Connect with us

Kosova

Samiti i Bledit/ Kurti u kërkon vendeve të BE njohjen e Kosovës: Në veri s’ka më konflikte, presim zgjedhjet e parakohshme

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar njohjen e Kosovës nga vendet e Bashkimit Evropian, duke shprehur optimizmin që Prishtina t’i bashkohet familjes evropiane.

I ndalur tek zhvillimet në Veri të Kosovës, në një kohë kur Presidenti Macron paralajmëroi rishikimin e procesit të vizave nëse Serbia dhe Kosova nuk sillen me përgjegjësi, Kurti tha se tensionet janë drejt shuarjes dhe do të mbahen zgjedhje të parakohshme.

“5 vende ende nuk na njohin, por ne po punojmë nga ana bilaterike dhe atmosfera është më e mirë, shpresoj të ndryshojnë qëndrimin e tyre. Një mënyrë tjetër që ne përpiqmi t’i bindim vendet është përmes progresit ekonomik dhe demokratik, histori suksesi ndërhyrja e NATO-s, Kosova është në krye të 6 vendeve për luftën kundër korrupsionit dhe të drejtat e qytetarëve, jemi optimist dhe presim të bashkohemi në BE. BE është njëlloj feje ateiste, nuk po e them këtë që është as gabim as mirë, por është e rëndësishme që të jemi të harmonizuar në bazë të politikës dhe vlerave. Ne duhet të kemi harmonizim mbi politikat, ne kemi rritur buxhetin për shëndetësinë, arsimin dhe mbrojtës, presim të bëhemi pjesë e KiE-së, rajoni ynë duhet të behet që të mbyllet kjo çështja e njohjeve të ndërsjellat. Kjo duhet të sqarohet, dhe mbrojtjen e minoriteteve në të gjithë rajonin, shpresoj në pak vite të bëhemi pjesë e BE-së.

Ne duhet të ulim tensionet, në veri nuk ka tashmë më konflikte, kemi ulur numrin e policëve dhe presim të kemi zgjedhje të parakohshme. Na duhet ndihma e ndërkombëtarëve, por besoj se njerëzit e kuptojnë se ata që integrohen jetojnë më mirë, edhe ne si qeveri jemi aty për të siguruar të drejta të barabarta”, tha Kurti.

Advertisement

TRENDING