Politike
Marrëveshja për emigrantët, ironizon Rama: Do vijnë afrikanët këtu të uritur seksualisht dhe…
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin e Medias për Europën Juglindore, ku foli për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë.
Kreu i qeverisë u ndal te përhapja e lajmeve, të cilat i quajti të tmerrshme, ndërsa i ironizoi ato. Ndër të tjera ai tha se “do vijnë afrikanët këtu të uritur seksualisht dhe Zoti e di çfarë do ndodhë kur të shfryjnë dëshirat e tyre një ditë te vajzat e bardhja shqiptare. Deri në këtë pikë arriti.”
“Kur kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e shpjegoi marrëveshjen për shtypin, qartësoi se në këtë program përjashtohen fëmijët dhe gratë shtatzëna. Lajmi që doli ‘asnjë grua, vetëm 3 mijë burra afrikanë’. Pra lajmi është i përhapur, ndaj më është dashur ta shpjegoj, por ngelet e ngulitur në mendjet e njerëzve. Do vijnë afrikanët këtu të uritur seksualisht dhe Zoti e di çfarë do ndodhë kur të shfryjnë dëshirat e tyre një ditë te vajzat e bardha shqiptare. Deri në këtë pikë arriti. Çdokush pozicionohet në llogoren e vetë, është vetëm kjo prirja për të qëlluar. Ky është një shqetësim që kam dhe doja ta shprehja.”, u shpreh Rama.