Kronike
Ekzekutimi i 62-vjeçarit/ Pamjet nga aksioni i RENEA-s në banesën e tij
Policia ka publikuar pamjet nga aksioni i forcave RENEA për të lokalizuar 62-vjeçarin që nuk pranonte të dorëzohej, dhe fshihej në papafingon e banesës së tij në Maliq.
Prej më shumë se 8 orësh forcat e policisë dhe ato RENEA rrethuan banesën e Ramiz Muçollarit, i cili vuante nga probleme te shëndetit mendor, duke i bërë thirrje këtij të fundit që të dorëzohet. Por 62-vjeçari, i ngujuar në banesën e tij, nuk ka pranuar dhe ka qëlluar me armë zjarri drejt forcave të policisë.
Mëngjesin e sotëm RENEA arriti të futej deri në katin e dytë të banesës së tij ndërsa ai qëndronte i fshehur në papafingo. Pas disa tentativash, RENEA ka mundur që ta lokalizojë autorin, por sërish mes tyre, sipas policisë, ka pasur përplasje me armë, e si pasojë Muçollari ka mbetur i vrarë.