Kronike
Emri+Video/ Qëlloi të dashurën dhe më pas veten, ja kush është i riu shqiptar
Është identifikuar shqiptari, i cili një natë më parë qëlloi me dy plumba partneren e tij marokene pas një konflkti. 21-vjeçari Oltjon Sallaku qëlloi dhe vetën me plumb në kokë pas ngjarjes. Mësohet se gjendja e 18-vjeçares Lamia Elambri paraqitet kritike ndërkohë që i është nënshtruar dhe një operacioni të vështirë për nxjerrjen e plumbave.
Në momëntin që ndodhi ngjarja e rëndë në banesë ndodhej vetëm çifti. Ata janë prindër të një vajze 2 vjeçe, e cila fatmirësisht ndodhej tek gjyshërit mbrëmjen e djeshme.
Kryebashkiaku i Cassano Delle Murge, Davide Del Re duke folur për mediat në vend u shpreh se komunitetit ndodhet i tronditur nga ngjarja e rëndë. Ai tha se mendimet dhe lutjet e tij shkojnë për 18-vjeçaren, e cila ndodhet në spital dhe tek vajza 2-vjeçare e çiftit.
“Komuniteti Cassano është i tronditur, ende nuk dimë shumë sepse janë hetimet në vazhdim, por Bashkia nuk kishte marrë asnjë raportim për situatë të rëndë në marrëdhëniet mes çiftit. Mendimet e lutjet e mia shkojnë tek 18-vjeçarja që po lufton me jetën dhe tek vazja e tyre e vogël”, tha ai.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën Martin Luther King në Cassano delle Murge, në zonën e Barit, Itali. Shqiptari Oltjon Sallakupas një konflikti me partneren e tij e qëlloi dy herë me armë zjarri të llojit pistoletë në gjoks. Pas ngjarjes ai tentoi të vetëvritej duke qëlluar veten me plumb në kokë. Ata janë prindsr të një vajze 2 vjeçe që në momentin e ngjaejes nuk nodhej në vbanesë por tek gjyshërit.