Connect with us

Kronike

EMRI+FOTO/ Po shkonte në punë, ky është shqiptari që u aksidentua për vdekje në Itali

Një 38-vjeçar shqiptar, baba i tre fëmijëve ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në via Tre Case në Tezze sul Brenta, pak para orës 8.

Shqiptari Altin Lekaj kishte edhe kombësi italiane dhe prej shumë vitesh jetonte në Itali me bashkëshorten e tij, gjithashtu e lindur në Shqipëri, por shtetase italiane, dhe tre fëmijët e tyre të mitur, një 14 vjeç, një 13 vjeç dhe një 9 vjeç.

Mëngjesin e djeshëm shqiptari po lëvizte me në një skuter Honda pasi po shkonte në një kompani në zonën ku punonte si punëtor.

Por papritur, një mjet tip “Nissan” i drejtuar nga një 63-vjeçar frenoi dhe Altin Lekaj nuk mundi ta shmangte kontaktin me Nissan-in që udhëtonte në të njëjtin drejtim me. Por në atë moment shqiptari përfundoi në korsinë e kundërt dhe u përplas nga një automjeti tip “Audi”.

Advertisement