Politike
Edi Paloka: O Shqiptarë, po s’reaguat as tani, e meritoni çdo të zezë që ju bëhet
Edi Paloka është revoltuar me marrëveshjen Shqipëri-Itlali.
Postimi i plotë i Palokës:
E morret vesh tani se cila ishte kostoja e “perqafimeve” Rama-Meloni… Ky pleh kryeminister ka ndermend ta ktheje Shqiperine ne kamp refugjatesh. Ka marre persiper sot ne marreveshjen e saponenshkruar qe te “strehoje” ne Shqiperi emigrante e refugjate qe zbarkojne ne Itali. Ata qe nuk i mban dot nje nga shtetet me te fuqishme te globit, merr persiper ti mbaje ky ne token e shqiptareve e me parate e shqiptareve. Ky eshte krim direkt ndaj jetes dhe sigurise se shqiptareve. Eshte akti me i fundit antikombetar nga nje njeri qe mendon se eshte skllavopronar i popullit te tij. Keshtu ka shitur gjithe kohen interesat e shqiptareve per karrigen dhe milionat e tij. Keshtu blihet rivendosja e diktatures ne Shqiperi dhe mbyllja e syve nga bota! Qe ne fillimet e tij ne qeveri ishte gati ta kthente vendin ne pike grumbullimi te plehrave dhe armeve kimike. Me pas beri marreveshje per iranianet e afganet. E nderkohe qe nenshkruante me Angline marreveshje per dergimin e emigranteve shqiptare nga Anglia ne kampet e Ruandes, nenshkruan sot kete marreveshje qe do ta beje perfundimisht Shqiperine ishullin e krimit te organizuar. Ka vite qe largon shqiptaret nga toka e tyre dhe tani do ti zevendesoje me afrikane…! Sa here duket se ky ka kapur fundin me skandalet e tij, ai arrin ne nje nivel edhe me te zi. Po nuk reaguan shqiptaret as tani, e meritojne cdo gje te zeze qe ju behet!