LAJMI I FUNDIT
Mediat serbe: Vuçiç ka informuar partinë e tij se do të japë dorëheqjen
Presidenti serb dhe kreu i SNS-së, Aleksandër Vuçiç u tha bashkëpunëtorëve se ai është gati të tërhiqet dhe të japë dorëheqjen.
Ai pati një takim mbrëmjen së dielës me bashkëpunëtorët e tij më të afërt në selinë e SNS në Beograd, shkruan media serbe Pink.
Disa zyrtarë u përpoqën të tregohen të zgjuar dhe të thonë se nuk duhen pranuar as rastësisht negociatat e mëtejshme me BE-në dhe SHBA-në.
Sipas burimeve, Vuçiç i ka dëgjuar të gjitha këto me durim dhe më pas ka thënë se do të largohet nëse dikush mendon se mund të bëjë më mirë.
Lajmi ne perditesim
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një takim me bashkëpunëtorët e tij më të afërt në selinë e partisë i ka njoftuar se do të largohet nga posti i presidentit, njoftoi Kryetari i Bordit Ekzekutiv të PPS -së, Darko Glishiç, raportojnë mediat serbe.
Raportohet se gjatë takimi të anëtarëve të partisë së Vuçiç ka pasur mosmarrëveshje dhe thirrje për të refuzuar negociatat me SHBA-në dhe BE-në, të cilët të premten zhvilluan bisedime lidhur me planin franko-gjerman për zgjidhjen dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Beogradit.
Sipas raportimeve, presidenti Vuçiç iu përgjigj këtyre mosmarrëveshjeve dhe tha se nëse dikush mendon se mund ta udhëheqë vendin më mirë se ai, ai është i gatshëm t’ua lërë atyre dhe pastaj të largohet nga takimi.
“Nëse ai jep dorëheqjen dhe qëndron pas saj, mendoj se është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë Serbisë”, ka thënë Glishiç.
Ditën e sotme, në orën 11:00 do të zhvillohet mbledhja e qeverisë serbe, ndërsa me ftesë të kryeministres Ana Bërnabiç, në mbledhje do të marrë pjesë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i cili do të informojë kryeministren Ana Bërnabiç dhe ministrat për bisedimet për Kosovën dhe takimin me 5 diplomatët e BE-së dhe SHBA-së.
Po ashtu, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do t’i drejtohet publikut me një fjalim mbrëmjen e sotme në orën 20:00.
Të dërguarit amerikanë dhe evropianë thanë pas vizitave në Prishtinë dhe në Beograd presin intensifikimin e përpjekjeve për të siguruar një marrëveshjeje normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ata thanë se një propozim evropian që u bë i njohur si plani franko-gjermane për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve është rruga më e mirë për një paqe të qëndrueshme. Në Beograd i dërguari evropian Miroslav Lajçak u shpreh i inkurajuar pas bisedimeve me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.