Politike
10 ditë jashtë nga Kuvendit/ Reagon Vokshi: Rama urdhëron 4 gra që të përjashtojnë dy deputete
Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka thyer heshtjen, ndërsa ka reaguar pas përjashtimit të saj për 10 ditë nga Kuvendi.
Vokshi thekson se Rama, përveçse urdhëron gratë që të firmosin vjedhje, abuzim e korrupsion, i urdhëron ato që të përjashtojnë edhe dy gra deputete.
“Propaganda e Ramës me numrin e grave dhe keqpërdorimi i tyre. Urdhëron 4 gra deputete që të përjashtojnë dy gra deputete. Urdhëron një grua që të ndalojë gratë deputete të hyjnë në seancat plenare. Urdhëron një grua të urdhërojë gardën të ndalojë e të dhunojë fizikisht gratë deputete të opozitës. Urdhëron gratë ministre të firmosin çdo vjedhje, abuzim e korrupsion të tij… Ja pse i duhen gratë Edi Ramës…“, -shkruan Vokshi.
Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin me 10 ditë të Albana Vokshit dhe Elda Hotit, pas kërkesës së Partisë Socialiste, lidhur me incidentin e shkaktuar dje në Kuvend.