Connect with us

Aktualitet

Aksident në Librazhd, përmbyset trajleri me targa…

Një aksident ka ndodhur në aksin Librazhd-Përrenjas pasditen e së premtes. Mësohet se një trajler me targa të Maqedonisë së Veriut është përmbysur në vendin e quajtur kthesat e Dragastunjës.

Trajleri ka marrë përpara barrierat mbrojtëse të urës.

Shkak i aksidentit besohet se ka qenë shpejtësia tej normave, ndërsa të lënduar nuk ka pasur. Po hetohet për shkaqet e aksidentit.

Advertisement