Aktualitet
EMRI+FOTO/ Ra nga çatia e fabrikës, humb jetën i riu shqiptar
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Porto Sant’Elpidio, në provincën e Fermos, Itali. Një djalë tetëmbëdhjetë vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga çatia e një fabrike në zonën industriale. Për pasojë i riu ka humbur jetën, teksa është identifikuar si Franco Mazelli, me origjinë nga Shqipëria.
Sipas mediave italiane, tragjedia ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 9, teksa viktima banonte bashkë me familjen në Fermano. Sipas hetimeve paraprake, një pjesë e çatisë është shembur dhe djali u rrëzua duke rënë rreth 10 metra poshtë.
Çdo përpjekje e mjekëve për ta mbajtur në jetë të riun rezultoi e padobishme, pasi lëndimet nga rrëzimi ishin shumë të rënda. Karabinierët po hetojnë dinamikën e aksidentit në punë së bashku me inspektoratin e punës.