Connect with us

Kosova

Vogel: Nëse Kosova dhe Serbia tërhiqen nga negociatat, do të kishim një skenar të ngjashëm me Qipron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të mbajnë një raund të ri të dialogut të hënën – në rrethana paksa më ndryshme.Të dy u pajtuan me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Megjithatë, mbetet dyshimi nëse dhe në çfarë mase kjo i afron ata me një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, e cila duhet t’i japë fund mosmarrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në negociatat që po zgjasin më shumë se një dekadë.
“Nuk shoh elemente që do të kontribuonin në një hap të rëndësishëm përpara në proces. Më duket se ky është një takim që synon të ruajë momentin e arritur gjatë javëve të fundit. Thelbi i tij është se të dyja palët e pranuan propozimin franko-gjerman si diçka për të negociuar. Pra, ka të bëjë me përpjekjen për të ruajtur momentin dhe, në një farë mënyre, për të ndërtuar mbi të”, tha për Zërin e Amerikës, Toby Vogel , ekspert Qendrën joqeveritare për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, përcjellë GazetaBlic.
Një refuzim i mundshëm i marrëveshjes, siç tha ai në një intervistë për disa media para takimit të së hënës, do të nënkuptonte një sinjal negativ – se njëra ose të dyja palët nuk janë të gatshme të ecin më shpejt, siç tha ai, në rrugën evropiane.“Vështirë se mund të shoh një skenar sipas të cilit palët në proces do të shpallnin se heqin dorë dhe të deklarojnë se nuk duan të flasin më– dhe nga ana tjetër, ndërmjetësit ndërkombëtarë të tërhiqen. Megjithatë, nëse kjo do të ndodhte – mendoj se skenari do të ishte i ngjashëm me Qipron. Diplomacia ndërkombëtare do të largonte vëmendjen e saj në diçka tjetër dhe do të duheshin vite për të rikrijuar kushtet në të cilat palët do të merrnin pjesë në dialog me ndërmjetësimin ndërkombëtar”, tha Vogel, përcjellë GazetaBlic

 

Advertisement