Connect with us

Politike

Bill Clinton: Jetoj në vendin me më shumë shqiptarë në Amerikë

Po ecja nëpër Nju Jork, një javë para se të largohesha, e dinin më mirë ata se unë axhendën time këtu. I them faleminderit kryeministrit. Edhe dhëndri im është këtu sot. Chelsea më nxorri 3 fëmijët në telefon dhe më kujtoi se cili është qëllimi i gjithë kësaj. Kanë synim vetëm të na përçajnë, të na bëjnë të përçarë. Kur e pashë të ndodhte në Kosovë dhe në Bosnje, mendova sa herë e kam parë këtë gjë?! Kurrë! nuk ka pasur lidhje me të vërtetën në zemrën e vetë. Për të gjithë ju që ju shërbehet, prania e grave në këtë qeveri, për të rinjtë mbreslënës që janë në emrin tim, ju kërkoj që të mos shkurajoheni me atë që po ndodh sepse këto probleme i kanë rrënjët tek një impuls që i ka rrënjët tek një impuls më i vjetër se shtetet kombe. Ka pasur jnë frikë se në momentin që do të shkojnë përtej llojit tonë. Shihni këta fëmijë, gëzimi më i madh në jetë ndodh kur ne hapemi ndaj mundësisë që çdo person i vetëm mund të marrë. Unë, sërish nuk e di çfarë të them, përveçse mësimi thembësor i jetës time në politikë nuk janë ato që mësova në universitet apo në zgjedhje, por i kam mësuar kur isha vetëm një djalë i vogël që rritesha duke parë njerëzit që jetonin jetën e tyre. Fjala dhe nderi kishin një vlerë për gjithkënd. Mendoj se ne duhet të pranojmë fort dhe qartë se dallimet tona kanë rendësi, e se asgjë nuk ka të drejtë gjithë kohës. Por duhet të mos e harrojmë se e vetmja mënyrë që mund të kenë vlerë dallimet tona është se nëse themi fortë edhe qartë se të qenit njerëz, humanizmi ynë vlen më shumë. Kur isha i ri, e shihja Shqipërinë në hartë, paraqitej si një mister, e mbyllur ndaj botës: Mos hyni! Më kujtohet kur i thosha vetes, a do të shkoj ndonjëherë aty? Nuk ma merrte mendja se do të shkoja si një president.

Politike

Molotovë drejt Bashkisë në protesta, Argita Malltezi Berisha: Jam për më shumë se aq

Argita Malltezi  tha se është dakord me skenarin e opozitës në protesta, ku nuk kanë munguar molotovë drejt Bashkisë së Tiranës. Madje, ajo tregon se është e mendimit që mund të bëhet edhe më shumë se aq, nëse kjo do të sillte një zgjidhje të problemit që opozita ka ngritur.

Në emisionin Debat me Alba Alishani, Malltezi tregon se sot në Shqipëri ka shumë arsye për të ikur nga vendi.

“Kam qenë shumë strikte që PD do doja ta shihja që të ishte e përmbajtur në sulmet fizike ndaj institucioneve, por sot për fat të keq kemi arritur në një gjendje të dëshpëruar sa kanë rënë shtyllat kryesore të shtyllat të demokracisë, shqiptarët s’kanë më një sistem arsimor, një sistem drejtësie apo shëndetësie që janë arsye për të ikur nga vendi.

Jam për më shumë se aq nëse mendoj se e zgjidhin situatën, por sigurisht që situatën e zgjidh nëse ato veprime i bën përballë atij që janë përgjegjësi kryesor, që është Edi Rama”, tha Malltezi

Continue Reading

Politike

Escobar: Shpresojmë që drejtimin e PD të mos e marrë dikush që na kujton kohët e këqija

Gabriel Escobar, në ditët e fundit të punës së tij si Zëvendës Ndihmës Sekretar, foli për Shqipërinë të emisionin Balkan Debrief të gazetares Ilva Tare. Escbar tha se Shqipëria ka ende probleme me korrupsionin dhe prandaj duhet të ketë parti të afta që të ruajnë njëra-tjetrën.

Që të ndodhë kjo Escobar shpreson që opozita të jetë e qartë në udhëheqjen e saj dhe të mos zgjedhë në krye një njeri që kujton kohët e këqija të viteve 1990.

Gabriel Escobar: “Ne kemi nevojë për një opozitë që mund të mbajë qeverinë përgjegjëse, që mund t’u ofrojë njerëzve opsione, një sërë opsionesh për t’u përballur me sfidat me të cilat duhet të përballet Shqipëria në rrugën e saj evropiane.

Dhe për këtë duhet që opozita të jetë shumë e qartë se cili është qëndrimi i saj, e qartë për udhëheqjen e saj. Dhe më duhet të them, shpresoj që zgjedhja për drejtimin të mos jetë dikush që na kujton ditët e këqija e të vjetra në Shqipërinë e viteve ’90. Kështu që unë shpresoj se përfundimisht partia kryesore opozitare do ta gjejë rrugën e saj”

Continue Reading

Politike

Meta: Ajo që ka ndodhur me Berishën është çmenduri

Presidenti i PL-së, Ilir Meta, nga Lubjana ku ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga IFIMES, e ka cilësuar si çmenduri vendosjen e ish-Kryeministrit Sali Berisha në masën e arrestit të shtëpisë. Meta e ka cilësuar si një proces politik, i mbështetur vetëm në propagandë, dhe pa prova.

“Ajo që ka ndodhur me Berishën eshtë një çmenduri. Kemi të bëjmë me një proces politik dhe ndalimi i tij është tërësisht politik, pa asnjë prove, por mbështetur vetëm mbi propagandë.

Ai është ndaluar sepse ka denoncuar çdo ditë energjikisht korrupsionin e Qeverisë dhe ka kundërshtuar energjikisht ndryshimin e kufijve të Kosovës, një projekt që është mbështetur nga Edi Rama”, tha Meta.

Continue Reading

Politike

Berisha sulmon Dumanin e SPAK: Mashtroi! Megaoperacioni u dekonspirua 9 orë para se të niste

Ish kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për median thotë se operacioni i SPAK u dekonspirua dhe shumë prej bosëve arritën të largohen jashtë shteti para se të fillonte operacioni.

Në një deklaratë për median Berisha thotë se ata që janë arrestuar janë thjesht roje magazinierë e jo bosët e 7 famileve apo zyrtarë të lartë, dhe sulmon kreun e SPAK, Altin Dumani.

“Një operacion i tij ishte operacioni prej 50 mandatesh arresti, i anonçuar me të madhe nga propaganda qeveritare dhe autori i saj, Altin Dumani apo mercenari i partisë. Dua të informoj qytetarët se nga 50 mandate, janë arrestuar apo ekzekutuar gjithsej 5 qytetarë në Shqipëri, roje, magazinier, furnitor, etj., dhe absolutisht asnjë nga bosët e 7 familjeve apo zyrtarët e tjerë, për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet. Altin Dumani përsëriti këtu skemën e mashtrimit, që përsëriti me djegësin e Tiranës, kur tha se lëshuam 13 mandate arresti, ndërkohë që u arrestuan vetëm dy drejtorë të Erion Veliajt, se të tjerët ishin në burg.

Në këtë kontekst, ne dënojmë me forcën më të madhe dekonspirimin nga prokuroria dhe politika të këtij operacioni, që bëri të mundur shumë prej këtyre bosëve të largohen jashtë shteti, javë apo ditë përpara fillimit të tij. Por dhe lirimin, apo lejimin e largimit nga Shqipëria, të bosëve të tjerë si Doçët, Abdylët, apo dhe 4 oficerët e policisë, që thuhet se u gjetën në banesat e tyre gjatë kontrollit”

Continue Reading

Politike

Argita Berisha Malltezi: Ja pse nuk e kemi dërguar ende çështjen “Berisha” në Strasburg

Argita Berisha, e bija e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka treguar në A2 CNN arsyen se përse nuk e kanë çuar dosjen në Strasburg, ashtu siç e kishin njoftuar.

E ftuar në Debat me Alba Alishanin, Argita Berisha tha se kjo ka ardhur për shkak të teknikaliteteve që ka Strasburgu, ku nuk mund të marrë përsipër një dosje, në rast se nuk janë kaluar të gjitha hallkat e drejtësisë në Shqipëri.

Që do të thotë se, duhet pritur dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për t’iu drejtuar Strasburgut.

Ndërkohë, ajo u ndal dhe të një çështje tjetër, te djegia e mandatit. Argita Berisha tha se procesi po zvarritet edhe me qëllim djegien e mandatit.

“Duhet të presim dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’iu drejtuar Strasburgut, ne kemi kërkuar që Strasburgu të marrë parasysh që në qershor bëhen 6 muaj dhe digjet mandate, që është një nga qëllimet e tyre, qëllimi i madh është dobësimi i opozitës”, u shpreh Berisha

Continue Reading
Advertisement

TRENDING