Connect with us

Aktualitet

FOTO/ Momenti kur mbulohet trupi i pajetë i rojes së Top Channel

Selia qendrore e Top Channel në Mëzez u qëllua gjatë mesnatës nga persona të armatosur me kallashnikovë. Roja 60-vjeçar Pal Kola, me detyrë roje sigurie humbi jetën nga sulmi i kryer. Babai i tre fëmijëve , i punësuar prej gjashtë muajsh pranë Top Channel humbi jetën aksidentalisht nga sulmi që u krye ndaj medias.

Ky është momenti kur trupi i pajetë i Kolës mbulohet me çarçaf të bardhë.

Mbi 25 plumba në Top Channel, momenti kur mbulohet trupi i pajetë i

Policia deklaron se vrasësit udhëtuan me shpejtësi me mjetin “Range Rover” në ngjyrë të zezë dhe në ecje e sipër zbrazën një karikator arme Ak- 47.

Çfarë ndodhi një natë më parë?

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip ‘Range Rover’ me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.

Advertisement