Connect with us

Kosova

Lista Srpska: Prishtina të shpallë zgjedhjet në veri, ne jemi të gatshëm të marrim pjesë

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, u ka bërë thirrje autoriteteve në Prishtinë që sa më parë të shpallin zgjedhjet për kryetarët e rinj dhe asamblete komunale në veri, me mesazhin se janë të gatshëm të marrin pjesë në to. Rakiq në konferencën për media tha se “topi tani është në fushën e Prishtinës”. Ai paralajmëroi gjithashtu se jeta për popullin serb po vështirësohet çdo ditë e më shumë dhe se presionet ndaj serbëve dhe Serbisë janë të paprecedenta. Po ashtu, Rakiq theksoi se vendimet politike janë marrë gjithmonë në koordinim me Beogradin. Ai u shpreh se me tërheqjen nga institucionet, ia dolën të devijojnë dëshirën e opinionit botëror se Kosova nuk është çështje e zgjidhur, se populli serb po vuan dhe se është e nevojshme të formohet Unioni i Komunave Serbe. “Albin Kurti në veri po e persekuton popullin tonë dhe po na rrëmben tokën nën maskën e shpronësimit. Nën maskën e luftimit të krimit, ai dërgon forcat speciale të qëllojnë dhe arrestojnë njerëzit tanë.” – deklaroi kreu I Listes Serbe

Advertisement