Connect with us

Lifestyle

Tre të pavërteta që nuk duhet të ua themi më fëmijëve

Në vitin 2018, psikologu social i famshëm, Jonathan Haidt, profesori Thomas Cooley i Udhëheqjes Etike në Shkollën e Biznesit Stern të Universitetit të Nju Jorkut dhe gazetari Greg Lukianoff, presidenti i Fondacionit për të Drejtat Individuale dhe Shprehjen, publikuan librin e tyre “The Coddling of the american mind”. Në të, ata argumentojnë bindshëm se brezi aktual i prindërve dhe edukatorëve po i çon fëmijët në rrugë të gabuar. Duke përjetësuar tre të pavërteta të mëdha – (1) “Ajo që nuk të vret të bën më të dobët”; (2) “Gjithmonë besoju ndjenjave të tua”; dhe (3) “Jeta është një betejë midis njerëzve të mirë dhe njerëzve të këqij” – të rriturit po i zhgënjejnë të rinjtë, duke i lënë fëmijët të papërgatitur për t’u përballur me një botë komplekse.

E pavërteta Nr. 1: Ajo që nuk të vret të bën më të dobët
E pavërteta e parë, “Ajo që nuk të vret të bën më të dobët”, duket se është një përmbysje e plotë e një fjale të urtë më fuqizuese: “Ajo që nuk të vret të bën më të fortë”. Prindërit dhe edukatorët sot po shqetësohen gjithnjë e më shumë se mos shkaktojnë çfarëdolloj “traume” te fëmijët, të merakosur se kjo mund të lërë plagë mendore jetëgjata. Parandalimi dhe prindërimi tejet protektiv janë nënprodukte të kësaj dëshire për të mbrojtur fëmijët nga çdo burim i mundshëm dëmtimi, qoftë fizik apo emocional.

Por kjo tendencë në rritje shkon kundër dekadave kërkime që tregojnë se të rinjtë priren të jenë jashtëzakonisht elastikë ndaj përvojave negative. Në vend që të jenë të brishtë, ato janë “anti-të brishtë”, thotë Haidt. Ashtu si kockat dhe muskujt duhet të përdoren dhe të tendosen për të qëndruar të forta, dhe sistemi imunitar duhet të ekspozohet ndaj patogjenëve për të qëndruar në formë të mirë, psikika e fëmijëve duhet të sfidohet për t’i mbajtur ata të ekuilibruar dhe të shëndetshëm.

“Duke i mbrojtur me tepri fëmijët tanë, ne po i vendosim ata në pozicion të dobët, që të dëmtohen më kollaj, të dekurajohen më lehtë”, thotë Haidt për Big Think. “Kur i mbrojmë fëmijët nga pakënaqësia, nga konfliktet, nga fyerjet, nga ngacmimet, nga përjashtimi, ne jemi duke parandaluar psikologjinë e tyre sociale, jemi duke parandaluar aftësitë e tyre sociale, jemi duke penguar zhvillimin e forcës së tyre.”

 

 

E pavërtta Nr. 2: Gjithmonë besoju ndjenjave të tua

Një e pavërtetë e dytë që Haidt dhe Lukianoff e shpjeguan është “beso gjithmonë ndjenjat e tua”.
“Ajo që kemi filluar të shohim në kampus është se studentët inkurajohen të ndjekin ndjenjat e tyre; nëse ndihen të ofenduar nga diçka atëherë ata ndihen të sulmuar. Ata nuk duhet t’i vënë në dyshim ato ndjenja, “tha Haidt.

Frazat fantastike si “e vërteta personale” dhe “përvoja e jetuar” tani përdoren shumë shpesh për të vendosur ndjenjat në të njëjtin skalion si faktet. Por ato nuk janë aspak në të njëjtin nivel. Ndjenjat janë subjekt i qindra paragjykimeve njohëse që lodhin të menduarit e njerëzve. Faktet, nga ana tjetër, janë fakte.

“Ne duhet t’i mësojmë të rinjtë në të gjitha fazat që të vënë në dyshim interpretimet e tyre të menjëhershme, të kërkojnë prova dhe të përmirësojnë mënyrën se si e interpretojnë botën,” tha Haidt.

E pavërteta Nr. 3: Jeta është një betejë midis njerëzve të mirë dhe njerëzve të këqij
E pavërteta e fundit e madhe, “më e keqja, më e rrezikshmja dhe më e errëta nga të gjitha”, sipas Haidt, është se jeta është një betejë midis njerëzve të mirë dhe njerëzve të këqij. Kjo e pavërtetë ushqehet me ndjeshmërinë e rrënjosur të njerëzimit ndaj tribalizmit.

“Ne kemi evoluar në shoqëri të vogla që ishin të kapura në luftë me shoqëri të tjera të vogla,” shpjegoi Haidt. “Natyra njerëzore është me të vërtetë e përshtatur mirë për konfliktin ndër-grupor, për luftën fisnore.”

Pra, kur edukatorët dhe studentët i filtrojnë njerëzit në identitetet e tyre të ndryshme dhe ngrenë idenë se veprimet dhe pikëpamjet e tyre përcaktohen pothuajse tërësisht nga ato identitete, ata po përforcojnë idenë se njerëzit janë automatikë bardh e zi dhe jo individë kompleksë, në nuanca të ndryshme të grisë.

“Në disa kampuse të kolegjeve dhe në disa shkolla të mesme ne shohim forma edukimi, forma trajnimi që i mësojnë studentët të bëjnë gjithnjë e më shumë dallime, të shohin gjithnjë e më shumë dimensione binare midis njerëzve”, shtoi Haidt. “Sa më shumë t’i inkurajojmë njerëzit që t’i shohin njerëzit rreth tyre si të mirët kundër të këqijve, aq më i vështirë do të jetë krijimi i një mjedisi gjithëpërfshirës dhe të larmishëm.

Ja përfundimi i Haidt:
“Fëmijët janë anti – të brishtë, ne të gjithë jemi të prirur ndaj arsyetimit të motivuar dhe paragjykimeve konfirmuese, dhe të gjithë jemi të prirur ndaj të menduarit bardh e zi. Nëse duam të rrisim një brez fëmijësh që mund të përballen dhe pranojnë diversitete të të gjitha llojeve, të cilët mund të ecin para në një botë që është fizikisht mjaft e sigurt dhe megjithatë plot me përmbajtje atakuese, ne duhet t’i bëjmë praktikat tona edukative në përputhje me këto tre parime psikologjike”.

Lifestyle

Pse duhet të konsumoni sa më shumë arra

Përfitimet shëndetësore të arrave janë mbresëlënëse. Ato kanë një mori lëndësh ushqyese, si yndyrna, omega-3, vitaminë E dhe magnez.

Disa nga arsyet pse duhet të hani arra rregullisht është sepse:

Arrat mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut.

Studimet kanë zbuluar se arrat janë në gjendje të ulin nivelin e kolesterolit.

Arrat mund të zvogëlojnë rrezikun e disa kancereve

Për shkak të shumë antioksidantëve dhe lëndëve ushqyese anti-inflamatore që gjenden te arrat, komuniteti shkencor ka zbuluar se arrat mund të zvogëlojnë rrezikun e disa llojeve të kancerit, duke përfshirë atë të gjirit, kolorektalin dhe prostatën.

Arrat mbështesin funksionin e mirë të trurit

Disa studime sugjerojnë se arrat janë të mira për trurin dhe kujtesën tuaj. Një studim zbuloi se arrat përmirësonin ndjeshëm aftësitë e të mësuarit, kujtesën dhe ankthin.

Arrat ju ndihmojnë të keni një plakje të shëndetshme

Arrat janë të mbushura me lëndë ushqyese të shëndetshme që përmirësojnë trurin tuaj dhe ju ndihmojnë të plakeni mirë.

Një studim vëzhgues i mbi 50,000 grave të moshuara tregoi se ato me dietat më të shëndetshme kishin një rrezik 13% më të ulët të problemeve shëndetësore dhe arrat ishin ndër ushqimet që dhanë kontributin më të fortë në një dietë të shëndetshme.

Continue Reading

Lifestyle

Kjo është shenja më e zgjuar e Horoskopit

Ekzistojnë lloje të ndryshme të inteligjencës – disa janë të lindura, dhe disa i fitojmë gjatë jetës.

Disa njerëz instinktivisht dinë të reagojnë në situata të reja, dhe disa reagojnë bazuar në përvojat e kaluara. Këto janë të gjitha gjëra që përcaktojnë inteligjencën e dikujt, dhe ka faktorë të tjerë. Njëra prej tyre është astrologjia.

Çdo shenjë e zodiakut ka specifikat e veta dhe secila është e veçantë në diçka. Thuhet se Dashi është i pavarur, Akrepat janë besnikë dhe Virgjëreshat janë të organizuara.

Studiuesit britanikë u përpoqën të përcaktonin se cila ishte shenja më e zgjuar, dhe për ta bërë këtë, ata e bazuan kërkimin e tyre në numrin e çmimeve Nobel të dhëna që nga viti 1901.

Binjakët janë treguar të jenë shenja më e zgjuar e zodiakut.

Anëtarët e kësaj shenje morën 97 çmime Nobel në shekullin e kaluar, që është padyshim një arritje mbresëlënëse. Edhe pse mund të mos keni qenë nxënësi më i mirë në shkollën e mesme, tani mund të jetë koha për ta ndryshuar atë dhe për të përqafuar aftësitë tuaja.

Binjakët konsiderohen si shenja më e zgjuar sepse ata gjithmonë përpiqen të jenë më të mirët dhe u pëlqen të mësojnë gjëra të reja, shkruan Astrofame.

Kurioziteti i tyre natyror do të thotë që atyre u pëlqen të sfidojnë veten dhe të shkëlqejnë në gjithçka.

Continue Reading

Lifestyle

Njerëzit inteligjentë e gjejnë më vështirë dashurinë e jetës

Njerëzit inteligjentë janë më analitikë kur është fjala për dashurinë. Kjo për shkak se njerëzit inteligjentë kanë tendenca të kenë parashikime më të mira sesa të tjerët.

Kur i përmendim ‘parashikimet’, fjala është për aftësinë e të analizuarit një situatë, të rikujtoni përvojat e kaluara relevante dhe t’i shikoni mundësitë adekuate për të ardhmen.

Nëse këtë mentalitet e aplikoni edhe në lidhje të dashurisë, njerëzit inteligjentë largohen më shpejt nga lidhja kur shfaqen shenjat e para të telasheve, transmeton Ekonomia Online. Pra, nëse përvoja është mësuesi më i mirë, atëherë njerëzit e mençur do të mbështeten në të për t’i marrë vendimet.

Inteligjentët “mbrohen”

Efekt tjetër anësorë i të mbështeturit në përvojë kur është fjala për dashurinë, është se inteligjentët kanë tendenca të mbrohen apo ruhen më shumë. Ata kanë më shumë problem të jenë më të hapur sepse truri i tyre analitik asnjëherë nuk ndalon së reflektuari në rrethanat e të kaluarës kur janë hapur me dikë tjetër dhe që janë lënduar nga ky proces.

Për këtë arsye, njerëzit tjerë mendojnë se personi është i ftohët – karakteristikë të cilën askush nuk e dëshiron te një partner.

Njerëzit inteligjentë duan vet të jenë beqarë

Njerëzit me inteligjencë të lartë mendojnë analitikisht, edhe kur vjen fjala për gjërat si lidhjet e dashurisë. Prandaj, njerëzit inteligjentë e kuptojnë se të qenit vetëm është më mirë sesa të qenit me personin e gabuar. Ky është vendim tejet i menduar dhe i arsyeshëm.

Pra, në esencë, njerëzit inteligjentë janë beqarë sepse duan të jenë beqarë.

Continue Reading

Lifestyle

Pluhuri afrikan pritet të mbulojë Athinën dhe Kretën në Greqi

Autoritetet janë në alarm “të kuq” për shtatë ditët e ardhshme, pasi sipas parashikimeve të ekspertëve pritet të ketë një përqendrim të madh të pluhurit afrikan në atmosferë.

Nëse parashikimet vërtetohen, përqendrimi i pluhurit afrikan në atmosferë do të jetë veçanërisht i lartë dhe spitalet dhe autoritetet kompetente do të duhet të mobilizohen menjëherë, për grupet vulnerabël dhe qytetarët me probleme të frymëmarrjes.

Më konkretisht, nga dita e sotme, e premte, 17 maj, deri të enjten, 23 maj, pluhuri afrikan pritet të mbulojë vendin, ndërsa do të ketë edhe rritje të temperaturës.

Efektet do të intensifikohen gjatë fundjavës dhe do të zgjasin të paktën deri të enjten.

Deri më tani, ato pritet të tërhiqen gradualisht të premten.

Parashikimet tregojnë se zonat ku fenomeni do të jetë më intensiv janë Kreta dhe Athina.

Në këto dy zona pritet një përqendrim i lartë i pluhurit afrikan, por të dhënat e deritanishme nuk tregojnë se fenomeni do të ngjajë me pamjet e frikshme të ndodhura muajin e kaluar.

Efektet do të jenë më të dobëta në Peloponez, ndërsa Greqia e Veriut nuk duket të jetë prekur deri më tani.

Në të njëjtën kohë, në të njëjtat ditë merkuri do të rritet ndjeshëm dhe temperaturat do të lëvizin në kufijtë e valës së të nxehtit, por pa i tejkaluar ato.

Në Kretë temperaturat “do të arrijnë” deri në 35 gradë Celsius.

Harta tregon përqendrimet e vlerësuara të pluhurit pranë tokës për orët e mbrëmjes të së premtes 17/05 në të gjithë vendin, ndërsa grafikët e ngulitur paraqesin përqendrimet e pluhurit në lartësi në tre qytete të zgjedhura (Athinë, Kalamata, Heraklion).

Continue Reading

Lifestyle

Gjërat për të cilat njerëzit ju gjykojnë më së shumti

Shoqëria sot përballet me një varg problemesh sociale e një ndër to është edhe paragjykimi. Madje, njerëzit shkojnë aq larg, duke bërë gjykime edhe për gjërat më të vogla që ndoshta ju nuk u kushtoni fare rëndësi.

Ngjyra e rrobave

“Psychology Today”, thotë se njerëzit gjykojnë në bazë të ngjyrave të rrobave tuaja. Nëse ju visheni më shumë me ngjyrë të zezë do të thotë se jeni person më serioz dhe më artistik, ndërsa personat që preferojnë ngjyrat si e kuqja, cilësohen më energjik dhe më të hapur.

Kafshimi i thonjve

Nga anketa të ndryshme është vërtetuar se personat të cilët hanë thonjtë e tyre ose lëvizin këmbët gjatë qëndrimit ulur janë më të stresuar.

Këpucët

Njerëzit kanë shkuar deri tek ky element. Psikologët kanë treguar se këpucët luajnë një rol të rëndësishëm në përshtypjen që njeriu krijon tek të tjerët. Për shembull, lloji i këpucëve tregon moshën, pjekurinë, personalitetin, gjininë, nivelin intelektual e gjëra të tjera.

Mënyra si ju i shtrëngoni duart

Për këtë mund të kemi dëgjuar edhe më parë. Shtrëngimi i duarve mund të tregojë vendosmëri, fuqi dhe guxim apo në anën tjetër, dobësi, frikë dhe vetë-dyshim.

Shkrimi juaj

Personat të cilët shkruajnë me shkronja të vogla janë më të ndrojtur dhe më të rezervuar përkundër personave që shkruajnë me shkronja të mëdha që mendohet të jenë më të hapur.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING