Connect with us

Politike

Argita në Kuvendin e PD, Vangjeli: Demoralizoi ata që besonin se me ikjen e Saliut…

Prania e Argita Berishës në Kuvendin e Foltores ku edhe mbajti fjalën e saj, pati shumë reagime pasi kjo shënon daljen e parë të një prej fëmijëve të ish-kryeministrit në një podium politik. Analisti Lorenc Vangjeli thotë se dalja e saj në Foltore ka demoralizuar ato demokratë të cilët mendonin se pas largimit të Sali Berishës do të kishte një riorganizim të opozitës. ”Dalje e Malltezit në Foltore, qoftë edhe nga pikëpamja formale ka demoralizuar dhe demotivuar një shumicë të madhe njerëzish të cilët mendonin, dinin, besonin që me Berishën nuk arrinin dot të ishin fitues në zgjedhjet e 2015, por ky do të ishte momenti që pas largimit të tij të fillonte riorganizim i opozitës sepse deri në këtë moment Berisha ishte mjeti i vetëm për të larguar Bashën nga mazhoranca e partisë së tij, por totalisht i paftë dhe i pamjaftueshëm për të larguar Edi Ramën nga drejtimi i qeverisjes.

Nuk kishte asgjë të re! Në këtë rast secili hoqi gishtin që mbante para fytyrës nga i cili fshihej. Thjeshtë pamë shfaqje”- tha Vangjeli.

Advertisement