Connect with us

Politike

Arrestimi i Dakos, Paloka: Skenari Rama, regjia Kim

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Me ironi, ai thotë se pak ditë pasi la qelinë Saimir Tahiri u vu në pranga Vangjush Dako. Sipas tij, Dako duhej te blinte e manipulonte dhe zgjedhjet e fundit ne Durres perpara se te arrestohej.

“Nje jave pasi e kishin marre vesh dhe minjte e bodrumeve te bashkise Durres, u shpall arresti per Gjushin. Del Tahiri, hyn Gjushi. Sigurisht pas mbarimit te zgjedhjeve. Cdo gje me regji qendrore Marreveshjet alla Rama me limonat e tij te shtrydhur vazhdojne po njesoj. Askush nga ata nuk hap gojen per Ramen dhe ky ju garanton daljen e shpejte nga burgu dhe sigurimin se milionat nuk ju a prek askush.

Gjushi madje duhej te blinte e manipulonte dhe zgjedhjet e fundit ne Durres perpara se te shkonte “me pushime”. Kjo eshte drejtesia e reformuar. Skenari : Edvin Rama Regjia :Yuri Kim.”-shkruan Paloka.

ÇFARË NDODHI SOT?

Ish-kryebashkiaku i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është vetëdorëzuar në SPAK pas urdhër arrestit të lëshuar lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për një leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 180 milionë lekësh.

SPAK ka lëshuar edhe 9 urdhër arreste për 9 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. Për 6 prej tyre SPAK ka urdhëruar arrest me burg, ndërsa për 3 prej tyre, gra, është lënë në fuqi masa për arrest shtëpie.

Advertisement