Kosova
Turqit dhe shqiptarët në Veri të Kosovës/ Drecun: Do vuajnë serbët
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovë në kuvendin e Serbisë Milovan Drecun, ka thënë se KFOR duhet të veprojë në përputhje me mandatin e dhënë me Rezolutën 1244, dhe në përputhje me të, të sigurojë një mjedis të sigurt për të gjithë, veçanërisht për serbët dhe shtoi se në të njëjtën kohë kemi edhe përforcimin e kontingjentit nga Shqipëria, që sipas tij nuk është rastësi.
“Ushtarët turq dhe shqiptarë, nëse do të ndodhte një krizë, si ajo në veri të Kosovës, nuk do të jenë në anën e popullit serb. Turqia është një vend që po ndërton marrëdhënie të mira politike dhe ekonomike me Serbinë, por ajo nuk do të reduktojë dhe të pezullojë mbështetjen jo vetëm për shtetin e Kosovës, por edhe për ndërtimin e të ashtuquajturës ushtri të Kosovës” – tha Drecun.
I pyetur se sa realiste është që zgjedhjet në veri të mbahen deri në fund të vitit, sidomos pas mesazhit të vendeve te KUINT-it dhe mesazheve nga Brukseli se duhet bërë sa më shpejt, Drecun tha se presioni perëndimor do të shkojnë në atë drejtim për të krijuar pamjen e kthimit të serbëve në institucione, sidomos në veri, por pa i plotësuar kushtet dhe arsyet për të cilat janë larguar.