Connect with us

Politike

Balliu: Europa heq fondet, Amerika vizat

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama si përgjegjës për vendimin e fundit të Departamentit të Shtetit për pezullimin e vizave të emigrimit të qytetarëve shqiptarë, mes atyre të 75 vendeve të tjera.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka komentuar vendimin e SHBA-së për pezullimin e vizave të emigracionit për shqiptarët.

Ai është shprehur se nga ky vendim, qeverisë i rrëzohet propaganda e integrimit në Bashkimin Evropian, ndërsa përmendi edhe vendimet e vetë BE-së për disa raste të heqjes së fondeve.

Ne duhet të kuptojmë që sot ShBA ecën në një drejtim, qeveris shqiptare vazhdon drejt qeverisjes sorosiste, të shkatërrojë demokracinë. Ajo çfarë në themi dhe mendojë që është  faktuar, është një tradhti kombëtare, nga vlerat euroatlantike tek vlerat sorosistë për vjedhje dhe të mbajturit në pushtet e majta ekstreme.

Çfarë mund ta quaj unë një njeri që shkatërron demokracinë. Kemi një të majtë ekstreme në Shqipëri. Për interesat e brendshme amerikane, ajo kërkon të largojë shtet që ajo i konsideron struktura që cenojnë strukturat ekonomike dhe kombëtare të tyre. 13 vite më parë ishim në tavolinë duke diskutuar heqjen e vizave, të shkonim atje pa viza fare, tani diskutojmë mos të ketë viza fare. Sot jemi në pikët që takohemi me Uzbekistanin”, u shpreh Klevis Balliu.

Advertisement