Politike
Braçe përplaset ashpër me Spahon: Ke vënë dorë mbi gratë
Deputeti socialist Erion Braçe dhe ai demokrat Edmond Spaho, kanë debatuar gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë online, ku në rendin e ditës po shqyrtohej paketat fiskale e vitin 2024.
Ndërsa mori fjalën, deputeti Spaho tha se Kuvendi ka miratuar për 5 minuta buxhetin, ndërsa paralajmëroi sërish të njëjtën situatë në Kuvend nëse mazhoranca nuk ndryshon qëndrim ndaj kërkesave të opozitës. “Përfaqësuesit e SHBA, Britanisë, Gjermanisë dhe Kamionit Evropian kanë tërhequr vëmendjen për nevojën e një parlamenti normal në përputhej me ligjet, dhe se dialogu mes mazhorancës dhe opozitës është një element thelbësor për integrimin në Bashkimin Evropian.
Janë ato që në po kërkojë prej kohësh, parlamenti të kthehet në normalitet, të plotësohen keksit legjitime për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare si dhe për komisionin e reformës zgjedhore. Ka ardhur koha ti jepnin fund qëndrimin kokëfortë dhe jotolerues, dhe të respektoni të drejtat Kushtetuese të opozitës, dhe të mos vazhdoni të votoni dhe duartrokisni sikur të jeni automat dhe jo politikanë të një vendi që do të anëtarësohet në BE”, tha Spaho.
Nga ana tjetër, deputeti Braçe mori fjalën për replikë, duke u shprehur se sipas tij, ndezja e flakëve në kuvend është një ngjarje kriminale, ndërsa theksoi se Kuvendi duhej të kishte kallëzuar, shkruan Panorama. Ai tha se ajo që shpërtheu në flakë në sallë nuk ishte tymuese, por lëndë djegëse.
“Zjarri mes Kuvendit është një akt i pastër kriminal, që rrezikon jetën jo vetëm të deputetëve por që rrezikon jetën institucionale dhe kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, tha Braçe.Pjesë nga debati
Edmond Spaho: Pas ngjarjeve të ditës së hënë ku u miratua buxheti në 5 minuta në kushtet e një reagimi të opozitës për sjelljen e saj për një kohë të gjatë nga ana e mazhorancës për arsyet që iu i dini, dua t’ju kujtoj reagimet e trupit diplomatik gjatë ditës së djeshme dhe të sotme. Përfaqësuesit e SHBA, Britanisë, Gjermanisë dhe Kamionit Evropian kanë tërhequr vëmendjen për nevojën e një parlamenti normal në përputhej me ligjet, dhe se dialogu mes mazhorancës dhe opozitës është një element thelbësor për integrimin në Bashkimin Evropian.
Janë ato që në po kërkojë prej kohësh, parlamenti të kthehet në normalitet, të plotësohen keksit legjitime për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare si dhe për komisionin e reformës zgjedhore. Ka ardhur koha ti jepnin fund qëndrimin kokëfortë dhe jotolerues, dhe të respektoni të drejtat Kushtetuese të opozitës, dhe të mos vazhdoni të votoni dhe duartrokisni sikur të jeni automat dhe jo politikanë të një vendi që do të anëtarësohet në BE.
Erion Braçe: Kam që nga e hëna që dua ti them nja dy fjalë, për të renditur disa fakte nga data 1 nëntor e në vijim. Buxheti nuk është miratuar në 5 minuta në parim, ka ndodhur vetëm votimi.
Buxheti ka që në 1 nëntor që është shqyrtuar në komisionin e ekonomisë, është bërë prezantimi, diskutimi, pyetje-përgjigje, propozime. Janë mbi 13 seanca në vetëm 20 ditë që janë zhvilluar nga Komisioni i Ekonomisë. Ka pasur diskutime, pyetje-përgjigje si edhe sqarime të domosdoshme edhe me shkrim, jo vetëm me gojë, që marrin përgjigjet që duhet. Këtij komisioni që diskutojmë sot nuk i ka munguar asnjë shifër që është kërkuar.
Buxheti nuk është miratuar ende, sepse diskutimi nen për nen është ai që vlen. Votimi më 7 dhjetor është proces i miratimit të buxhetit të shtetit. Kush e ka pasur mendje te ndjek sherrin, për te buxheti për 5 minuta është votuar.
Ditën e hënë nuk ka ndodhur ngritja e dorës, por në sallën e Parlamentit ka ndodhur një ngjarje kriminale, se deri tek tymueset jemi mësuar. Por ajo që shpërtheu në flakë në sallë nuk ishte tymuese, ishte lëndë djegëse, dhe të ndezësh zjarr në mes të sallës, ku brenda saj janë 140 veta, natyrisht është krim. Jam i habitur se si Kuvendi nuk e ka kallëzuar këtë krim.
Zjarri mes Kuvendit është një akt i pastër kriminal, që rrezikon jetën jo vetëm të deputetëve por që rrezikon jetën institucionale dhe kushtetuese të Republikës së Shqipërisë
Spaho: Kur vazhdoni me këtë gjuhë, më këtë logjikë do të thotë që nuk keni ndryshuar asnjë. Nëse ju nuk ndryshoni asnjë edhe në do vazhdojmë po me atë sjellje që keni parë, qoftë në komisione apo në seancat plenare.
Braçe: Zotëria që foli e ka bërë baltë edhe në këtë komision me fyerje të drejtpërdrejta të anëtarëve t këtij komisioni. E ka bërë baltë edhe ne sallën e seancave plenarë, duke vënë dorë, ky tipi ka vënë dorë edhe mbi gratë e Kuvendit. Këtij sharlatani dhe çdo sharlatani tjetër që është në Kuvend për ti lëpirë fytyrën Sali Berishës, duhet ti vini fre. Nuk ia ka njeri për borxh t’i dëgjoj fyerjet. Pecetat higjieno-sanitare për burra si puna e këtij do i japin falas.