Thinking ...
Connect with us

Bota

Irani në flakë, protesta, arrestime dhe viktima

Ndërsa Irani është në flakë, Presidenti Ebrahim Raisi ka bërë të ditur se po zhvillohen hetime për vdekjen e Mahsa Amini, 22-vjeçares që vdiq ndërsa ishte në paraburgim, për mosmbajtjen në mënyrën e duhur të shamisë.
Në të gjithë vendin, tashmë të pandërprera prej një jave, protestat në rrugë vazhdojnë duke u përplasur me policinë, gjë e cila ka shkaktuar disa viktima dhe të plagosur. Në një klimë gjithnjë e më të tensionuar, Raisi akuzoi Perëndimin se po fryn atë që ndodhi në Iran.

“Duhet të zbatohen të njëjtat vlerësime edhe kur ndodhin incidente të ngjashme në vende të tjera të botës. E njëjta gjë duhet kërkuar edhe për ata që humbin jetën nga policia në Evropë apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pse nuk hapen hetime edhe atje për ata që rrihen padrejtësisht” – tha Raisi
Ndërkohë, sipas burimeve qeveritare, rreth dhjetë persona u vranë gjatë  protestave jo vetëm në Teheran, por në qytetet kryesore iraniane. Por sipas disa OJQ-ve në Iran, viktimat janë rreth tridhjetë.
Përkundër dhunës policore, protestat nuk pushojnë. Në një klimë gjithnjë e më të nxehtë, autoritetet kanë mbyllur aksesin në rrjetet sociale, kanë ndalur Whatsapp-in dhe Facebook-un.
Studentë por edhe punëtorë dolën në rrugë në 15 qytete, duke bllokuar trafikun, duke u vënë flakën kazanëve dhe automjeteve të policisë, duke gjuajtur me gurë forcat e sigurisë dhe duke hedhur parulla kundër qeverisë.
Që nga nëntori i vitit 2019, Irani nuk kishte parë protesta kaq të mëdha. Në atë kohë, ajo që ndezi zemërimin e iranianëve ishte rritja e mprehtë e çmimit të naftës një kriza e rëndë ekonomike.

Advertisement