Connect with us

Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ I riu grushton dhe tërheq zvarrë të moshuarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit, përballë vendit të quajtur Block 13. Sipas raportimit të qytetarit, një i ri ka përdorur dhunë fizike tek një i moshuar.

Siç shihet edhe nga pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ Albania, i riu i v4eshur me një bluzë të kuqe, dhunon me duar, shkelma dhe tërheq zvarrë të moshuarin në një lulishte të qytetit.

Ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarje, teksa qytetari shkruan se kanë raportuar policinë pasi kanë parë aktin e dhunës nga i riu, por efektivët kanë shkuar me vonesë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë nuk dihet edhe nëse dhunuesi dhe i dhunuari njihen me njëri-tjetrin, por në video shihet që pavarësisht dhunës, askush nuk shkon të qetësojë situatën.

Qytetari:

Prsh JOQ. Dua te denoncoj kete rastin kur nje i moshuar dhunohet edhe merret zvarre nga nje i ri. Policia erdhi me vonese edhe askush nuk e ndihmoj. Ndodhi ne Fier perballe Block 13.

 

Advertisement