Politike
Videoja erotike e Safet Gjicit/ Paloka: Videot e Ramës kush i ruan?
Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas publikimit të videos së Safet Gjicit brenda zyrës së tij. Në një postim në rrjetet sociale, Paloka ngre pyetjen se kush po i ruan videot e kryeministrit Edi Rama.
‘Po videot e Ramsit , kush i mban në ruajtje???’, shkruan Paloka në Facebook.
Ditën e sotme qarkulloi në rrjet një video e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit duke kryer marrëdhënie seksuale brenda zyrës së tij. Pasi pamjet bënë xhiron e rrjetit, SPAK nisi hetimet.