✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

“500 mijë euro nga Shehaj për ta bërë deputet”/ “Zgjohet” Lulzim Basha, padit Ballën për shpifje

Lulzim Basha ka paditur Taulant Ballën në Gjykatën e Tiranës, duke e akuzuar për shpifje dhe duke kërkuar tërheqjen publike të një deklarate të bërë në Kuvend.

Padia lidhet me pretendimin e Ballës se Agron Shehaj kishte paguar para për t’u përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë. Basha e cilëson këtë deklaratë të pavërtetë dhe pretendon se ajo cenon reputacionin dhe dinjitetin e tij.

Përmes kërkesëpadisë, Basha kërkon që gjykata ta detyrojë Ballën të tërheqë deklaratën dhe të publikojë një përgënjeshtrim në mediat kombëtare, me shpenzimet e tij.

Në argumentet e paraqitura në gjykatë, Basha thekson se liria e shprehjes dhe debati politik nuk i përjashtojnë politikanët nga përgjegjësia ligjore për deklarata faktike të pavërteta që mund të cenojnë reputacionin e një individi.

Ai kërkon që çështja të shqyrtohet mbi bazën e fakteve, provave dhe standardeve të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, pa privilegje për shkak të statusit politik të palëve.

Advertisement