Connect with us

Kosova

Milaim Zeka: Albin Kurti ka luajtur me Kosovën dhe vetveten

Beje nje draftpropozim per Zajednicen, i thoshin amerikanet, edhe evropianet, ky bente video per te na “treguar” se sa keq ishte Kosova e “pa çliruar”, deri sa ky faraoni hypi ne fron, edhe e shenoi si date te çlirimit jo 12 qershorin, po 14 shkurtin! Tregona se çfare plani strategjik ke per dialogun, ku prap fliste per “ tradhtaret” e Kosoves, ata qe gjoja e “kishin” lene ne duate e Beogradit veriun e Kosoves. Qellimisht provokonte euroamerikanet, duke krijuar hasmeri me ta, vetem pse disa deputete e diplomat gjerman, puro rusofil, i thashin “mire e ke”!

Albini nuk e kuptonte se kur amerikanet i dhane urdher gjermaneve qe te dergonin tankset “Leopard” ne Ukraine, fillimisht thane jo, pastaj po, ama Albini e ka jo-ne sikurse Stalini. Ky harambashi analfabet i politikes merrej me targa, me zgjedhje ne veri, me shkaterrimin e çdo institucioni andej: policise, gjykates, prokurorise, administrates, etj.

Albin Harambashi, ne vend qe te hudhte ne leter ndonje draftpropozim rreth dialogut, filloi t’i keshillonte evroamerikanet se si te flisnin, si te silleshin. Harroi se bota e ka problem Rusine, Kinen, Lindjen e Mesme, kurse Kosova as qe ekziston ne hartate e tyre gjeografike.

Ka harruar Albini, se sipas nje plani sekret, administrata e Biadenit i ka ofruar 20 % te teritorit te Ukraines per te arritur paqen!

Ky vetem din me refuzu çdo gje, sepse eshte i roberuar, i verbuar, i çmendur nga e kaluara e atyre qe e sollen lirine, dhe zhvillimin e vendit deri ketu, me te mirat e te keqijat qe ka pasur.

Albini e ka te bllokuar kanalin e trurit qe mendon per te ardhmen. Ai ta bene koeficientin e pages 105 euro, edhe del e rren se kurr nuk ka pasur rritje me te madhe te pagave se sa tani.

Ta rrite tatimin ne prone, jo 💯 %, po diku edhe 800%, pastaj del e thote: – Komunat e kane bere…

Po harron se njerezit kane filluar t’i perkthejne rrenat e tije…!!!rritje pagash

politika

asociacion

diaol

Kosova

Rrahu nënën e tij, arrestohet biznesmeni i njohur, i sekuestrohen arsenal armësh

Rinas Demiri, biznismeni gjilanas, pronar i qendrës tregtare ‘Agmia Center’ në Gjilan, është arrestuar nga policia gjatë ditës së djeshme. Siç mëson Gazeta Insajderi, Rinas Demiri ka rrahur nënën e tij.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Me datën 29.05.2024 Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën hetimit të rastit “Dhunë në familje’’ ku dyshuari R.D. kishte ushtruar dhunë në familje“, tha Hashani.

Rinas Demiri është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Tutje, bëhet e ditur se Rinas Demiri, pas një kontrolli të Policisë kishte poseduar edhe armë ilegale në shtëpinë e tij, duke iu konfiskuar tri armë dhe 127 fishekë.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale për gjykatën:

1. Një (1) revolver e llojit Magnum 357,

2. Pesëdhjetë (5)0 copë fishekë Magnum 357

3. Një (1) pistoletë e llojit Zastave 635,

4. Gjashtë (6) copë fishekë të kalibrit 6.95mm

5. Një (1) karikator i zbrazur i kalibrit 6.95 mm

6. Një (1) revolver pa numër serik

7. Gjashtëdhjetë (60) copë fishekë të kalibrit 7.62mm

8. Tre (3) copë fishekë të kalibrit 9mm

9. Një (1) karikator i zbrazur i armës perkatëse

10. Shtatë (7) copë fishekë të kalibrit 7.65 mm”, thuhet në konfirmimin e Policisë për Insajderin.

Gazeta Insajderi para pak javëve ka shkruar lidhur me biznismenin Rinas Demiri, i cili kishte hedhur akuza të rënda në drejtim të prokurorit të Prokurorisë së Gjilanit, Agron Uka dhe dy zyrtarëve policorë të Njësitit Anti-Drogë.

Gazeta Insajderi pati siguruar ankesën e Demirit në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), ku ky i fundit thotë se e kanë mbajtur tri orë në intervistim pa prezencën e një avokati mbrojtës.

Pos tjerash, Demiri thotë se është shoqëruar në stacion si i dyshuar për trafikim ndërkombëtar droge pa asnjë dëshmi. Ai thotë se intervistimi ka ndodhur pa prezencën e një avokati mbrojtës. Sipas tij, atij i është thënë nëse ka aktivitet të jashtëligjshëm jashtë vendit, t’i bashkangjiten veprimtarisë së tij.

Tutje, thotë se në rast të mos-bashkëpunimit, e kanë kërcënuar se do t’ia mbyllin biznesin në Gjilan.

Për krejt këto pretendime, Insajderi ka tentuar ta marrë në intervistë Demirin mirëpo i njëjti s’ka pranuar të flasë para kamerave.

 

Continue Reading

Kosova

Mos prisni asgjë nga Vuçiç, Spahoviç për Geopost: Idetë e Millosheviçit janë të gjalla

“Kjo është qeveria më e mirë që mund të bëjë presidenti serb Aleksander Vuçiç. Këtu nuk ka asgjë të papritur” – keshtu ka vlerësuar në një intervistë për ‘The Geopost’,  Sead Spahovic, avokat i shquar nga Beogradi, duke shtuar se është anormale të pritet që radikalët të formojnë një qeveri pro-evropiane.

“Ndoshta Angela Merkel mendoi se një gjë e tillë ishte e mundur”. Kjo qeveri mbështetet nga populli. Serbët e duan Rusinë, populli e do Putinin, populli e do Ratko Mlladiçin, është e njëjta histori që përsëritet” – deklaroi Spahoviç duke shtuar: –  Ata fituan zgjedhjet, populli u dha atyre legjitimitet dhe ata formuan një qeveri në të cilën ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Bocan Kharchenko është joformalisht një nga liderët kryesorë. Kjo është sa normale dhe skizofrenike.

Kur bëhet fjalë për konflikte të mundshme të armatosura në rajon, ai është i mendimit se Serbia nuk mund të bëjë asgjë me forcë ushtarake.

“Serbia nuk ka ushtri, ka armë, por nuk ka ushtarë kurse Kosova ka, dhe ky është një dallim i rëndësishëm. Kini kujdes, shqiptarët duan të vdesin për Kosovën e tyre dhe serbët jo dhe ky është dallimi thelbësor dhe kjo është arsyeja pse nuk ka mundësi të ketë një konflikt ushtarak” – theksoi avokati I njohur.

I pyetur se cili është çelësi për të filluar zbërthimin e nyjës nacionaliste në Serbi dhe për të filluar rrugën drejt shërimit, avokati u shpreh: – Duhet të ndahet ai beton shovinist, nacionalist, populist që ekziston. Kështu është edhe në shkollimin, fëmijët edukohen në ketë mënyrë që në moshë të vogël. Të rinj sot nuk e kanë idenë se cfare ndodh, dinë vetëm se “serbët janë viktima”, kjo është historia, kështu mësojnë në shkollë. Gjëja e parë është të anëtarësohemi në NATO, të vendosim sanksione ndaj Rusisë, dhe pastaj ngadalë të ndryshojmë sistemin arsimor, të ndryshojmë tekstet…”

Kur është fjala për Kuvendin e Madh Serb që Vuçiç ka paralajmëruar se do te mblidhet pas miratimit në OKB, të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, Spahoviç theksoI se është ringjallja e një ideologjie që ka ekzistuar ne Serbi në mënyrë të përhershme dhe të vazhdueshme që nga Ilija Garashanin, tek Dobrica Qosiç dhe Sllobodan Millosheviç.

“Gjithçka që ka thënë Millosheviç dikur, është aktuale sot. Gjithçka që ai ka dashur është aktuale sot. Të gjitha qëllimet që nuk janë arritur janë të rëndësishme sot. Prandaj ne duhet ta kuptojmë këtë për të ditur se ka histeri nacionaliste dhe burimi i asaj histerie është Republika Srpska” – deklaroi Spahoviç.

Continue Reading

Kosova

‘Serbia ka politikanë të poshtër nga të dyja palët, këtë e shohin qartë partnerët në Perëndim’

‘Serbia filloi të ndryshojë të ardhmen e saj evropiane 4-5 vjet më parë’, – tha Zoran Vuletiç, president i Forumit Demokratik Qytetar, në një intervistë me ‘The Geopost’, duke komentuar se Serbia dhe Kina i ngritën marrëdhëniet e tyre nga “niveli i partneritetit strategjik në nivelin e një të ardhme të përbashkët”.

“Kjo ishte veçanërisht e dukshme 2.5 vjet më parë, tani pothuajse që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës, kur Serbia është një nga vendet e pakta evropiane, që së bashku me Bjellorusinë, e vetmja që në mënyrë aktive dhe praktikisht e mbështet atë agresion ndaj Ukrainës dhe këto janë vetëm vazhdimësi e atij vendimi politik që është i dukshëm për të gjithë, veçanërisht për partnerët tanë në Perëndim” – deklaroi Vuletiç dhe theksoi se BE-ja e sheh se kjo është qartazi afër maksimumit apo ndoshta edhe kapacitetit maksimal të shoqërisë serbe në këtë proces të anëtarësimit dhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

Sipas tij, marrëdhëniet e BE-së ndaj Serbisë, nuk mund të vëzhgojnë vetëm përmes marrëdhënieve me autoritetet.

“Opozita pati një shans të madh, sidomos pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, kur BE-ja e ndihmoi me vendosmëri, e kam fjalën për “Serbinë kundër dhunës”, për të mbajtur zgjedhje të reja.

Ai tregoi gjithashtu se kanë pasur mundësinë që përmes disa paneleve në Parlamentin Evropian dhe përmes kontakteve në Komisionin Evropian, t’i drejtohen Bundestagut dhe të paraqesin ndër të tjera qëndrimin e tyre politik, e jo vetëm të përshkruajnë situatën në Serbi.

“Mendoj se opozita luajti kumar dhe e humbi shansin”, – tha Vuletiç, duke theksuar se opozita nuk iu referua të paktën dy rezolutave të tjera në lidhje me Serbinë, të cilat u miratuan nga Parlamenti Evropian në gjashtë muajt e mëparshëm.

“Njëra lidhej me marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, dhe tjetra pas aktit terrorist në Banjska, kur Milan Radojicic, gjoja, pa dijeninë e shtetit, organizoi gjithçka.

Në Serbi, beson ai, është e qartë për të gjithë politikanët se Serbia i humbi të gjitha luftërat në vitet 1990.

“Dhe tani të gjitha negociatat që po bëjmë janë negociata praktikisht 20-vjeçare për trashëgiminë. Kemi politikanë dhe politikë të poshtër në të dyja anët e spektrit, që gënjejnë dhe manipulojnë popullin serb, si ndaj komunitetit serb në Kosovë dhe ndaj Kosovës në tërësi” – deklaroi Zoran Vuletiç.

Continue Reading

Kosova

‘Vuçiç funksionon si agjent i regjimit të Putinit, prandaj i duhet destabiliteti me fqinjët’

Rezoluta për vendosjen e 11 korrikut si Dita Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995 u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Ajo u miratua me qëllim nderimin e viktimave të gjenocidit, me qëllim edukimin dhe parandalimin. Dhe këtu duhet të përfundojë çdo polemikë. Megjithatë, në vend që të ushqejë ruajtjen e kujtimit të viktimave të gjenocidit, Rezoluta përdoret për qëllime politike. Kështu, presidenti serb Aleksander Vuçic vajtoi me ditë të tëra faktin e imagjinuar se serbët ishin viktima të Rezolutës, të shpallur “komb gjenocid”, teksa dhe fshiu lotët me flamurin serb gjatë votimit ne OKB.

Ftesën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Bosnje-Hercegovinës, Elmedin KonakoviC, për të nderuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, si dhe të gjitha viktimat e tjera të pafajshme, Vuçic e cilësoi si “thirrje për vrasjen e tij”. Siç edhe pritej, ai u mbështet nga presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik.

Drejtori i Qendrës për Rajonalizëm nga Novi Sadi, Aleksandër Popov, ka thënë për Pobjeda malazeze se “votimi është paraqitur sikur të ishte rezultat sportiv, gjë që është jashtëzakonisht e papëlqyeshme, sepse bëhet fjalë për rreth tetë mijë shpirtra të vdekur”.

Kurse Nikola Samarxhiç profesor nga Fakulteti Filozofik i Universitetit të Beogradit beson se “mbështetja diplomatike, mbi të gjitha për të pikëlluarit, ka munguar” dhe se “Bosnje Hercegovina ka mbetur pa mbështetje strategjike”.

Nga ana tjetër, analisti politik nga Kroacia, Davor Gjenero, theksoi se në një moment do të duhet të ketë izolim të plotë të regjimit autoritar në Beograd dhe mbyllje të poreve përmes të cilave Serbia eksporton destabilitet në fqinjësinë e saj

“Nuk bëhet dialog me Vuçicin, as edhe biseda. Ai nuk është një politikan i lidhur me parimet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, ai nuk i përket të njëjtës botë politike. Ashtu siç nuk ka kuptim të negociosh me Vladimir Putinin, e njejta vlen edhe me presidentin serb, gjë që është plotësisht e qartë për politikanët evropianë sot, me Vucic nuk është e mundur as të diskutohet për pajtim dhe marrëdhënie të mira fqinjësore” – deklaroi Davor Gjenero

Sipas tij, qëllimi i Vuçiqit nuk është të qetësojë marrëdhëniet në rajon, por krejt e kundërta, të zbatojë projektin e tij për botën serbe.

“Prandaj atij i duhet destabiliteti, të cilin sistematikisht e provokon, e nxit, e përkeqëson. Ai funksionon gjithnjë e më hapur dhe fuqishëm si agjent i regjimit të Putinit. Të gjitha ato që bëri në Nju Jork, Vuçic i bëri në favor të regjimit rus” –  theksoi Gjenero, I cili gjithashtu beson se zgjidhja e problemit qëndron në maturimin e vetëdijes euroatlantike dhe se nuk është i mundur asnjë bashkëpunim serioz politik me Vuçiqin.

Continue Reading

Kosova

Osmani ashpërson kritikat ndaj Kurtit e Gërvallës rreth Këshillit të Evropës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kritikoi ashpër krerët institucionalë, posaçërisht kryeministrin, kryediplomaten dhe kryetarin e Kuvendit, për letërzotimin të cilin e nisën në adresën e Këshillit të Evropës në përpjekje për të marrë mbështetjen e nevojshme për anëtarësim.

Glauk Konjufca, deklaroi të mërkurën se një ndër arsyet përse nuk e informuan presidenten e shtetit – institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme – për letërzotimin e minutave të fundit, qëndron në faktin se Osmani s’ka qenë prezente në Kosovë, por në Shtetet e Bashkura të Amerikës.

“Jemi në vitin 2024 ku telefonat funksionojnë shumë mirë pavarësisht në cilën zonë kohore jemi dhe në të njëjtën kohë të gjitha komunikimet tona deri tani – në këto tri vite e gjysmë të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e politikës së jashtme – kanë qenë pikërisht përmes telefonit sepse dikush nga institucionet gjithnjë ka qenë jashtë vendit…” – deklaroi Osmani.

Kujtojmë se Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, në një letër drejtuar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në mes të majit, njoftoi se ekzekutivi kosovar është duke përgatitur një draftstatut për mekanizmin vetëmenaxhues për serbët të cilin është zotuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, duke u shmangur nga zotimet e kaluara.

Prandaj, shefja e shtetit konsideroi se kjo letër i “hodhi në ujë” gjithë zotimet e mëparshme të tre liderëve institucionalë, posaçërisht rreth zbatimit të marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

“Ajo letër s’ka qenë as për nga përmbajtja e as për nga procedura vazhdimësi e listës së zotimeve që u nënshkrua nga tre liderët e Europës. Letra ndryshoi në tërësi qëndrimin që ne kemi mbajtur deri në përpilimin e saj.  Nuk mund të nxirret çështja e asociacionit nga marrëveshja e tërësishme, nuk mund të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes, por duhet të ketë zbatim paralel, dhe nuk mund të ndërlidhet procesi i dialogut me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës” – deklaroi presidentja Osmani.

Duke u referuar në faktin se drejtori i Iniciativës Evropiane për Stabilitet (ESI), Gerald Knaus, publikoi letrën në rrjetet sociale, ajo pyeti se si është e mundur që një njeri nga shoqëria civile në Gjermani – që po ashtu s’ka qenë prezent në Kosovë – ishte në posedim të letrës para presidencës së vendit, para parlamentit, para shoqërisë civile në Kosovë.

“kjo vërtetë është qesharake”- theksoi Osmani.

Sjellim ndërmend se kërkesa e Kosovës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës nuk u mor parasysh nga organi vendimmarrës i organizatës, pavarësisht letërzotimit të autoriteteve kosovare para takimit të kryediplomatëve, kryesisht sepse Gjermania, Franca dhe Italia, vendosën kusht që Kosova të bëjë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING