Connect with us

Aktualitet

Kujdes për kanabisin së bashku me dy shokë, arrestohet shqiptari

Një shqiptar është arrestuar në Spanjë, pasi ëhstë kapur në një pantacion kanabisi. Mediat iberike raportojnë se forcat e policisë kanë kryer aksion në 3 plantacione kanabisi, ku kanë sekuestruar më shumë se 5 mijë bimë, ndërsa kanë arrestuar 4 persona.

Në një prej plantacioneve, ku ndodheshin rreth 1500 bimë, u arrestua një shtetas shqiptar i cili kujdesej për kanabisin.

Sipas mediave spanjolle brenda plantacionit që ndodhej në një fermë pranë zonës rurale të qytetit ndodheshin 1455 bimë, të cilat ruheshin nga shqiptari dhe dy qen të cilësuar si të rrezikshëm nga autoritetet.

Advertisement