LAJMI I FUNDIT
Avokati zbulon ku ndodhet Arben Ahmetaj: Do të vijë kur të ketë liri
Avokati i Arben Ahmetajt ka reaguar për mediat pas miratimit të kërkesës së SPAK në Kuvend, për arrestimin e ish-ministit Ahmetaj, ku ka thënë se ish-ministri ndodhet në Angli. Avokati Ligori ka deklaruar se Ahmetaj ndodhet pranë familjes së tij, dhe se do të kthehet në Shqipëri kur të ketë lirinë. “Zoti Ahmetaj ndodhet pranë familjes së tij, pranë vajzës së tij. Do vijë kur të ketë liri”, tha ai. Kujtojmë se sot në një seancë të posaçme, opozita dhe mazhoranca votuan pro heqjes së imunitetit, duke i hapur rrugë SPAK për ta arrestuar me 117 vota pro dhe tre abstenim.