Connect with us

Aktualitet

Gjeli i detit, më i shtrenjtë se gjithë vitet e tjera

Mbreti i tryezës së festës së ndërrimit të viteve, gjeli i detit, këtë vit kushton më shtrenjtë. Rritje çmimi krahasuar me vitin e shkuar ka pësuar dhe pula e detit.

Banorët e Baldushkut, fshat në periferi të Tiranës i njohur për gjelat e detit tregojnë se çmimi i misrit është dyfishuar ndërsa kosto e plehut kimik është rritur me tre herë.

Afro tetë muaj Blerina tregon se i është përkushtuar rritjes së tufës me 50 gjela, mund që pret i shpërblehet në fund të vitit.

Një pjesë e fshatarëve besojnë tek klientët besnikë të cilët të kënaqur nga cilësia e gjelit të Baldushkut janë kthyer çdo vit në këtë fshat.

Disa prej banorëve të zonës kanë gjetur mënyra të tjera për të tërhequr klientët.

Anët e rrugës së fshatit këtë periudhë i gjen të mbushur me tregtarë të gjelave të detit, por një alternativë tjetër për ata që pëlqejnë gjelin e Baldushkut është edhe tregu më në periferi të zonës.

Advertisement