Politike
Duartrokiti Bardhin/ Berisha: U tha shqiptarëve të vërtetën e Ramës
Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se duartrokiti me zemër deputetin Gazment Bardhin, i cili mori fjalën në Kuvend për kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Berisha tha se tjetër është skenari i Ramës me Lul Bravën dhe tjetër janë kundërshtirat brenda PD-së.
‘Pse e duartrokita Gazment Bardhin? Se e mbylli fjalimin me të vërtetën më të madhe të kësaj afere. U tha shqiptarëve se sipërmarrja është e Edi Ramës. Duhet të budallepsësh çdo institucion, të besosh se ndërmarrja është e Klodian Zotos.
Dhe Gazment Bardhi e tha me qartësinë më të madhe dhe meritonte duartrokitjet e plota dhe i kam bërë me zemër. Absolutisht jam i hapur në çdo kohë se ata janë deputetë të PD. Tjetër është skenari i Ramës me Lul Bravën, tjetër janë kundërshtirat brenda PD-së.’- tha Berisha.