Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Po vjen garnitura e Milloshit/ Analisti paralajmëron fatkeqësi – Shkrim nga NTV

Ndërkohë që Serbia po përgatitet për zgjedhjet e 17 dhjetorit, njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi tha se ‘tre derrat e egër serbë’ Vuҫiç, Daҫiç e Vulin, po bëhen bashkë, dhe theksoi se atyre po iu bashkohen edhe kriminelët Sheshel e Nikoliç. “A po bëhen bashkë në pushtet pas zgjedhjeve tre derrat e egër serb? Thirrja që ju bëri Vuҫiçi, të atrofuarëve politikë për tu bashkuar në koalicion, Sheshelit dhe Nikoliçit, është përpjekje e tyre për mbijetesë në politikë, pas 17 dhjetorit. Derrave të pangopur për pushtet, si Vuҫiç, Vulin dhe Daciç, po i bashkangjiten më gjasë edhe kriminelët Sheshel dhe Nikoliç. Nëse pas zgjedhjeve do të shohim fitoren apo fundin e atrofisë politike, kjo mbetet për tu parë. Kjo garniturë politike në Serbi, e cila sot kontrollon gjithҫka, është turmë e politikës radikale dhe terroriste, që bënë gjenocid gjatë shkatërrimit e ish-Jugosllavisë” – thekson Mulliqi.

Advertisement