Katër vite pas asaj kohe, tani në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, Zvicra dhe Serbia janë sërish në të njëjtin grup, por duket se më nuk do të ketë festim me shqiponjë, edhe pse këto janë vetëm deklarata dhe në lojë emocionet mund të ndryshojnë.
Në një intervistë për gazetën zvicerane Blick, Granit Xhaka thotë se nuk duhej ta bënte festimin me shqiponje.
“Po, ju kam dhënë gjithmonë histori të mira me Kombëtaren (qesh). Gjithçka shkoi mirë në ndeshjen me Serbinë, përveç shqiponjës. Nuk duhej ta kisha bërë këtë”, thotë Xhaka.
A ju pushtoi atmosfera dhe urrejta që është hedhur mbi ju? “E dini, unë kam pasur dy momente të rënda në karrierën time. Një në ndeshjen me Arsenalin ndaj Crystal Palace kur më sulmuan dhe atë në ndehsjen kundër Serbisë kur bëra atë gjest”, vazhdoi tutje Xhaka.
Ndërkohë Blick shkruan se emocionet e Xhakës janë të shpjegueshme, pasi babai i Granitit, Ragipi ishte i burgosur politik nga serbët për tre vite.
“Ajo që përjetoi babai im është diçka që nuk do t’ia dëshironi askujt. Deri më sot e di vetëm gjysmën e kësaj historie të tmerrshme. Kur isha 20-vjeçar, doja të dija çdo detaj. E pyeta dhe e pyeta derisa babai im iku sepse nuk duronte më. Tani e di që duhet të jem i kujdesshëm. Ishte një kohë e keqe për të”, vazhdoi tutje Graniti.
Jo vetëm Ragip Xhaka, por askush nga familja e Granitit nuk do të udhëtojë drejt Katarit për Botërorin. “Jo, babai qëndron në shtëpi. Askush nga fmailja ime nuk do të jetë në Katar”, thotë Xhaka.