Connect with us

Kronike

Laç/ Plagosje me armë zjarri në aksin Milot-Thumanë

LAÇ- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar paraditen e sotme në Laç. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur. I plagosuri është identifikuar si Besim Zeneli, 60 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Milot-Thumanë. Zeneli është qëlluar me armë zjarri pranë lokalit të tij. Ai është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarja, as autori/ët, por policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e saj.

Lajm ne perditesim….

Ora 08:20

Plagosja në Kurbin, arrestohet autori i dyshuar! Shoqërohen edhe 2 persona të tjerë

Autori i plagosjes në Kurbin ka rënë në prangat e policisë. Ndërkohë, autoritetet kanë shoqëruar edhe 2 persona të tjerë për këtë ngjarje.
“Rreth orës 00:25, gjatë kohës që shtetasi B. Z. 60 vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin, ka qenë në biznesin e tij (dyqan fruta-perimesh) që ndodhet në anë të rrugës, në autostradën Laç – Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Për pasojë, shtetasi B. Z. ka marrë plagë në trup dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, duke administruar çdo provë dhe vlerësuar çdo informacion, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 3 persona, mes tyre dhe autorin e dyshuar të ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe arrestimin e autorëve të dyshuar. Për momentin nuk bëjmë me dije identitetin e personave të shoqëruar, për shkak të vijimit të hetimeve dhe ruajtjes së sekretit hetimor”, njofton policia

U qëllua me armë zjarri në Laç, ja kush është i plagosur (EMRI)

Nga të shtënat me armë zjarri në Laç mësohet se ka mbetur i plagosur Besim Zeneli. Ende nuk duhet gjendja e tij shëndetësore.
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *