Connect with us

Lifestyle

Anlia Kalleshi – ‘Dieta e jetëgjatësisë’

Përfitimet e ushqyerjes së duhur, do të jenë edhe më të dobishme nëse ruajmë një regjim të rregullt që në moshë të re.
Studiuesit nga Norvegjia, përdorën të dhënat ekzistuese të një studimi që lidhej me situatën globale të sëmundjeve, për të krijuar një model që lejon një vlerësim të drejtpërdrejtë të ndikimit të dietës në jetëgjatësi. Sipas këtij studimi, nëse një grua fillon të hajë në mënyrë optimale në moshën 20 vjeçare, ajo mund të rrisë jetëgjatësinë e saj me pak më shumë se 10 vjet, sipas studimit të publikuar të martën në revistën PLOS Medicine. Një mashkull që ndjek dietën më të shëndetshme që në moshën 20-vjeçare mund t’i shtojë 13 vite jetës së tij.

Përfitimet më të mëdha sipas studimit vinin nga konsumi i këtyre ushqimeve:

Më shumë bishtajore (për gratë 2,2 vjeç dhe për burrat 2,5 vjet)

Më shumë drithëra (2.0 vjet për gratë dhe 2.3 vjet për burrat)

Më shumë arra (1.7 vjet për gratë dhe 2.0 vjet për burrat)

Më pak mish i kuq (1.6 vjet për gratë dhe 1.9 vjet për burrat)

Më pak mish i përpunuar (për femrat 1,6 vjet dhe për meshkujt 1,9 vjet). Kalimi nga një dietë standarde në një dietë të optimizuar në moshën 60 vjeç mund të rrisë jetëgjatësinë me 8.0 vjet (nga 4.8 në 11.2) vjet për gratë dhe me 8.8 vjet (nga 5.2 deri në 12.5) vjet për meshkujt.

Advertisement