Rajon
Vuçiç zbardh Vijat e Kuqe/ “Serbët dhe shqiptarët të jetojnë bashkë”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se gjithçka që është nënshkruar në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe që e kanë nënshkruar edhe përfaqësuesit e BE-së, duhet të implementohet.
Ai theksoi se kur bëhet fjalë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe janë nënshkruar katër marrëveshje, plani për implementim, parimet, menaxhmenti dhe marrëveshja e Parë
“Qëllimi përfundimtar është që serbët dhe shqiptarët të jetojnë bashkë, të jetojnë shumë më mirë dhe të respektojnë njëri-tjetrin, pa armiqësi. Nuk ka rëndësi nëse do të implementohet për tre muaj apo tri vite, por nëse arrijmë, do të jetë sukses historik”, tha Vuçiq.
I pyetur nëse po bëhet gati për raundin e ri të bisedimeve me Kosovën dhe cilat janë “vijat e kuqe”, presidenti i Serbisë tha se nuk flet shpesh për “vijat e kuqe”, sepse nëse flitet për to mjaftueshëm, atëherë nuk ekzistojnë bisedimet e vërteta dhe se “pala tjetër do të këmbëngulë vetëm në ato vija të kuqe”.
Është më e rëndësishme, sipas tij të flitet, dhe kjo “do të thotë të përpiqesh të gjesh zgjidhje kompromisi”.
“Jemi të gatshëm ta bëjmë këtë. Natyrisht të dyja palët kanë vijat e kuqe dhe këtë nuk mund ta mohoj, por besoj se ne, të dyja palët, duhet të bëjmë shumë për të normalizuar situatën” – deklaroi Vucic