dhe transaksionet e pagesave. Sipas tij, ky problem duhet të zgjidhet urgjentisht, sepse vë në pikëpyetje mbijetesën fizike të popullit serb në Kosovë.

Përveç kësaj, Petkoviç shtoi se dhuna e përditshme e ushtruar nga regjimi i Prishtinës ndaj serbëve dhe urrejtja ndaj gjithçkaje serbe në Kosovë kërcënon stabilitetin e fituar me vështirësi në terren dhe në të gjithë rajonin.

Continue Reading

Aktualitet

Vangjeli: Vjeshta politike e këtij viti, më e nxehtë se vera për Ilir Metën

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin “Top Story”, ka bërë një deklaratë të fortë sa i takon mundësisë që Ilir Meta të arrestohet me urdhër të SPAK.

Vangjeli tha se kanë ardhur letërporosi nga SHBA, një vend i BE dhe pritet përgjigjie edhe nga një tjetër vend që nuk është më anëtar i Bashkimit Europian, duke nënkuptuar Britaninë e Madhe.

“Ka ardhur një përgjigjie nga SHBA, ka ardhur një përgjigjie nga një vend I BE dhe pritet edhe një letërporosi nga një vend që nuk është më anëtar i BE.

Nuk dihet kur vjen letërporosia. E vetmja gjë që do iu them është se vjeshta e këtij viti do jetë më e nxehtë se vera”- u shpreh Vangjeli ndër të tjera.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING